U be shkak per keto 2 rrjeshta me poshte, nje faqe e re profil regjistrimi, qe po shihja tek nje nga forumet e webmasterave. Historia e perhershme eshte ajo e fjalekalimeve dhe e problemeve qe lidhen me to. Personalisht kam disa llogari qe kerkojne fjalekalim, emaile, faqe interneti, forume etj.

Para disa viteve ishte me e thjeshte te “siguroje” llogarite. Gjithsej kishe 3-4 vende ku te duhej nje fjalekalim; 2 emaile, 1 fjalekalim interneti per dialupin e shtepise e nje per Amazon.com ku blije nje liber dhe kaq. Sot pa frike cdokush ka me shume se 5 llogari, dhe ketu nuk bej perjashtim as per prinderit e mi qe jane mbi te 50tat. Shpeshhere per keto llogari po perdorim te njejtin fjalekalim, ose nje alternim mes 2-3 fjalekalimesh.

Per t’iu kthyer fjalekalimeve para disa vitesh, faqet qe kerkonin fjalekalim ishin disa ambiente teper serioze dhe askush nuk mund te diskutoje mbi sigurine e Amazon, Yahoo apo te ngjashme. Ama kur vjen  puna per forume te vegjel, faqe fantazme qe zhduken mbas dy javesh, kalamaj qe pretendojne te jene “hackera”, problemi i fjalekalimeve behet serioz. Nese perdoret gjithmone i njejti fjalekalim per te gjitha llogarite, atehere praktikisht je “i hackuar” me probabilitet 1/1. Arsyeja eshte e thjeshte, nuk mund te besosh gjithcka ne nje fjalekalim e te komentosh me te ne cdo gazete, ne cdo forum, e te perdoresh internet nga cdo internet kafe…

Nga ana tjeter, ka nje kriter etike qe shume nga njerezit e angazhuar ne IT e njohin si nocion. Kryesisht ne kete kategori futen ata njerez qe kane nje fare edukimi, qe merren me nje aktivitet serioz dhe qe mund te vendosin pushtetin dhe mundesine virtuale nen kontrollin e profesionalizmit. Nuk po them te mos besohen te gjithe faqet shqiptare, por duhet shume kujdes me passwordet unike qe perdoren ne faqet shqiptare. Une jam nje nga ata qe e pesojne pastaj mesojne dhe shpresoj te kete nga ata qe lexojne dhe nuk kalojne ne eksperiencen e hidhur te te pesuarit.