Blog.al me strukture te re shfaqjeje informacioni

Paraqitja e re e Blog.al
Paraqitja e re e Blog.al

Sic eshte njoftuar me pare, numri i shqiptareve qe po perdorin platforma per Blog eshte ne nje fare rritje. Ne kushte optimale, shumica e ketyre blogjeve sjellin vlera dhe interes per tu lexuar por duke qene se jane te shperndara eshte e veshtire te kete nje sistem qe ti ndjekesh te gjithe blogjet. Per kete qellim kemi krijuar Blog.al i cili eshte nje sistem grumbullimi i adresave te blogjeve dhe shkrimeve te ketyre blogjeve. Me ane te nje njoftimi nen RPC, eshte e mundur qe cdo blog te njoftoje ne cast per perditesimin e tij. Pikerisht duke perdorur kete metode shume bloge shqiptare jane listuar tashme ne Blog.al (Per me shume shih: Me shume trafik ne blogun tuaj me RPC | Nje liste me faqet e listuara mund ta shikoni tek kjo faqe).

Duke qene se numri dhe natyra e ketyre blogjeve po rritej, lindi nevoja te ndertonim nje strukture te re te faqes. Tashme Bloget ndahen ne disa kategori. Tani shkrimet bloget (nenkuptojme nje faqe-blog) jane te ndara ne keto kategori:

  • Blog
    Faqe me karakter personal individual
  • Lajme
    Faqe mediatike te karakterizuara nen seksione blogu
  • Sporti
    Faqe Sportive te karakterizuara nen seksione blogu
  • Humori
    Faqe Humoristike
  • Thashetheme
    Faqe me lajme thashetheme (gossip), vip e te ngjashme
  • Teknologji
    Faqe me karakter teknologjik
  • Kulture
    Faqe me karakter letersi, art, gjuhesi e te ngjashme

Shpeshhere nje blog mund ti perkase me shume se nje Teme, psh Nje blog mund te jete personal,  por dhe me informacione teknologjike dhe per kete qellim kemi bere te mundur qe blogjet te indeksohen me kategori paresore dhe dytesore. Per te pare se cfare kategorie i perket nje Blog-faqe, struktura lejon dhe nje pershkrim te pergjithshem te Blog-Faqes.

Per te prezantuar sa me mire shkrimet e reja ne faqe, nje prezantim grafik ne formen e nje Gazete eshte perdorur. Per me shume vizitoni blog.al

Te mirat e ketij sistemi

Databaza e informacionit te Blog.al po rritet cdo dite. Aktualisht kjo databaze mundeson lundrimin ne faqet e reja dhe faqet e nje shkruesi, por ne te ardhmen po punojme per implementimin e nje motorri kerkimi (qe do jete nen search.al) i cili do mundesoje kerkimin ne faqet Blog Shqiptare.
Gjithashtu Blog.al njofton per disa nga shkrimet e tij nen Twitter.com/blogshqip , por kjo eshte nje strukture qe duhet ripare per shkak te volumit me informacion qe publikohet  (duke krijuar nje bezdisje te lehte tek ndjekesit ne Twitter).

Teknologjia e Perdorur

Programimi i faqes se re eshte bere mbi Zend Framework qe lehteson procesin e punes. Template i perdorur eshte i huazuar nga C.Bavota – Magazine Basic, nje template per WP.

New (kids) blogs on the block!

Blogosfera Shqiptare
Blogosfera Shqiptare

Kur nisa te shkruaja ne kete blog (armandbrahaj.blog.al) disa bloge shqiptare kishin kohe qe ishin krijuar si Eklipsi, Romeo, MbretiTregut e ndonje tjeter. Per t’u njohur dhe per te grumbulluar ne nje vend te gjithe shkrimet e blogjeve shqiptare, mendova se do ishte me interes aktivizimi i rpc.blog.al. Me ndihmen e blogjeve ekzistuese, rpc.blog.al (shih Të pingosh ne grup – ambient i ngrohtë mes webmasterave shqiptarë) u njoftua mire dhe ne ditet e para po prisja te shtoheshin dhe shume bloge te tjere nga ata te panjohurit. Megjithate keto blogje po vononin te shfaqeshin. Pas nje fare kohe kuptova qe Blogosfera Shqiptare ishte me e vogel sec e mendoja dhe gjate asaj kohe qe isha shkeputur nga komunitetet nuk eshte se kishte ndryshuar shume.

Pak dite me pare mora 2 kerkesa per te hapur nja dy blogje nen blog.al (subdomainin bashke me hapesire hostimi). Nisen keshtu disa bloge si albeagle.blog.al, granit.blog.al dhe keto dite jane aktivizuar dhe te tjere. Gjerat ndryshuan menjehere dhe papritur blog.al nepermjet rpc.blog.al po shton disa artikuj te rinj dhe me vlere ne dite.

Papritur duket sikur Blogosfera Shqiptare nuk do jete aq e varfer sa dukej, duhet thjesht te ngacmohej pak per te pare nje rritje te shpejte. Aktualisht jane rreth 10 blogje te rinj te shtuar keto kohe nen blog.al dhe kerkesat duket sikur po shtohen. Deshira eshte qe keto bloge te mos ngelin vetem ne karakterin Informatikes por te shtohen dhe blogje teresisht letrare (si zenit.blog.al) apo nga fusha te tjera.

Aktualisht per te pasur nje blog.al duhet qe aktivizimi te behet manualisht (Shikoni Si te hap nje blog nen blog.al nese doni te keni nje blog te tille), por ne te ardhmen do punojme qe keto bloge te hapen automatikisht nepermjet nje rregjistrimi bashke me nje llogari emaili nen @shqiperia.com.

Ka disa shkrime per te keshilluar ne hapat e pare te hapjes se nje blogu.

Keto tema jemi perpjekur ti mbledhim tek Albforumi (Keshilla per nje blog) por diskutime per to mund te gjeni dhe tek 2 forume webmasterash si Zeriyt.com dhe webmaster.al.