A penalizon Google multidomains per te njejtin informacion
Kam vene re ne disa forume shqiptare qe kur diskutohet per Multidomains per te njejtin informacion, gjithmone ka nje “keshillim” per mos ta perdorur pasi Google mund te te penalizoje. Te njejtin reagim patem dhe per projektin tone Infoarkiv qe aksesohet nga 2 domaine aktualisht (http://www.infoarkiv.com dhe http://lajme.shqiperia.com). Ne fakt nje metode e tille nuk eshte e penalizueshme dhe eshte mese e pranueshme.
Matt Cutts, nje nga stafi i Google shpjegon ne kete video se perdorimi i disa domaineve dhe metoda 301 ne headera nuk eshte dicka qe ndeshkohet. Ai shpjegon se shume kompani, duke perfshire dhe Google e perdorin kete metode per te drejtuar domaine te keqshkruar tek faqet e Google (per te ndihmuar perdoruesit dhe shmangur abuzimet). Gjithashtu shume kompani te medha, e perdorim nje metode te tille per te mbrojtur markat e tyre ne internet. Megjithate, perdorimi i ketyre metodave ne nje mase te madhe mund te perceptohet si Spam dhe te ndeshkohet.
Armand, penalizohet vetem kur e njejta faqe (zakonisht shume me shume se nje faqe) qe deklarohet e njejte nga google gjendet ne dy domaina ne te njejten kohe. Ne rastin tend, te garantoj une, se mund te penalizohesh. Pse? Merr adresen e nje lajmi, zevendeso infoarkiv.com me lajme.shqiperia.com dhe eshte 100% identike se sa pashe une. Po deshe beje njeren with “no index.”
Fakti qe jane lajme dhe jo gjera qe mund te quhen spam (or made for Adense pages) te ndihmon se thone qenka gabim padashje po e shikuan inxhinieret e tyre.
301 redirects jane kur i thua Googles qe ajo faqe, apo domain ka levizur perhere tek nje faqe /domain tjeter; eshte ndysh nga infoarkivi dhe lajme.shqiperia. P.sh, une klikoj tek lajme.shqiperia.com/story45122.html dhe 301 me dergon automatikisht tek infoarkiv.com/story45122.html. Per te qene 100% i sigurt, une nuk lejoj as http://domain, me 301 e coj tek http://www.domain sepse jane 2 domaina te ndryshme per google dhe MUND te shkaktojne probleme (jam djege nje here, keq!)
@armandBrahaj provova dhe me G.Chrome por prape e njejta. Artikullin qe dua te komentoj eshte ky: http://pysper.com/36a454
via uberVU
Mandi ne ate kohe kur ke shkruar artikullin, Google nuk ka penalizuar faqet me permbajtje te njejte, mirepo pas festave te fundvitit gjerat kane ndryshuar.
Nje klient i joni nderkombetar kishte disa faqe me permbajtje te njejte, dhe kishte kohe qe ne i rekomandonim te ndryshonte permbajtjen pasi eshte rrezik, por keshillat tona nuk merreshin dhe aq shume nga ai person, por cfare ndodhi, disa dite me pare morem nje email nga ai person ku shkrunte se google kishte larguar automatikisht nje faqe te tij nga rezultatet dhe pyeste per arsyen.
Arsyeja ishte e thjeshte, kopje origjinale e nje sajti tjeter.
Nuk e di nese ke degjuar, por para disa kohe, Google ka futur ne funkson dhe te ashtuquajturin “Canonical atribut per domene”, me pare ishte vetem per faqe brenda nje domeni.
Gjithsesi, faqet me permbajtje ne gjuhen shqipe jane me pak te rrezikuara nga kjo, pasi Google nuk i kushton aq shume rendesi ketyre faqeve.
Po deshe te mbash te dy domenet me te njejten permbajtje, mjafton te besh disa modifikme te vogla dhe do jesh me i sigurte.
Gjithsesi ky eshte mendimi im, dhe nuk do te thote se duhet patjeter te jete keshtu.
@Besart pershendetje, a ka njoftim zyrtar nga Google per kete gje?
Besarti: Njoftim zyrtar nga Google > http://googlewebmastercentral.blogspot.com/2009/12/handling-legitimate-cross-domain.html
Kjo eshte nje teme qe ka aq kohe qe diskutohet sa as nuk mbahet mend sa 🙂
Rrymat jane qe penalizohet dhe nuk penalizohet.
Google le te kuptohet qe penalizohet, por, le te marrim pak llogjiken e thjeshte;
psh: une kam inat Mandin (mos u nxef se shembull mora :P) ose me mire, konkurrent ne nje niche (keyword) te caktuar. nese do ishte e vertete qe penalizohet permbajtja e njejte ne multidomain, atehere do e kisha shume te thjeshte ta “degedisja” sitin e Mandit ne faqen 100 te rezultateve te Google duke postuar content te ngjashem ne site te tjera me te vjetra dhe me me shume ranking se siti i Mandit.
e njejta gje vlen dhe per fushtat me XRummer apo ScrapeBox, dhe Google eshte ne dijeni te kesaj dhe nuk besoj se ka ndermend te rrezikoje te beje corap gjithe internetin duke penalizuar per keto gjera.
mbase ndonje penalizim te vogel do kete, por jo aq te “tmerrshem” sa kujtohet.
Nuk e di, por une jam i mendimit qe nuk penalizon sepse do i hapte rruge konkurrences se pandershme dhe fushatave te spam-it ne gjithe internetin.
Nuk mendon se kjo mund te zgjidhej duke i dhene prioritet artikujve “me te vjeter” nder ato identiket?
Ajo do ishte optimale, ne kuptimin teknik te fjales; por eshte nuk mund te zbatohet dot sepse ka shume faktore qe ndikojne. psh.; ti thua qe shkrimi X tek siti yt eshte indeksuar ne 01.01.2000 ndersa tek une ne 01.01.2010; dhe po, ketu kemi nje rast te thjeshte. Por problemi eshte se nese e ve re, jo te gjitha URL te, psh. shqiperia.com jane indeksuar dhe, hipotezojme rastin qe une vij, kopioj nje permbajtje tenden dhe e hedh ne sitin tim. ne te njejten kohe bej ping gjithe serviceve, directorive, rss directories, scuttles, dhe social bookmarkings. siti im me contentin tend do indeksohet ne brenda 10 sekondave, kshuqe i bie qe kur nje search engine te kaloje nga ty, teknikisht per ate eshte siti yt ai qe informacionin duplikate…
Nese pastaj, do flasim per daten qe ti ke “deklaruar” si date e postimit, ajo nuk mund te merret per baze fare per arsye qe ti i kupton shume mire.
Nese e ke vene re, ndonjehere, sitet kalojne ne ate qe quhet “google dance” (luhatje ne rankings ne permasa te medha). Ajo eshte pikerisht nje nga periudhat ku google mundohet te kuptoje vleren dhe rendesine e faqes, dhe nderkohe kerkon informacione nga dhe ben update datacenterat e tjere te saj. Kjo periudhe zgjat deri ne dy-tre jave. nderkohe, gjate kesaj periudhe, nese une krijoj backlinke ne property te tjera, kur dal nga kjo dance, pak rendesi ka se sa vite me pare e ke botuar ti informacionin. ai qe do kete rankun me te larte per ate informacion do jem une ose dikush tjeter qe ka punuar me shume se une per te krijuar backlinke.