Nese dhe une do e hackoja nje faqe qeveritare/ Si te parandalosh faqen qeveritare qe te hackohet

 

Sot ne mengjes gazetat (te pakten Tema dhe BW) kishin nga nje lajm mbi faqet e disa ministrive shqiptare te hackuara gjate nates nga disa djem ne emrin REDANONS _AL JUSTICE.

Lajmi i hackimit mbante peshe jo vetem per faktin qe faqet ishin hackuar por dhe per mesazhet politike aktiviste qe kishte te publikuar.(peticionin e gjeni ne fund te ketij shkrimi). Lajmin e gjeni tek BalkanWeb (ketu) dhe nese zhduket nga Balkan Web mund ta gjeni tek projekti yne per Arkiven Mediatike (ketu).

Fillimisht duhet te theksoj se personalisht jam kundra cdo nderhyrje te tille! Kjo jo vetem se eshte dicka qe denohet penalisht (a thu se ministrat e atyre faqeve duan t’ia dine per denime penale), por se eshte nje veprim etikisht jo i drejte!

Megjithate perballe frustrimit qytetar dhe neglizhences burokratike, e gjej kete forme proteste interesante sidomos duke pare se disa nga kerkesat jane teper realiste. Ndoshta heren tjeter qe hackojne nje faqe qeveritare keta djem e bejne sakte dhe rregullojne nja dy gjera sic i ka hije nje white-hacker. Nga perspektiva ime si qytetar, cfare do kisha deshire qe te ndryshonte.

stema-e-republikes-se-shqiperise
1. Kthimi i simboleve kombetare!

Shteti Shqiptar ka nje simbol kombetar te permendur ne kushtetute (Neni 14 i Kushtetutes per me sakte). Sado e padeshiruar te jete ajo shqiponje per syrin e nje artisti si Kryeministri yne, simbolet duhen respektuar ose duhet ndryshuar baza ligjore. Prandaj te dashur hackers, heren tjeter qe futeni ne faqe qeveritare… na riktheni ju lutem Shqiponjen qe kemi simbol te identitetit tone.

Neni 14

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

2. Kthimi i VKMve te vjetra

Supozojme qe arrini te hyni ne faqen e kryeministrit (qe eshte e programuar njesoj si faqet e tjera). Per disa qe kane respekt per ligjin dhe per standartet, faqja e vjeter trashegonte nje seri artikujsh dhe Vendimesh te Keshillit te Ministrave. Te gjitha keto u zhduken pa asnje respekt ne castin kur u prezantuan nderfaqet e reja dhe te me pyesesh mua eshte nje akt me kriminal se te vendosesh nje peticion ne faqe te pare.

Jam i sigurt qe diku ato VKMra jane. Nje kopje te vjeter te tyre mund t’ua jap dhe une.

3. Faqja zyrtare eshte zyrtare dhe jo reklame personale

Kur te futeni ne nje nga ato faqe, ju lutem ate linkun BLOG, mos e lini te perfundoje ne nje domain personal te Kryeministrit aktual, apo te ndonje ministri. Eshte jo serioze qe nje faqe qeveritare te lidhe me nje faqe private. Eshte fyese per nje popull qe te shohe se imazhi i nje personi eshte me i forte se imazhi i nje institucioni. Kjo mund te jete e vertete praktikisht, por te pakten per respekt na lini te besojme ne institucion dhe detyre e jo zoter te plotfuqishem.
Nese shihni nje blog apo nje link tek nje faqe personale jo qeveritare, ju lutem ndryshojeni linkun. Nje faqe humoristike apo nje faqe porno eshte me mire se nje faqe qe perzien njeriun me rolin.

security-shield

Tani per koleget e mi qe punojne ne anen tjeter te hackerave dhe perpiqen te mbrojne keto faqe!

Asgje nuk eshte e pathyeshme. Megjithate shume gjera jane te parandalueshme!

