Nje listë me SPAM që nuk vlen asgjë!

Shumë prej nesh janë të lodhur nga emailet reklamuese që po marrim nga  firmat shqiptare. Të verbëruar nga shifra si 100 000 emaile apo dhe me shumë, e vizionin e gabuar se një email do sjellë një klient, shumë firma shqiptare (e shpeshherë dhe politikanë) i jane drejtuar listave SPAM për të bërë reklamën e tyre të lirë.

Të kuptohemi, ka dhe lista emailesh që mund të jenë klientë të biznesit dhe është shumë e pranueshme që të njoftohen për produktin e ri, për uljen e cmimit apo për cdo informacion tjetër në lidhje me biznesin për të cilin kane shfaqur investim. Por t’u dërgosh njerëzve të panjohur, emailet e te cilëve i ke blerë nga nje 15 vjecar në një nga kafenetë e Tiranës apo Prishtinës është një biznes jo etik dhe rezultativ.

Për të bindur në faktin që listat SPAM janë të pavlera vjen në ndihmë dhe një blog i botuar nga një firmë që për biznes ka dërgimin e emaileve për biznese.

Grafiku i parë (Open Rate) që tregon statistika mbi “Hapjen e këtyre emaileve” për lexim tregon që normalisht emailet e bizneseve hapen në 25% të rasteve dhe kur janë SPAM injorohen tërësisht. Grafiku bazohet mbi korelacionin e listës te pastër me listën SPAM dhe ne rastin e një liste 100% me adresa të marra gjetkë, hapja e emailit është në zero.

Grafiku i dytë (Unsubscribe Rate) tregon varesine me c’regjistrimin nga keto lista ku duket sikur fatkeqesisht njerezit as nuk kane besim te c’regjistrohen (por kane besim te c’regjistrohen nga listat e pastra. Ndoshta kjo ndodh pasi ne castin qe c’regjistrohesh nga nje liste, dikush filtron emailin tend si ekzistues dhe te shton ne nje liste tjeter… ).

 

PublicListsStinko-672x672Grafiku i trete (Click Rate) Norma e Klikimeve tregon qe klikimet ne keto lista jane sic pritet prane zeros (megjithese interesante eshte dhe fakti qe dhe nga listat e biznesit, Norma e Klikimeve nuk eshte me e larte se 1.6%!??)

Grafiku i fundit (Complaint Rate) tregon Normen e Ankesave e cila gjen pikun ne listat SPAM (por tregon dhe nje ndjesi braktisje pas nje fare caku pasi eshte e kote dhe te ankohes). Nga grafiku i trete duhet kuptuar dhe anti-reklama qe i behet biznesit tuaj nese dergoni lista SPAM. Te gjithe e duam nje sherbim te mire, por nuk e duam nje tregetar qe te bezdis!

Do isha kurioz te dija nese dikush mund akoma t’i mendoje me vlere emailet SPAM, megjithate edhe nese dikush mendon qe ato emaile jane te vlefshme, mos harroni qe dergimi i emaileve SPAM eshte i denuar me ligj.

Ne Republiken e Shqiperise, nenet qe denojne SPAM: Rregulloret e Privatësisë dhe Komunikimeve Elektronike (direktivat), Ligji nr.9918 Neni 128 dhe Ligji nr.10 128.

Leave a Reply