Si te fitohen para me rishitje domainesh .com

Tema me pak fjale: Domainet .com tregetohen cdo dite me vlera nga 12$ deri ne vlera teper te larta. Eshte e mundur te krijohet nje biznes i vogel me domaine qe rregjistrohen per 1-2$ fale kodeve te GoDaddy e me tej te tregetohen me shtrenjte.
com
Ashtu sic ka prona reale (shtepi, dyqane) qe shiten e tregetohen, ashtu ka dhe nje tregeti virtuale me “prona” virtuale. Nder pronat me te vlefshme jane domainet .com por dhe domain-hacks ku rol te rendesisshem luan dhe .al. Ndoshta ardhur koha qe te kemi te gjithe prona virtuale. Ca jane te vlefshme, e ca me me pak vlere.

.com vazhdon te jete domaini me i kerkuar. Cmimi i nje domaini .com varion tek rreth 10€ tek shumica e regjistrareve (dhe 15€ tek Host.al nese zgjidhni nje regjistrar lokal).

Vleren me te madhe tek domainet .com e kane:

  1. Domainet e shkurter
    1. Domainet 3 karaktere variojne nga disa mije ne disa qindra mije dollare
    2. Domainet me 4 karaktere variojne nga xx$ deri ne xxxxx$. Ketu bejne dallim domainet vetem karaktere, vetem shifror. Me pak vlere kane ato qe kane karaktere + shifra. Edhe me pak vlere kane ato qe kane vijezim ne mes.
  2. Domainet qe bazohen mbi fjale fjalori (kryesisht anglisht, por dhe gjuhe te huaja). Psh buy.com kushton jashtezakonisht shume pasi cdo kerkim fjalen buy do i jepte nje prioritet ketij domaini.
    1. Ketu bejne dallim dhe fjalet qe kane dy apo tre fjale fjalori te perziera bashke.

Interesante eshte qe ka mijera domaine qe skadojne cdo dite. Ka disa faqe qe listojne domaine qe skadojne dhe me e njohura eshte expireddomains.net. Listat e saj permbajne disa mijera domaine dhe eshte veshtire te gjenden domaine ne kategorite me siper.

Per kete mund te perdoren te tjera sherbime. Nje prej tyre creative-domains.com liston domaine nga expireddomains.net, por me perzgjedhje te domaineve te shkurter dhe domaineve qe bazohen ne fjale fjalori.
Keshtu: http://creative-domains.com/deleted-4-letter-com-domains/ liston domainet me gjatesi 4 qe mund te regjistrohen.

Godaddy ka shpeshhere nje liste me kupona zbritje. Po tek creative-domains.com ka nje liste me kupona te GoDaddy e mund te regjistrohen domaine me 1.4$ copa. Per dike fillestar qe ka kohe te shpenzoje ne internet, mundet te rregjistrohen mbi 50 domaine me 100$ dhe me tej te shpresohet te shiten 3-4 me cmim tek 25$ per te mbuluar shpenzimet dhe ka nje portofol tjeter pothuaj 50 domaine per te testuar nese shiten nje dite.
Kuptohet, procedura nuk eshte kaq e thjeshte dhe do shume durim e negocim (perndryshe do e benin te gjithe), por eshte nje menyre qe mund te funksionoje nese dikush ka kohe plot. Persona te ndryshem kane portofole prej mijera domainesh dhe mund te nxjerrin nje rroge normale.

Me interes jane dhe domain-hacks, ku ato .al kane shume vlere, por kjo mund te diskutohet ne nje teme tjeter.

Leave a Reply