Të gjithë me nga një kioskë … virtuale!
U ktheva kësaj rradhe në Shqipëri të takoja të mitë dhe si gjithmonë mezi prisja të vëreja ndryshimet e atjeshme. Nuk po ndalem kësaj rradhe tek sheshi Skënderbej dhe “Kioska artistike” që kishte ngritur kryetari i bashkisë për të treguar se nga erdhëm dhe ku mund të shkonim (për dreq ajo kioskë ishte vendosur në të njëjtin shesh të amortizuar ku po ai kryetar bashkie ka 10 vjet që drejton, mu në zemër të Tiranës, mu aty ku lind imazhi i kryeqytetit tonë).
Sidoqoftë nuk po marr mundimin të shkruaj për politikanë shterpë, por për një tjetër ide që ka lidhje më shumë me natyrën e blogut (hm, informatika). Është e vertetë që kur kthehesh në atdhe pas një kohe të gjatë pret të shohësh si është zhvilluar shoqëria dhe ekonomia, si paramendojnë njerëzit të ardhmen, fitimin dhe humbjen. Shoqëria shqiptare ka një tendencë të lehtë studimi nga ana ekonomike.
Ekonomia për hir të një kulture mos-rrespekti ndaj punëdhënësit (kulturë e trashëguar nga komunizmi dhe post-komunizmi) lidhet drejtpërdrejtë me “Kap ça të kapësh” (ose kçk, siç ma shpjegoi një miku im dikur). Kështu, dikur ne e pamë shumë të lehtë të nxirrnim një tavolinë jashtë derës së shtëpisë (private !?) dhe e mbushëm me 5 çokollata Hilal e 10 paketa cigare. Pak nga pak e mbuluam atë tavolinë me një strehë dhe krijuam një kioskë. Ata që nuk kishin frikë të kalonin pak më tej pragun e shtëpisë, u hodhëm drejt e tek Parku, Lana, Muzeu e kudo dhe ngritën një strehë e një tavolinë atje. Asgjë të keqe nuk mund të shihje në një popull që po kalonte një krizë të papritur identiteti (kaosi dhe shkatërrimi) e më tej dhe ekonomike. Ishte interesante të shihje numrin e Kioskave që u krijuan dhe dukej sikur për një çast të gjithë shisnin dhe pak kush vetëm blinte.
Erdhi dita që kioskave t”u jepej shkelmi dhe në njëfarë mënyre dhe përtacisë e ndryshimit të mentalitetit. Disa u përshtatën e disa hapën të tjera forma kioskash. Mbaj mend që pas kioskave lulëzuan bilardot, gazetat, sallat e ping-pongut, më pas lojrat e fatit, sot disa nga ata kioskaxhinjtë kanë hapur Universitete, e ca të tjerë spitale. Seleksionimi natyral bëri punën e tij. Ca iu futën punës e ca të tjerë ëndërrojnë.
1995-2001, Interneti praktikisht shpërtheu dhe entuziastë, studiues, analistë bindën korporatat e mëdha që të mos investonin më në farmaci, industri e shkenca, por në internet. Shembuj si Amazon.com, Ebay.com etj dukeshin si një imazh suksesi që çdokush mund ta arrinte (dhe teknikisht atëherë ishte shume e lehtë të arrihej, ndoshta dhe sot është po aq e lehtë). Miliona e Miliona dollarë u derdhën në investime në internet, por jo të gjitha u kthyen në fitime. “The Big Boom” tregoi se lekët nuk bëhen dot aq lehtë në internet.
Sot pas 8 vjetësh shumë kush e ka harruar këtë datë dhe të gjithë pak nga pak i janë rikthyer investimeve në internet. Kështu, Twitter merr rreth 35 milion dollarë investime (pa një plan të mirëfilltë fitimi) diku në Shkurt të këtij viti. Facebook, një tjetër platformë për Social Networking po kërkon mbi 100 milion dollarë borxh nga disa banka për të përballuar trafikun në rrjetin e tij. Google shpenzon 1.65 milion dollarë çdo ditë nga YouTube (ose 1$ për çdo vizitë tuajën). Listës i shtohen dhe shumë site të tjera.
