ShqiperiaCom eshte kompania ne te cilen jam angazhuar gjate gjithe ketyre viteve. Nismen e pare per themelimin e nje kompanie e pata nisur me mikun tim Drinin ne themelimin e Driarm Hosting nen statusin e nje Qendre (pak a shume nje shoqate, por me status me te zgjeruar). Pas nje periudhe bashkepunimi te suksesshem me Drinin pata deshire te perqendrohesha me shume ne Programim se ne Hosting.
Ne vitin 2001 lindi ShqiperiaCom Shpk. Ne ditet e para, te angazhuar ne kete firme ishim 5 veta. Erion Elmasllari, Albert Tollkuci, Elira Klosi, Julia Hoxha dhe une. Qe te 5te perbenim 2 ekipe, njeri i angazhuar ne programim web dhe tjetri i angazhuar ne programime desktop. Brenda 3 muajve te pare, mbyllem 2 projekte shume te rendesisshem, Faqja Web e Gazetes Shekulli, per here te pare mbi nje llogjike dinamike dhe Databaze dhe informatizimi i sistemit postar YAPS (mbeshtetur nga UNICEF-Albania). Megjithese ekipi ishte shume i suksesshem dhe i krijuar nga programues te shkelqyer, pas disa muajsh disa prej grupit u shkeputen per nje karriere tjeter programuese.
Me pas firma u drejtua me shume ne programimet web per t’u pershtatur me kerkesat e tregut. Ne keto vite veprimtari, kemi pasur mundesine te bashkepunojme me institucionet te rendesisshme si: Keshilli i Ministrave, Ministria e Kultures, UNICEF, UNDP, USAID etj, apo dhe me disa nga kompanite me te medha shqiptare si: Agna Group, Top Media, Deka, Shekulli, Ballkan, Adaair etj.
Sot aktiviteti yne mbeshtetet kryesisht ne sherbimet e programimit dhe sherbimet e hostimit. Me mbi 10 servera hostimi dhe mbi 8600 domaine te rregjistruar per klientet tane, firma jone ngelet nder kompanite me aktive ne boten e internetit ne Shqiperi.
Me shume informacion do te gjeni nen kategorine ShqiperiaCom duke klikuar ketu.