Debian

Debian

Sot perfundova kalimin e serverit ne Debian 5. (Serveri ku hostohet blog,al dhe disa sherbime test ishte per rreth 35 minuta down). Kisha testuar me 2 servera te tjere per Debian dhe ne krahasim me CentOS apo RHEL qe kemi perdorur me pare, jam shume i kenaqur me Debian.

Niveli i suportit (komuniteti dhe produktet per te) eshte shume i larte dhe ky eshte faktor kyc ne perzgjedhjen e tij.

Megjithese CentOS ka nje cikel suporti 5 vjecar dhe Red Hat Enterprise ofron nje dy vjecar tjeter me patche, Debian duket sikur ka nje support te mire qe kalon nje periudhe 7 vjecare.

Besoj ne te ardhmen, persa kohe nuk ka kerkesa specifike nga kliente, tek Host.al do ofrojme servera me Debian OS.