Kesaj rradhe mesazhin ua dhane disa djem nga tanet, por nese heren tjeter doni te mos beheni gazi i botes, atehere ju lutem konsideroni:

1. Gjithmone nje buxhet i vecante per sigurine e faqeve.

Ky buxhet duhet te mbuloje disa ore pune te stafit tuaj dedikuar sigurise, ose paguani nje kompani qe t’u kontrolloje vazhdimisht (cdo dite mundesisht faqen) per probleme sigurie.
Lereni buxhetin e vogel pasi po e ngritet, ujqerit korporativ do sulen dhe do ju nxijne shpirtin me burokracira, tenderin do e fitoje nipi 15 vjecar i deputetit dhe do jeni serish ne piken 1.

2. Mos merrni ne dorezim nje pune nese nuk eshte garantuar siguria

Ne zhvilluesit stresohemi shume per anen funksionale. Titullari shqetesohet per foton dhe CVne e tij, dikush per ngjyrat e faqes dhe IT duhet te shqetesohet per Sigurine! Mos merrni ne dore nje faqe nese nuk merrni dhe nje raport ku tregohet qe nje test penetrimi eshte kryer per faqen ne nje server testimi!!!

3. Kryeni vete ca teste pentrimi!

OWASP Zed Attack Proxy Project
OWASP Zed Attack Proxy Project

Nese mendoni qe duhet te jesh nje ekspert per te thyer nje faqe te programuar dobet, dijeni se e keni gabim. Shumepak prej djemve qe thyejne faqe sot eshte nje programues i vertete (dhe dashte Zoti te mos bini ne dore te programuesve qe dalin ne krahun e kundert). Ka shume mjete qe mund te perdorni per testim te faqes suaj dhe sic mund ta mendoni shume prej tyre jane te lira.

The Open Web Application Security Project (OWASP) eshte nje projekt qe te ofron mundesine e shkarkimit te nje tool qe te tregon si te skanoni faqen tuaj per probleme sigurie. Eshte i mirembajtur nga nje grup njerezish shume te afte dhe nese e testoni njehere ne jave ne faqen tuaj, do e beni gjumin e qete. Shkarkoni Zed Attack Proxy dhe jeni te nderuar e do e meritoni rrogen! Me pak kafene e me shume pune!

 

 

 

 

 

Nga eksperienca dhe per aq sa kam pare keto vite, faqet do “rregullohen”. Do vihen online dhe do harrohen te paarrnuara deri ne diten tjeter kur dikush tjeter do futet e do postoje nje tjeter mesazh!

 

Teksti me poshte eshte marre nga Gazeta Tema.
PETICIONI

SOT POTHUAJ TE GJITHA FAQET QEVERITARE JANE SULMUAR NGA REDANONS_AL!

NE MUND TE NA GJENI VETEM NE YOUTUBE “REDANONS_AL JUSTICE” DHE GOOGLE PLUS “REDANONS_AL JUSTICE” OSE DUKE NA KONTAKTUAR NE EMAIL: [email protected]

SE PARI DUAM TE UROJME FESTEN E BAJRAMIT TE GJITHE SHQIPTAREVE QOFSHIN KETA MUSLIMANE, BEKTASHINJ, KATOLIKE, ORTODOKSE, EVANGJELISTE ETJ SEPSE SHQIPTARET JANE TE GJITHE TE BASHKUAR NE RASTE TE TILLA!

ARSYEJA E KETIJ SULMI TE PERGJITHSHEM BEHET NE NJE KOHE KU KRYEMINISTRI DHE QEVERIA PO MUNDOHEN TE CENTRALIZOJNE TE GJITHE PUSHTETIN NE DUART E TYRE. KJO ESHTE E PAPRANUESHME SEPSE KJO QEVERI U KA BORXH SHQIPTAREVE BESIMIN. E GJITHE ADMINISTRATA DUHET TE JETE SHERBETORE E POPULLIT DHE JO ANASJELLTAS! PAKENAQESITE TONA LIDHEN ME KETO PIKAT E POSHTE PERMENDURA. GJITHASHTU ATY DO TE GJENI DHE MENDIMET TONA PERSA U PERKET DISA CESHTJEVE.

