.htaccess?

.htaccess është një nga ato skedarët magjik që ndryshon tërësisht konfigurimin e faqes suaj bazuar në dy-tre rrjeshta të shkurtër. Mbaj mend që ky skedar më dukej magjik kur isha më i ri dhe pata nisur të merresha me zhvillim faqesh web. Duke qenë se është një nga ata skedarët me . në fillim, FTP klientët e mi e fshihnin në shfaqje dhe jo pak herë kam humbur shumë kohë për të kuptuar gabimin. (Skedarët me pikë në fillim përdoren në sistemet *nix për t’i fshehur publikisht).

Rregullat e përdorimit

  • .htaccess mund të vendoset në çdo dosje të direktorive web (të një faqe interneti). Ajo ka efekt pasues (rekursiv). Efekti pasues do të thotë që çdo nëndosje e dosjes bazë ku ndodhet .htaccess do të gëzojë të njëjtat konfigurime të .htaccess, përderisa nuk është përshkruar ndryshe në një tjetër .htaccess.
  • Komandat apo direktivat .htaccess janë të gjitha në një rrjesht.
  • Komentet në .htaccess fillojnë me një “#”.
  • .htaccess duhet të jetë e lexueshme nga Web Serveri (Apache e të ngjashëm). Zakonisht të drejtat e këtij skedari janë 644.

Artikuj lidhur me .htaccess