Ndërsa të rinjtë shqiptarë duan të fitojnë lekë në internet. Një host falas këtu, një host të lirë (me mashtrimin brenda) të krijojmë një faqe, Google AdSense dhe … kaq kollaj u fitokan lekët me këtë Google AdSense!?
Hm, le ta shohim: ShqiperiaCom Shpk ka një rrjet prej disa faqesh web (shqiperia.com, quareos.com e të tjera) me mbi 35 000 vizita unike në ditë, (mbi 400 000 artikuj) dhe fiton tek 350 Euro / muaj Google AdSense, (100 vizita = 1 Euro / muaj?) (Kuptohet, ky është një shërbim shumë anësor fitimi për kompaninë tonë që përfiton nga brand për të tjera shërbime). Pra i bie që çdo i ri shqiptar duhet të shpenzojë 4 vjet punë në kompjuter të fitojë një trafik të konsiderueshëm, të harxhojë 15 orë në ditë të merret me faqen e tij që të fitojë jo më shumë se 400 Euro / muaj. Të gjitha këto për një kioskë virtuale!
Për të mos u keqkuptuar, nuk dua të dekurajoj askënd që do të investojë në këtë drejtim dhe mendon të jetë i suksesshëm. Ajo që shoh dhe që më vjen keq është se shoh të rinj me shumë potencial që kanë braktisur konceptin e mësimit për tu marrë me krijimin e diçkaje që ka shumë vlera vetëkënaqësie, por pak përfitime ekonomike. Për sa kohë ata janë të koshientë që duke punuar në një firmë do të paguheshin shumë më tepër se sa të merren me një faqe web atëherë suksese.
Të jemi të qartë për diçka, shumë pak fitohet nga interneti. As ligji i Parietit 80 me 20 nuk mund të aplikohet në këtë rast. Për mendimin tim norma e fitimi në internet është 1 me 99, pra çfarë shpenzojnë 99 persona, fitohet nga 1 person, dhe mos të harrojmë që mbi të gjitha në aktivitetet për ndërtimet e faqeve në internet ne harxhojmë mbi të gjitha kohën dhe energjitë tona. Do të fitonim shumë më tepër po ti shpenzonim këto 2 burime në diçka tjetër.
Mbi të gjitha, një tjetër Boom besoj se është afër në internet. Shumë shpenzime për faqe pa vlerë (social networking) me njerëz që vërdallisen pa qëllim shpenzimi!
Hahahahahahahah Mandi nje BRAVO te madhe.. nje teme me nje ironi fantastike… me fakte konkrete… 🙂 Mua me behen nervat kacurrel po kacurrel keq fare kur hy neper forume e gjeja par qe lexoj jan temat adsense, si te hap nje account adsense, si te fitoj shume, si behet me vendos adsense, a vihet ne faqe falas etj etj.
Edhe te gjithve i them qe per 3 vitet e para duhet te heqin dore nga kjo gje sepse fitimet jan pothuajse ZERO!!!! E kete gje ma konfirmove edhe ti me statistikat e tua.. e kete gje ta konfirmoj edhe un me ato faqe qe kam pas…. e me faqen qe kam momentalisht qe si thua ti tek 1 $ per 100 vizita e mos me pak 🙂
Mania e robve sot eshte me u ber bosa me adsense me servera falas (ose te bler me cc fallco) me domain qe jan po ashtu falas….
Gabim shume i madh qe bejne edhe ca ndodh? Ja e nisin faqen me pasion eshofin qe skan gje edhe mas 2 muaj pune nuk e shef me faqen:) Keshtu te tregoj me mijra faqe… plus eshte mbush interneti me mp3, forume e shikoni filma shqiptar… faqe qe ene gjyshja ime po tja shpjegoj un do arrij ti bej… Nuk shef asgje kreative, asgje unike…
Edhe i kam then robve… fitimet nuk vijne nga adsense apo nga anetaret qe keni ne faqe.. fitimet vijne nga gjera te tjera.
