Hapat e krijimit te nje projekti

planningKohet e fundit kam pare shume thirrje per projekte kryesisht web rreth meje. Megjithese me pelqejne idealistet dhe enderruesit (ata qe i japin forme botes), per te realizuar nje projekt nuk mjafton vetem nje ide.

Pikesepari, te krijosh dicka (dhe krijimi nenkupton dicka te re) nuk eshte e lehte pasi vete krijimi kerkon nje shkeputje nga normalja  dhe ajo qe njohin te gjithe (common knowledge) per te sjelle nje vecori te re.

Megjithate shumekush ia arrin dhe per t’ia arritur krijimit te dickaje te suksesshme ka disa hapa. Nje pershkrim ne aspektin menderor te ketyre hapave sipas perceptimit tim po e shkruaj me poshte.

Hapi i Pare– Idealismi (ose romanticizmi)
Ky eshte fillimi i gjithckaje ku njerez te caktuar imagjinojne (paramendojne) pranine e nje projekti ne ambientin perreth tyre. Ne kete pike ndodhin dy gjera kryesore:
1) Ndergjegjesimi per krijimin e dickaje qe mbart vlera te pranueshme ne ambientin perreth jush dhe
2) Nje perllogaritje e suksesit te projektit tuaj ne vlere monetare apo vlera te tjera te rendesisshme sipas perceptimit te cdo individi.

Shume njerez, shpesh gjate jetes se tyre hyjne ne nje faze te tille, ndoshta shume me teper se njehere, por nuk do te thote asgje.

Hapi i dyte – Vendosmeria
Disa njerez, pas hapit te dyte futen ne kete hap. Ka nje gje te kesh nje ide te mire, dhe nje gje ta kuptosh veshtiresite qe ajo mbart dhe te fillosh te investosh per ta sjelle ne jete. Ky hap vjen pas nje faze pergatitje menderore, nje faze ku ndalohet se luajturi lojra online apo pire kafe pa kuptim verdalle. Ky hap eshte fillimi i hapave te metejshem por jo i suksesit te nje projekti.

Hapi i trete – Planifikimi

Planifikimi ka te beje me nje perllogaritje te detajuar te projektit. Ketu perfshihen faktet e njohura, ato te pranueshme dhe llogaritja e rrezikut.

Hapi i katert- Investimi
Ata qe hyjne ne kete faze kane kaluar hapin e Vendosmerise dhe jane te gatshem te sakrifikojne per projektin e tyre. Kjo sakrifice mbart me vete te gjitha resourcet personale duke perfshire mjetet monetare dhe ato jo monetare (koha e te ngjashme). Sa me i larte investimi, aq me e larte eshte vendosmeria per projektin dhe shancet per te rriten ne varesi te hapave te tjere. Ata qe arrijne ketu padyshim qe arrijne dicka ne aspektin e vlerave humane, por jo gjithmone monetare.

Hapi i peste – Pergatitja personale dhe Realizimi
Ky hap mund te jete pjese e cdo niveli te hapave te meparshem. Sidomos kur permendet vete-pergatitja. Duhet pasur parasysh qe per te pasur nje projekt te suksesshem duhet te jesh me i pergatitur se cdo kush tjeter ne ate fushe. Ne aspektin teorik, cdo individ duhet te jete i pergatitur per te gjitha pikepyetjet qe dalin ne aspektin profesional ne investimin qe ai kryen. Pervec aspektit teorik, cdo eksperience praktike eshte nje plus.
Duke pasur parasysh shoqerine tranzicionale shqiptare, disa gjera nuk funksionojne akoma sic duhet(!). Praktikisht jo cdokush qe ka potencialin financiar eshte i afte dhe mund te nise nje aktivitet ne nje fushe te caktuar. Praktikisht cdo biznes i ngritur thjesht mbi parane dhe jo mbi pergatitjen dhe njohjes e fushes se aktivitetit eshte i paracaktuar te deshtoje.

Per te sjelle nje shembull praktik ne kete rast, nese do te hapesh nje Universitet (qe ne Tirane jane bere si kioska), nuk mjafton te kesh para dhe mundesi (duke pare fitimin), por duhet te kesh pergatitjen e duhur akademike ose te luftosh per ta marre ate pergatitje (Marrim parasysh qe eksperiencen mund ta perfitosh nga te punesuarit). Fatkeqesisht ne Shqiperi disa universitete private pershembull jane hapur nga pronare pa nivelin e duhur akademik dhe rrjedhimisht dhe prodhimi i tyre (studentet) jane me shume nje prodhim leku se nje prodhim akademik.

Pergatitja personale sjell vlera qe nuk humbasin kurre. Keto vlera se bashku me vetevendosjen drejtojne tek realizimit te nje projekti.

Ne nje shkrim te meparshem me titull: Vlera e një faqe interneti jam perpjekur te argumentoj sa e rendesisshme eshte vetepergatitja per cdo projekt.

Hapi i gjashte– Njoftimi dhe marketimi
Sigurisht qe cdo gje duhet percjelle tek te tjeret. Fatkeqesisht nuk mund te them shume ne fushen e marketimit ku kam shume dobesi, por sidoqofte termi eshte i perceptueshem dhe aplikohet sipas fushes se projektit. Shpeshhere nje marketim i mire shet dhe nje produkt jo te mire.

Hapi i shtate– Matje e fitimit
Nje projekt eshte i suksesshem kur kostot e investuara ne te jane me te vogla se inputet financiare. Ne projektet korporative te matet norma e fitimit eshte shume e lehte pasi rregulli i punes ka te percaktuar mire vleren e shpenzuar ne kohe dhe materiale per cdo projekt.

Nga ana tjeter, kur flitet per projekte individuale eshte me e veshtire te behet nje matje e mire. Shumekush mendon se duke fituar 10$ ne dite nga Google Ads ka fituar shume, nderkohe qe po te shpenzonte 16 ore qe eshte marre me faqen ne edukim apo ne nje pune tjeter do te fitonte disa here me shume. Rregulli i arte thote qe ti vendosesh nje cmim kohes tende. Cdo ore pune ka nje vlere dhe ne fund te projektit duhet te fitimi te jete me i madh se kostoja e perkushtimit tend.
Ne rast se projekti ka qene i suksesshem  duhet vleresuar Investimi i metejshem duke u futur serish ne nje cikel qe fillon ne hapin e 3te, apo ideimin dhe levizjen ne dicka te re. Dinamika e tregut dhe e ekonomise se sotme tregon qe shpeshhere duhet investuar ne disa projekte per te pasur stabilitetin e duhur.


Ne fund te ketij shkrimi, do doja te thoja qe pikat me siper nuk jane te bazuara ne nje studim te mirefillte por jane te nxjerra nga eksperienca. Duke qene se vazhdimisht shoh projekte qe deshtojne brenda pak kohe, pikerisht se filluesit e tyre nuk jane te pergatitur per keto hapa, mendoj se shumekush duhet ti kete ne mendje.

Si gjithmone mirepres komente nese ndonje nga hapat e mesiper nuk eshte pershkruar sic duhet.

5 Replies to “Hapat e krijimit te nje projekti”

  1. Me keni ndihmuar shume, faleminderit :), jam duke punuar me nje projekt , mund te them jam fillestare, dhe nuk kam shume eksperience , po hasa ne kete material tendin dhe me ndihmoi 🙂

Leave a Reply