CoWorking ne Tirane

CoWorking Space - Mesazh nga renderCoworking është një stil i ri i te te punuarit ne një ambient të përbashkët shoqeror qe shtrihet ne disa ambiente te cilat ofrojne komoditetet e nje zyre moderne. Ndryshe nga në një mjedis tipik zyrash, personat qe ndajne nje hapesire coworking nuk janë të punësuar nga e njëjta organizatë. Coworking është tërheqëse pasi ofron ambiente profesionale per profesionistë, freelancer(punonjes të pavarur), apo njerëz të cilët udhëtojnë shpesh e qe mund të përfundonin duke punuar të izoluar. Sic shihet rendesia e nje coworking space, nuk eshte vetem tek ambientet moderne, por dhe tek komunikimi shoqeror dhe mundesia e te punuarit ne nje ambient relaksues.

Mbaj mend qe kur filluam firmen e pare para shume vitesh ne Tirane, ishte shume e veshtire te gjeje nje hapesire ku te punoje 2 veta. Te gjithe ambientet me qira ishin ose shume te medha (tipit 1000m2), ose ambiente shtepish ku duhet te shqetesoheshe vete per Internetin, per ikjen e dritave e banalitete te jetes se perditshme. Ne nje skuader te vogel sic ishim ne, nje ambient ku mund te kishte dhe ekipe te tjera do kishte qene ideale pasi vetmia e oreve te gjata para kompjuterit eshte vrasese, sidomos ne software development kur ke nevoje te shkeputesh e te diskutosh mbi dicka qe nuk eshte log-errorresh ne nje monitor kompjuteri.

Pas shume vitesh, m’u desh te punoj per disa muaj ne nje qytet europian (Barcelona), larg zyres sime dhe isha shume i lumtur kur zbulova nje CoWorking office. Ideja ishte shume e thjeshte, ne nje qytet te ri ku duhet te rrija per 3 muaj kisha nje linje interneti te mire, nje ambient te qete dhe pas punes nje grup miqsh nga e gjithe bota me te cilet mund te pija dicka e te ndaja eksperiencat e Barcelones.

Duke konsideruar ditet qe dua te shpenzoj ne Shqiperi, nuk mund te vija re qe atje mungon nje coworking space. Per kete vendosem qe te marrim nje ambient me rreth 120 m2 ne nje zone teper te aksesueshme te Tiranes dhe ta kthejme ne coworking space.

My’ Office (www.myoffice.al) eshte eshte nje hapesire e tij do i vlente cdokujt qe do te shpenzoje ca dite prane familjes te kete nje hapesire profesionale ku te mbaje komunikime apo te beje ca pune remote. Grupe te tjera interesi jane gazetare, te rinj qe duan te fillojne nje biznes, freelancers e te tjere persona qe gjenden ne nje situate ku duan nje ambient profesional pune. Hapesirat mund te merren me qira kundrejt nje pagese qe do na lehtesoje ta vazhdojme si inisiative per periudha nga ditore, deri ne vjetore.
Nese njihni dike qe po kerkon nje tavoline pune dhe nje ambient miqesor ne Tirane, ju lutem rekomandojani kete nisem.
Dhe me poshte nje infographic me disa statistika interesante per coworking spaces.

11 Incredible Coworking Statistics That Will Make You Leave Your Cubicle (Infographic)