Edhe un personalisht fitimet si kam nga adsense e si kam pas kurre. Fitimet i kam pasur gjithmone me ndertime faqesh e suportime qe i bej te tjereve. E kjo ndodh e me vijne kerkesa duke par punet e mia e faqen time.
Po normal te hyj dikush tek nje faqe me mp3 ku te mysin rreklamat e adsense.. as ka per ti shku kurre mendja me te then ec me be nje faqe mua….
Nejse.. per mua kjo eshte nje tem qe kan mar robte kot… faqe fund e pa fund e ne 99% te tyre shef po te njejtat gjera… Shpresoj qe ta lexojne ato “webmastera” (se sja vlen ti quash keshtu) kete temen tende e ti mbushet mendja sa jan fitimet e adsense….
Nje teme te tille kam dash ta hap edhe un po te trajtuar icik ndryshe edhe besoj do e hap nje dite….
Fundja persona me eksperience si ty apo dikush tjeter mund ti nxjerrin nga “rruga keqe” keto te apasionuar apo manjak mbas fitimeve online
Pershendetje Romeo,
Te flm per komentin.
Me shume se ti nxjerrim nga “rruga e keqe”, duhet tu tregojme qe entuziazmi i tepert eshte i gabuar kur vjen puna per internetin. Shume kush merret aq shume me nje faqe sa nuk ka me jete, por vetem nje faqe ne internet.
Casje e realte dhe aspak ironike (sic thote Romeo) e gjendjes reale te botes virtuale shqiptare. Nuk do komente te tjera. Them vetem se “Te lumte”. Thene realisht, webi shqiptar eshte akoma adoleshent, andaj edhe keta “webmastera” jane akoma ne fazen e pare te pubertetit virtual.
Tek blogu im instalova Adsense me te vetmen arsye te bindem ne kunderefektin e fitimit nga ky sherbim, qe ma thonin shume veta, sepse blogun nuk e kisha hapur per ceshtje fitimi, por thjesht per te kontribuar sadopak ne websferen shqiptare. Disa dhjetera $$ per 6 muaj prej se kam instaluar Adsense, aspak nuk e shpaguajne mundin dhe kohen qe ia kam kushtuar blogut.
Problemi eshte se shqiptaret nuk kane shume informacion persa i perket Adsense. Po te shikosh ne forumet shqiptare per webmastera si webmaster.al dhe zeriyt.com/webmaster.html here pas here gjen persona qe bejne disa pyetje shume elementare persa i perket Adsense. Shikon faqen e tyre ndonje forum ose website per shkarkim dhe qe kane vizitore (e cuditshme te shikosh 100 vizitore online) po nuk ja kane haberin se cfare po bejne. Shikon reklama te vendosura keq, qe nuk ngjajne pjese e websitit.
E verteta eshte se me Adsense fitohet leke, por duhet te dish se si funksionon. Mbreti3gut ankohet qe nuk ka fitime, eshte normale qe me faqe shqiptare te mos kete Ads qe te paguajne shume. Tani po vizitoja blogut e mbreti3gut dhe po shikoja me shume Public Service Ads, qe jane reklama qe nuk te paguajne asnje gje edhe kur klikohen. PSA dalin kur bot-i i Adsense nuk gjen dot reklama per permbajtjen e faqes tende.
Nuk ka shume advertizer ne Adwords per shqiptaret, keshtu qe ato reklama qe dalin ne faqet tona jane me se shumti reklama koti qe i paguajne Googlit 5 cent nga te cilat ne si webmaster marrim 1-2 cent.
E gjithe situata ndryshon kur ke faqe ne anglisht apo ndonje gjuhe te huaj. Ka shume konkurrece ne Adwords dhe per pasoje reklamat e Adsense paguajne shume per nje klik te vetem. Ne nje faqe italisht per freeware qe kam une marr klikime mesatarisht nga 15-30 cent, ka pasur raste me mbi 1€ per klik.
