Lidhja juam me Wireless nuk eshte me e sigurt!!! Cfare duhet bere tani!
Tashmë është e konfirmuar që skema e enkriptimit të WPA2 është thyer në një mënyrë themelore. Çfarë do të thotë kjo:!? Siguria e ofruar nga WiFi është joefektive, për të thënë është e pavlerë.
Teknika që përdoret për të thyer celularin apo kompjuterin tuaj të lidhur në wireless është “KRACK”: Key Reinstallation AttaCK. Nëse kjo është e vërtetë, do të thotë që palët e treta do të jenë në gjendje të përgjojnë në trafikun e rrjetit tuaj: çfarë duhet të jetë një bisedë private mund të pergjohen.
Praktikisht, ose me fjale te tjera: Sulmet kundër Android Phones janë shumë të lehta! Mjafton nje person me pak njohuri informatike dhe nje telefon i lidhur me nje router cfaredo wireless! NEse jeni ne nje kafene publike, ne nje vend ku perdorni nje wireless te zyres dhe nuk e dini kush eshte ne afersi, me shume mundesi te gjithe fjalekalimet qe perdorni ndaj faqeve online mund te vidhen!
Sulmi eshte pak a shume i thjeshte, KRACK pozicionohet mese nje Router-i (paisja qe ofron wireless shpeshhere) wireless dhe nje Android. KRACK sulmon Router dhe i ofrohet nje paisje (p.sh celularit Android) sikur eshte ai Router. Me tej ka nje proces qe ri-percjell te gjitha paketat ne router per te mos shkeputur lidhjen tuaj me serverin. Gjate kohes qe KRACK eshte duke bere re-drejtim te paketave tuaja, ai tenton te ule SSL, ose ikonen jeshile qe tregon qe faqja qe po vizitoni eshte e siguruar me enkriptimin. Te gjitha te dhenat qe vendosni ne faqe (username, password) mund te filtrohen lehtesisht nga KRACK.
Problemi eshte qe ruajtja ndaj ketij sulmi duhet bere me modifikime te algoritmit te sigurise ne Router-at wireless (WPA2) dhe kjo do vonoje ose ndoshta nuk do ndodhe kurre per shume routera.
Si sugjerim: Mos perdorni me wireless ne zona te mbipopulluara, nese jeni ne nje zyre kerkoni nje lidhje me kabel, dhe perdorni me shume internetin e kompanise telefonike. Per me te avancuarit, filloni e perdorni VPN ne celular.
Me shume informacion: KRACK