po ju coj nje mesazh paralajmerus miqesor ne lidhje me lajmin e dt…

Keshtu fillonte nje nga emailet e atyre qe kerkojne te heqin nje emer te cituar ne mediat lokale dhe te arkivuara ne seksionin e infoarkives. Sigurisht lajmet nuk jane nje gabim i stafit tone, ne nuk i prodhojme ato, por i publikojme duke shenuar gjithmone burimin dhe kur ekziston ende, dhe linkun origjinal.  E kuptoj qe cdokush do donte te hiqte emrin nga lista e zeze qe ngelet perjete, por sic pershkruan Indrit Maraku mbi kete teme, rruga e sakte eshte nje pergenjeshtrim mediatik! Teknikisht ne mund te lidhim artikujt me pergenjeshtrimin dhe me nje njoftim.

Nje shkrim me te rafinuar mbi kete teme mund te lexoni tek ky artikull: “Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com”