ZA’LART 2017 – Ngritje fondesh

ZA’LART eshte nje projekt i AIS me qellim angazhimin qytetar ne denoncim e parregullsive gjate procesit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Projekti ka sherbyer si monitorues i dy zgjedhjeve te kaluara, ato te 2013 dhe ato te 2015. Sic mesoj, ne castin qe po fillonim pergatitjet per zgjedhjet 2017 ne Shqiperi, donatori i projektit largohet (nuk do mbeshtese asnje projekt qe ka te beje me Zgjedhjet per shkak te sulmeve te shumta).

Pushteti i katert, Mediat ne Shqiperi jane aktualisht teresisht nje produkt Big Brother Orwellian. Me shume se nje mjet informimi, mediat ne Shqiperi jane si megafone te medhenj qe bejne gjithe diten propogande dhe shperlarje truri. Eshte shume e veshtire te gjesh sot nje medium qe percjell dicka transparente e te bazuar mbi fakte (flasim per fakte e jo “alternative-facts” te stilit Trumpetian).

Ne fakt une jam i ndikuar pasi kam punuar ne idene fillestare te ZA’LART. Megjithate, sidomost pas zgjedhjeve te vitit 2015 u binda qe projekti ia kishte arritur me se miri qellimit ne implementimin e tij. Raporti i OSBE pas zgjedhjeve, nder te tjera citonte disa here raportin e ZA’LART mbi parregullsite e hasura. Emri i ZA’LART u lakua dhe ne parlament ku politikane karriere iu referuan reagimeve qytetare ne nje platforme teresisht apolitike per te denoncuar parregullsi. Qytetaret me se fundi kishin nje vend ku mund te raportonin (dhe raportet botoheshin vetem pas nje verifimi te stafit ne terren).

Personalisht po shpresoja shume qe ZA’LART te vazhdonte, mbi te gjitha per te rritur angazhimin qytetar ne denoncime parregullsish (sepse ne Shqiptaret heshtim rende para padrejtesive, e duhet pune qe te na besh te ngreme zerin). AIS, organizata qe praktikisht merret me ZA’LART ka bere nje kerkese per ngritje fondesh nga qytetare. (Dhuro tani per ZA’LART -> http://ais.al/new/en/donations/).

E kuptoj qe ne nje shoqeri me shume probleme, kjo ngritje fondesh eshte pothuaj e pamundur, megjithate per cdo donacion qytetar qe do behet, une do dhuroj te njejten shume, duke dyfishuar shumen fillestare. Ju lutem shperndajeni kete shkrim!

ZALART, nje platforme qytetare per raportime parregullsish

Dhe zgjedhjet po afrojne. Sic ndodh rendom ne ditet prag-zgjedhje, anet me te erreta te servilizmave, presioneve financiare per vendin e punes, 50 mije leke apo nje thes grure e te tjera metoda meskine fillojne e lulezojne ne kete sezon. Te hasura individualisht keto dukuri nuk kane shume peshe. Ato vijne, kalojne dhe tregohen si histori gjysem te besueshme e gjysem te pabesueshme. Per te evidentuar te tilla raste e ndoshta dhe per te treguar qe ne na bien ne sy te tilla parregullsi, vajzat e AIS kane ri-botuar faqen e ZALART.AL

Zalart eshte nje platform raportimesh qytetare. Qellimi i saj nuk eshte monitorimi i zgjedhjeve per te treguar parregullsite, por nje perpjekje per te treguar qe populli eshte i vemendshem ndaj rasteve te tilla. Raportimet mund te behen direkt ne faqen web, por duke qene se cdo kush e ka nje celular sot, nje APP ne Android dhe iPhone eshte teper me praktik.

Une shkarkova applikim e Android nga Google Play dhe applikimi ecen pa probleme. Mund te lexoj raporte problemesh me zgjedhjet qe po ndodhin (pa pasur nevoje te hap TV me flamuj te nje partie X) e te shoh cfare raportohet si parregullsi nga qytetaret. Per te shmangur problemet me raportime te pasakta, raportimet kane nje shenim qe eshte i verifikuar apo jo nga anetare ne terren te Zalart. Nese mendoni se jeni sadopak te shqetesuar per “demokracine” dhe drejtesi ne zgjedhje, ju sugjeroj ta shkarkoni dhe te jeni dhe ju pjese e nje levizje qytetare.