1. REFORMA NE ARSIM. ESHTE E PAPRANUESHME NJE REFORME E TILLE PER REALITETIN SHQIPTAR. E VETMJA GJE E MIRE E KESAJ ESHTE VENDOSJA E MESATARES. TE GJITHA TE TJERAT JANE TE PAPRANUESHME. TARIFAT PER NDJEKJEN E STUDIMEVE EDHE SOT JANE TE LARTA, JO ME TE KETE 2, 3 APO 4-FISHIM TE SAJ. JU ME TE VERTETE DEKLARONI SE GRUPE TE CAKTUARA DO TE KENE TARIFA ME TE ULETA APO FALAS, POR AJO PJESE E SHOQERISE ESHTE E VETMJA QE NUK E NDJEK SHKOLLEN E LARTE SEPSE U DUHET TE MBAJNE FAMILJET. NE KETE MENYRE DO TE BEHET NJE DIFERENCIM SHOQEROR KU SHTRESA E PASUR DO TE JETE E VETMJA QE DO TE PERBALLOJE SHKOLLIMIN. NESE ME TE VERTETE JENI PER TE ORIENTUAR NXENESIT NGA SHKOLLAT PROFESIONALE, ATEHERE VENDOSENI SI DETYRIM QE PERPOS DEGES QE STUDION NJE STUDENT, GJATE ATYRE 3 VITEVE TE MESOJE EDHE 1 PROFESION, ESHTE KAQ E LEHTE, POR ME DUKET SE DONI TA LINI POPULLIN INJORANT QE JU TE VAZHDONI ME PISLLEQET TUAJA TE PASHQETESUAR. PRANDAJ FTOJME TE GJITHE STUDENTET DHE GJIMNAZISTET TE MOS HESHTIN ME, POR TE NGRIHEN NE PROTESTA NE TE GJITHE VENDIN, TU TREGOJME SE ME TE ARDHMEN TONE NUK DUHET TE LUHET. VEPRIME TE TJERA TE NEVOJSHME: TI HIQET AUTONOMIA UNIVERSITETEVE, TE BEHEN TESTE VLERESIMI PER CDO PEDAGOG NE FUSHAT E TYRE NE QENDRA TE POSACME NE KRYEQYTET, TE LIMITOHET QENDRIMI I REKTORIT NE JO ME SHUME SE 4 VITE DHE DEKANIT JO ME SHUME SE 8 VITE. TE BEHEN TESTE PRANIMI TE CENTRALIZUARA PER CDO APLIKANT PER PEDAGOG NE UNIVERSITETET SHTETERORE. GJITHASHTU, TESTIMET TE PERFSHIJNE EDHE AFTESITE KOMUNIKUESE DHE DIDAKTIKE ME ZE TE KETYRE PEDAGOGEVE NE SEANCA 30 MINUTESHE.

2. ME 22/05/2014, ELISA SPIROPALI, DREJTORESHë E PëRGJITHSHME E DOGANAVE DEKLARONTE ME PLOT KRENARI SE JANE ASGJESUAR 4425 COPA MALLRASH, KEPUCE, BLUZA SPORTIVE ETJ. ME ARSYETIMIN SE ISHIN TE FALSIFIKUARA. PERSE KETO MALLRA NE VEND QE TE ASGJESOHESHIN, PERSE NUK IU SHPERNDAHEN NJEREZVE NE NEVOJE. NESE LIGJI E NDALON NJE GJE TE TILLE, ATEHERE MERRNI MASA DHE BENI AMENDAMENTET E NEVOJSHME DUKE IU SHERBYER TE VARFERVE E JO TE BENI DEBATE NE SEANCA SESI TE FITONI SA ME SHUME FUQI.