Webmasterat e vegjel ka shume gjera qe nuk i dine. Kujtojne se te besh leke nga Adsense eshte gje shume e thjeshte, ne fakt eshte shume e veshtire. Duhet te kesh nje faqe serioze dhe te punosh shume mbi te per te krijuar “klientelen” tende, pra vizitore qe e vizitojne faqen tende rregullisht. Faqet me warez apo mp3 kane tendencen qe te kene shume vizitore ne pak kohe, por nje dite Google mund ti kontrolloje keto faqe dhe ti perjashtoje nga Adsense pergjithmone keto webmaster. Nuk ja vlen barra qerane qe te punosh shume, e te marresh vetem nje check nga Adsense pastaj te perjashtohesh. Webmasterat serioze nuk e bejne nje gje te tille.
Po keta webmasterat shqiptare qe e dine shume mire se si funksionon Adsense pse vazhdojne akoma me faqe shqiptare kur faqet shqiptare nuk te sjellin shume fitim ???? E verteta eshte se me Adsense behet leke ne krahasim ne punen qe vendos, nese di shume gjera per SEO. Nese faqet shqiptare nuk do te te sjellnin fare fitim, asnje person nuk do te lodhej te shtonte websitet e tija. Vertet te kesh nje website ne anglisht apo italisht te sjell shume fitime, por mos harroni se konkurrenca ne Google serps eshte e madhe. Kurse per faqet shqiptare eshte shume e thjeshte te dalesh ne faqe te pare per nje term kerkimi.
Te marr shembullin e nje website tim per lojra online (nuk po e them adresen se mos i bej reklame :=D ) Bleve scriptin rreth 80$ dhe hosti 160$ per 2 vite, pra gjithsej 240$ ose rreth 150 euro (per 2 vite). Me eshte dashur rreth 1 jave per perkthim te pjesshem dhe optimizim. Tani kjo faqe ka rreth 1000 vizitore unik ne dite, dhe fitimi eshte shume i vogel dicka me pak se 2 euro ne dite, le te them 50 euro ne muaj. I bie qe ne 2 vite te marr 1200 euro nga kjo faqe me vetem 150 euro shpenzim (nese cdo gje shkon ashtu si po shkon tani). E bukura eshte se me kete faqe nuk po merrem me, nuk po shtoj faqe, nuk po bej asnje gje per kete faqe.
Jo te gjitha websitet jane keshtu, per te tjera duhet me shume pune. Po disa website shqiptare te sjelli ndonje lek.
Si perfundim, dua ti them atyre webmasterave qe sapo kane filluar, qe te merren me blogje ne anglisht ose gjuhe te tjera sepse do kene me shume fitim me me pak pune !
Te lumte per ket artikull kaq interesant!
Vetem do te ishte mire qe nese ka te interesuar te vashdojne me punen ne internet te jepje ndonje keshille se si te vashdonte ne rrugen e duhur apo te terhiqet plotesisht nga ajo pune.
Faleminderit per artikullin.
OnlineBP,
Shkrimi yt eshte shume interesant, edhe pse rreh ne krah te kunder me mendimin tim.
Si statistika po thua qe 100 vizitore unike ne dite sjellin >6 Euro / muaj (1000me60) per nje faqe anglisht.
Kjo nuk eshte keq por duhet qe gjithkush te kete te qarte qe perllogaritjet behen dhe duke marre parasysh qe me rritjen e trafikut marzhi i fitimit ulet.
Pra
100 > 6
1000 > 50
10000 > 300
Problemi tjeter qendron ne dedikimin e kesaj faqeje. Nese ti i ke kushtuar nje jave apo 2 jave atehere eshte dicka qe ia vlen si fitim sa per lek xhepi. Llogaria qe ben per 2 vjet nuk eshte e sakte dhe interneti e ka treguar shpeshhere qe parashikimet qe behen per ate jane te pasakta pothuaj gjithmone. 1200 Euro ne dy vjet (nese ecen mire) nuk eshte asgje, per me teper qe sitet duan mirembajtje.
