(Artikulli është një përmbledhje e shkurtër e këtij versioni në Anglisht -> Zana A.I. Mobile App Release: CodeName: Sabiha)

Ekipi i Zana ka botuar versionin e parë në Android të aplikimit tonë. Zana është një asistente personale për shëndetin. Ajo ndihmon me cdo pyetje mjekësore dhe paralelisht ofron ndihmë në monitorimin e vazhdueshëm të shëndetit tuaj.

Në sfond, Zana lexon nëpërmjet paisjeve të tjera informacione mbi shëndetin tuaj. Paralel me aplikimin për celular (që mund ta shkarkoni në këtë lidhje nga Google Store), ekipi ynë ka hedhur në treg dhe Orën Zana (Seria 1).
Ora mund të blihet tek Zana.com dhe dërgohet kudo në botë; se shpejti dhe tek GjirafaMall. (Me kodin 8A0E0B45 keni 50% zbritje nga cmimi publik).
Më shumë informacione për Orën gjeni tek: https://zana.com/healthwatch/

Ora mundëson matje të aktivitetit fizik si hapat gjatë ditës, gjumi, pulsi, oksigjeni në gjak, por dhe tensionin e gjakut. Pervec ores, aplikimi i Zana lidhet dhe me ECG (e grades mjekesore). Te dhenat ruhen lokalisht ne aplikim dhe ne nje server qendror ku mund te ndahen me mjekun apo me cdo person qe deshironi.

Kodi: Sabiha

Per kete version ne kemi zgjedhur codename Sabiha. (CodeNames jane emra identifikues per versione aplikimesh). E zgjodhem kete emer për të nderuar kujtimin e studiueses së parë grua në Shqipëri, Sabiha Kasimati, nje intelektuale dhe kundershtuese e regjimit komunist ne Shqiperi. Sabiha Kasimati ishte biologe marine.
Puna kërkimore e Kasimatit “Peshqit e Shqipërisë” dokumentoi peshqit e liqeneve, lumenjve dhe deteve shqiptare. Sabiha Kasimat ishte filluesja e projektit për një Muze Kombëtar të Shkencave të Shqipërisë. Sot, Muzeu Kombëtar i Shkencave Shqiptare mban emrin e saj.

Fotoja e Sabiha Kasimatit eshte e marre nga Projekti Sotiri; Rol per digjitalizimin e ketij koleksioni luajti dhe dhe organizata AIS.