3. PR/LIGJI PER REGJISTRIMIN E NUMRAVE IMEI TE CELULAREVE TE HIDHET POSHTE. EDVIN RAMA DO TE BEHET BIG BROTHER I SHQIPTAREVE, POR NUK DO TJA LEJOJME. NESE NJE LIGJ I TILLE APROVOHET, FTOJME TE GJITHE QYTETARET TE HEDHIN NE KOSH CELULARET E TYRE, PASI DO TE JETE E VETMJA MENYRE QE BISEDAT TUAJA TE JENE PRIVATE.

4. SHPERNDARJA E INFORMACIONEVE TE RREME PERMES MEDIAVE TE KONTROLLUARA NGA PS. SHQIPTARE, KUJDES NGA AJO CFARE DEGJONI NE MEDIA, BESONI VETEM KUR MINISTRAT TI THONE ME GOJEN E TYRE ATO QE DEGJOJME NE MEDIA SE GJOJA KANE THENE KESHTU APO ASHTU

5. DREJTESIA SHQIPTARE ESHTE TOTALISHT JASHTE KONTROLLI. MEGJITHESE PUSHTETI GJYQESOR ESHTE DHE DUHET TE JETE I PAVARUR, AI KA DALE NGA BINARET. FTOJME QE GJYQESORIN SHQIPTAR TE BEHET I VARUR NGA BE PER SHEMBULL DUKE MARRE SHEMBULLIN E EULEX. JEMI TE SIGURT SE NESE DO TE BEHEJ NJE REFERENDUM PER KETE CESHTJE MBI 75% E POPULLSISE DO TE ISHTE PRO.

6. KRYEMINISTRI I SHQIPERISE TE NDALOJE MENJEHERE CDO PERPJEKJE PER TE MARRE KOMPETENCAT E PRESIDENTIT. ESHTE E PAPRANUESHME DHE SHUME E CUDITSHME KJO URI E MADHE E TIJA.

7. TE BEHEN AMENDAMENTET E NEVOJSHME NE TAKSIMIN E PAGAVE PER TE MOS U LENE VEND ABUZUESVE SI SHEMBULLI QE DO TJU PARAQESIM ME POSHTE. NGA EMAIL-I PERSONAL I ALBANA CAUSHI: ALBANA CAUSHI DHE SHEFJA E SAJ LELJA NGA BOSNJA E HERCEGOVINA BASHKEBISEDOJNE SESI TE MUND TE PERFITOJNE NGA SHTETI SHQIPTAR DUKE BERE PUNONJESIT E TYRE TE NENSHKRUAJNE KONTRATA PUNESIMI NE MENYRE QE TE MARRIN PAGA 1 HERE NE 3 MUAJ DUKE I SHKAKTUAR DEM SHTETIT SHQIPTAR NE TAKSA DUKE LLOGARITUR MENYREN E RE TE TAKSIMIT QE KA HYRE NE FUQI NE 1 JANAR TE KETIJ VITI. ALBANA CAUSHI I JEPTE ME SHEMBUJ SHEFES SE SAJ SESI MUND TE KURSENIN 100000 L/PERSON DUKE BERE KETE MANOVER. EKONOMISTET DO TE MUND TA KUPTOJNE ME MIRE.

8. TE FILLOJNE PROCEDIMET PENALE NDAJ TE GJITHE ZYRTAREVE TE QEVERISE SE KALUAR QE KANE SHKELE LIGJET. TE FILLOJE NDJEKJA DHE HETIMI I PASURISE I SHTETASIT GEZIM KALAJA, KREU I SINDIKATAVE Të PAVARURA. TE BEHEN AUDITE TE IMTESISHME NE TE GJITHE SHQIPERINE PER SHPENZIMET E FONDEVE. TE SHIKOHEN ME IMTESI TE GJITHA SHPENZIMET. PO SIKUR TJU THEMI SE EKZISTON NJE FURGON I VJETER I BLERE NGA NJE DREJTORI PER VLEREN E 10 MILION LEKE TE REJA. KETE INFORMACION E KEMI NGA NJE QYTETAR I SHQETESUAR I NJE QYTETI TE SHQIPERISE. KESHTU PO SHOHIM EDHE SE SI I HETONI ANKESAT JUVE. NE KEMI EDHE DOKUMENTACIONIN E PLOTE TE AKT BLERJES TE KETIJ FURGONI ME TAKSAT E SHQIPTARVE DHE NE RAST TE MOS ZBULIMIT DO TA BEJME PUBLIKE NE NJE SULM TJETER.