Megjithate mendimi im eshte qe keto nuk jane fitime te qendrueshme dhe te besueshme. Vazhdoj me mendimin qe puna qe do bere qe te kesh nje perfitim te mire nga AdSense nuk e arsyeton kohen dhe dedikimin qe i kushtohet.
Webmasterat shqiptare, duhet te kerkojne menyra te tjera fitimi nga interneti (ashtu sic po bejne djemte nga Kosova) dhe jo te fiksohen pas faqeve me mp3, me artikuj vip-ash e te ngjashme.
Shkrim qe meriton nje 10she te madhe. Cfare sugjeron ti, cili eshte biznesi me i mire ne internet, nuk po them per fitimet aktuale nga adsense, sepse i urrej keto sherbimet e huaja pasi jam icik nacionalist.
Se kuptova mire kete fjaline tuaj te fundit:
“Webmasterat shqiptare, duhet te kerkojne menyra te tjera fitimi nga interneti (ashtu sic po bejne djemte nga Kosova) dhe jo te fiksohen pas faqeve me mp3, me artikuj vip-ash e te ngjashme.”
Pershendetje Besi,
Ndoshta nuk jam shprehur mire ne ate koment. Kam dashur te shpresh qe ne internet, djemte nga Kosova kane me shume projekte serioze se ne internetin e djemve me banim ne Shqiperi.
@Agoni, @Besi – Ju faleminderit per komentet dhe persa i perkete sugjerimeve se kush mund te jene biznes i suksesshem ne internet apo si mund te besh dicka internet do perpiqem te shkruaj ne nje teme tjeter se shpejti.
Duke pararendur ate shkrim: Gjithcka ka te beje me profesionalizmin dhe analizen paraprake qe i bejme nje projekti. Nese projektet nisen me entuziazem-idealist (pak ne ajer) dhe me idene qe “po e bejne te gjithe, hajt ta bej dhe une”, apo “bej cfare bejne te tjeret” … atehere nuk ka shume vend per sukses. Suksesi (besoj), eshte tek gjerat unike dhe / ose tek gjerat e bera me nje plan shume te mire. Sdq do mundohem te shkruaj nje postim tjeter per kete teme.
Armand, s’ka lek ne gjuhen Shqipe. Kur te nisin te reklamojne kompanite tona, atehere ka para.
Nqs nje Tirans clicks ne nje Google ad it barely has any value, but in New York that click might be worth $5. Cdo faqe Shqiptare eshte eshte per free mp3, love connections dhe budalleqe te tjera.
Komplimente shume artikull interesant dhe realist…
Une jam i te nejtit mendim me ty, nuk eshte e thjeshte te besh lek ne internet. Nuk mjafton te kesh Adsense per te bere lek eshte e kote. Dhe kjo kuptohet fare lehte duke pare faqet me te sukseshme ne rjet, dhe asnje prej tyre ska adsense 😀
Ka plotfaqe qe fitojne me shume pro kjo nuk arihet lehte, do shume kohe shume lek dhe mbi te gjitha nje ide origjinale…por kjo e fundit nuk eshte aq e thjeshte…Personalisht shpresoj nje dite te me vije nje e tille 😀
>> “Tek blogu im instalova Adsense me te vetmen arsye te bindem ne kunderefektin e fitimit nga ky sherbim, qe ma thonin shume veta, sepse blogun nuk e kisha hapur per ceshtje fitimi, por thjesht per te kontribuar sadopak ne websferen shqiptare. Disa dhjetera $$ per 6 muaj prej se kam instaluar Adsense, aspak nuk e shpaguajne mundin dhe kohen qe ia kam kushtuar blogut.”
Edhe princat e tregut e dijne se leku eshte ne Anglisht, edhe aty vetem ne disa fields si insurance, banking, aff marketing etc :-).
