Njerezit e medhenj si Desada, dhe njerezit e vegjel si Rigerta

Java e kaluar solli dy risi ne jeten politike shqiptare. Fjalimin e nje vajze provinciale nga foltorja e parlamentit, dhe reagimin e nje vajze roze nga mediat e perditshme

Per shumekend Rigerta ishte nje emer i panjohur. Per shume te tjere, nje artikull mbi Rigerten tek Report.al (https://www.reporter.al/ish-studentja-e-la-sapienza-sfidon-politiken-me-nje-ferme-dhish-ne-rubik/) ishte refleksi i enderrave te pa plotesuara ne shoqerine shqiptare. Ose ndoshta dhe pasqyre e qarte e meritokracive shqiptare. Kur pashe artikullin mbi Rigerten ne Parlamentin Shqiptar u gezova pasi pashe njeriun e thjeshte te kete mundesine te shprehe pa ndrydhjen e imazhit politik problemet e tij. Pas pak ditesh, lexova dhe mesazhin e Desades qe “me hapi syte” e me tregoi se Rigerta qenka nje njeri i vogel e i perdorur nga politika. 

Papritur (faleminderit Desarda) “m’u qartesua se si Rigerta doli e foli bash ne castin qe i leverdiste me mire nje force politike pasi shmangu fokusin nga nje problem me rendin. U binda qe Gerta ishte nje njeri pa vlere! (faleminderit Desarda qe na hap syte)” Nje teori qe dikush do e quante konspiruese ne luften e bandave, por Desada nuk eshte paranojake. 

Desada ne te vertete eshte nje njeri i madh, qe madheshtine e sheh tek te intervistuarit te njerezve pak me te medhenj se vetja. Nese nje njeruc tenton te ngjise shkallet e podiumit te njerezve qe Desada vlereson te vlefshem per interviste, atehere ajo duhet shtyre poshte dhe duhet hedhur atje ku i takon. Tek njerezit e vegjel. 

Problemi i shoqerise Shqiptare jane pikerisht Desadat e te ngjashem. Ata qe mendojne se jane te medhenj, dhe madheshtia i lejon te priren nga instiktet. Ata qe para se te gjykojne nese ato fjale jane te sakta, gjykojne se cfare ka veshur e ku e meriton te jete. Ata qe arrogancen e kane me te madhe se intelektin, apatine mbisunduese mbi empatine. 

Nje pike per Desaden! Ia doli te hedhe vrere mbi dicka te paster e ta vrase dhe pak Rigerten; e Rigertat qe do mendohen dy here para se te dalin e te flase nga shpirti heren tjeter. Bravo Njeri i Madh!

Bravo instikti i xhelozise! Bravo Media Roze!