9. TE PUSHOHEN NGA PUNA TE GJITHE TE PAAFTIT E AKSHI-T. NUK JANE NE GJENDJE TE OFROJNE SIGURI PER ASGJE. NE LISTEN TONE TE VIDEOVE DO TE MUND TE SHIHNI DHE TE GJITHA INFORMACIONET E INFRASTRUKTURES TE SHTETIT TONE, SPECIFIKA QE DUHEJ TE ISHIN SEKRETE, POR QE ISHIN VENDOSUR NE NJE SERVER TE PASIGURT TE AKSHI. ATA E MARRIN PAGEN KOT.

10. TE MOS KETE PAZARE ME NDRYSHIMIN E CMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE, JEMI DAKORT QE TE KETE VETEM NJE TARIFE, POR QE AJO TARIFE E VETME TE JETE CMIMI I TARIFES SE PARE AKTUALE DERI NE 300 KW, FUNDJA FUNDIT I GJITHE KY SISTEM ELEKTRIK ESHTE MUNDI I KETIJ POPULLI.

11. TE HIQET NGA FJALORI I QEVERISE “KRIMET E KOMUNIZMIT” NESE NUK DO TE KETE VEPRIME KONKRETE SEPSE PO MARRIM SHEMBULLIN E QEVERIVE TE KALUARA, ATA KANE DENUAR SIMBOLET JO TE GJALLA SI BUSTE ETJ. DUKE I SHKATERRUAR APO I HEQUR DHE NUK DENUAN NJEREZIT QE E BENE DIKTATUREN TE JETONTE.

12. TE PUBLIKOHEN INFORMACIONET MBI RTSH(RADIO TELEVIZIONIN SHQIPTAR), PARATE QE GRUMBULLOHEN NGA TAKSAT TONA, SA % MERR RTSH DHE SA % SHKON NE ARKEN E SHTETIT. FITIMET E KETIJ TELEVIZIONI NGA REKLAMAT APO MENYRAT E TJERA FITIMPRURESE NESE KA DHE SHPENZIMET DUKE PERFSHIRE TE GJITHA ZERAT E MUNDSHEM DHE PERSA I PERKET ZERIT TE PAGES SE PUNONJESVE TE JENE TE NDARA SPECIFIKISHT ME EMRA DHE MBIEMRA TE GJITHE PUNONJESIT QE PAGUHEN DHE SA PAGUHEN NGA PARATE TONA SI DHE ROLET QE LUAJNE NE KETE TELEVIZOR. TE FILLOJNE PUSHIMET NGA PUNA TE ATYRE QE MARRIN RROGEN PLOT E TE PUNESOHEN ME SHUME PUNONJES SI GAZETARJA E EMISIONIT TE MENGJESIT

13. TE ULET PAGA ME 50% E TE GJITHE DEPUTETEVE, (KR)MINISTR(IT)AVE DHE ZV/MINISTRAVE TE CILET KANE TE PAKTEN 1 BIZNES TE MADH OSE KANE TE DEKLARUAR PASURI MONETARE DHE TE PATUNDSHME QE KAPIN NJE SHIFER TE CAKTUAR E CILA ESHTE TEPER E LARTE, NUK BESOJ SE DO TIA NDIEJNE MUNGESEN. “SHERBETORET NUK DUHET TE PAGUHEN ME SHUME SE TE ZOTET”.

Leave a Reply