Try this, perkthe faqen e pare me Google translate, save it, vej nje “Testing ” note edhe lidhe ate nga faqja e pare e juaj. Shiko se si ndryshojne reklamat. Mbreti3gut vej nje 301 redirect ne .tc faqe, tani te shkon kot PR atje. Dhe, blatant exchange links will be penalized, it’s just a matter of when.
Megjithate une habitem shume se sa pak ben Armandi. Me nje faqe Amerikane shume te thjeshte (1 jave pune, me pak se $100 shpenzime) qe ka me pak se 2000 vete ne dite un bej dyfishin veten me adsense. Po emri im eshte shume i mire per ate fushe, faqet kane ate qe kerkojne njerezit dhe reklamat jane relevante.
Armandi po deshti krijon nje Affiliate Network, ka programe boll, vetem duhet vullneti.
>> “po e bejne te gjithe, hajt ta bej dhe une”, apo “bej cfare bejne te tjeret”
Edhe kjo eshte mentaliteti yne, si ne internet, bizness (sa klube e kafene ka ne Shqiperi?) edhe ne bujqesi. Turremi si kafshet ne te njejtim drejtim. 95% e faqeve jane (demek) portale ose dload mp3, dhe made-for-adsense spam faqe. Duhen disa vite per ti edukauar njerezit, te mencurit mesojne nga gabimet e tjereve.
Nisur nga postimi i Agonit dhe i Besit me siper nisa te shkruaj dicka nen kete shkrim, Vlera e nje faqe interneti por nuk kam shprehur gjithcka mundja. Shpresoj te kete dhe webmaster te tjere qe te shkruajne ne kete drejtim.
[…] ditë më parë shkrova një shkrim me titull: Të gjithë me nga një kioskë … virtuale! ku trajtoja temën e entuziazmit tek të rinjtë sot për të bërë lek në internet duke krijuar […]
une jam i ri
une i lexova disa komente dhe nuk po kuptoj asgje
@keli ndoshta duhet ta nisesh nga shkrimi dhe pastaj tek komentet 🙂
Përshëndetje Mandi,
Ky shkrim është shumë bukur i shkruar. Komplimente.
…Ndoshta me vonesë po kyçem në këtë temë, por sido që të jetë do të shprehë mendimin tim rreth këtij konstatimi: Citat: Të jemi të qartë për diçka, shumë pak fitohet nga interneti.
…Është e vërtetë se shumë pak fitohet nga interneti, pasi që përdoruesi shqiptar është në numër shumë të vogël. Të marrë si shembull. Unë herë pas here shikoj disa blogje gjermane – të thjeshta, që me temat e tyre jo interesante (së paku për mua) fitojnë mbi 1000 € në muaj. Tek neve ka disa blogje shumë interesante si për nga tematika, webdizajni e tjerat, por që mbajtësi i atij blogu me siguri me vështërësi arrin ti fitoj ato lek që i harxhon.
…Për fund! Unë mendoj se ky është problemi kryesor që kemi si dhe mos përkrahja e duhur për webfaqet shqiptare – apo fare e atyre kompanive që kanë këto AdS.
Rastesishte hasa ne kete teme nga google search. Eshte e qelluar ajo qe ke shkruar, taman adsense “shqipetar” eshte shendrruar ne nje kioske virtuale.
P.s me intereson ta di, se cfare mendimi do kishe po te hasje ne ndonje qe fiton plus 10.000E ne muaj ne adsense dhe eshte shqiptar? Thjeshte per kuriozitet.
P.s te njoh nga albforumi ty, je nje nga “ujqerit” e ketij spektri.
Gjitha te mirat.
@Arber Nuk kam hasur asnje individ qe te fitoje nga 10.000€ ne muaj! Njeh ndonje ti? 🙂
[…] Google Adsense garantonte nje fitim te vogel per lajmet copy-paste (shih nje artikull te vjeter mbi Kioskat Virtuale 1.0). Vala e dyte e kesaj dukurie, eshte kjo aktualja ku cdo gazetar(analist) ka hapur nje portal te […]