Interneti i Sigurte

Pata mundesine te ndiqja dje nepermjet TV Ora News nje bisede me temen “Interneti i Sigurte”. Gazetarja kishte ftuar nje panel shume interesant te ftuarish. Duke mos u ndaluar individualisht tek secili prej tyre, po u referohem me role. Pra paneli i te ftuarve mbulonte ShoqerineCivile, Akademine, Qeverine dhe TeDrejtatEAutorit. Per ata qe i ndjekin paksa lajmet teknologjike ne Shqiperi, para pak ditesh Ministria e Inovacionit shpalli diten e Internetit te Sigurte. Duke marre shkas pikerisht nga kjo ngjarje, po prisja qe emisioni te shkelqente duke diskutuar probleme te sigurise se Internetit shqiptar por tani qe e shoh me qetesi se cfare ndodhi dhe rolet qe permenda me siper, gjithcka duket e qarte.

Biseden e nisi ShoqeriaCivile qe beri nje pershkrim teorik te Internetit te Sigurte qe fillonte ne nje perceptim idealist te politikave te internetit. TeDrejtatEAutorit preken kalimthi ndeshkimin qe duhet bere per abuzimet me internetin e qe duhet te jene si ato te jetes reale (po vodhe nje CD fizike eshte njesoj si te vjedhesh permbajtjen e nje CDje online). Akademia foli per mundesite e sigurimit te internetit, ndersa Qeveria foli per reklamen qe kishte bere per diten e Internetit te Sigurte. Kur ShoqeriaCivilie pyeti se cfare u be realisht per diten e Internetit te Sigurte, Qeveria u pergjigje qe u nxorren nje grup 10 keshillat qe ishin, 1)Mos perdorimi i te dhenave reale ne internet, 2) Perdorimi i Nofkave ne internet dhe ca te dhena te tjera qe nuk i mbante mend t’i rendiste. (Sigurisht e dashur Qeveri!)

Pas reklamave te para e te dyta, e pasi e diskutuan dhe e bene cope temen qe Shqiperia ka kompjutera dhe ne shkollat e Pukes (ku nuk ka as dru te ngrohen ne dimer) ShoqeriaCivile filloi te nxjerre koken ne disa tema shume interesante qe duhet te merrnin pergjigje. Pyetjet ishin 2 kryesore. 1: Cfare po behet me pornografine (aktive dhe pasive) dhe moshat e vogla, dhe 2: Cfare masash praktike ligjore ka marre Qeveria ndaj abuzimeve qe jane verejtur ne keto vite me sigurine ne internet (u permenden emailet e vjedhur te keshilltares se KM, fjalekalimet e vjedhura neper internet kafe e te tjera gjera).

Problemi kryesor me shoqerine shqiptare dhe “Internetin”, ashtu si dhe me shume dukuri te tjera eshte fakti qe ne si shoqeri u perplasem shume shpejt dhe ishim te papergatitur per kete dukuri. Prinderit shqiptare (edhe te tjere ne fakt) duke mos e kuptuar informacionin qe qarkullon ne internet lejuan femijet e tyre te benin cfare te donin (mjafton qe te mos u cajne koken kur shohin ndeshjet e Champions League ne darke). Femijet shqiptare perplasen me materiale pornografike ne Shqiperi qe ne moshen 12 vjec! E askush nuk e ka ngritur si problem deri me sot!!! Ne Shqiperi po iu thuren elozhe kalamajve qe sulmojne faqe serbe, (e serbet me te njejten monedhe kthejne pergjigje) e nuk dime nje rast qe te kete nje arrest apo nje veprim aktiv. E Qeveria del ne televizor e flet per Internet te Sigurte!

Kuptohet emisioni vazhdoi me pak sherr-lezeti mes ShoqeriseCivile qe e beri mire punen e saj ne kete rast duke i kerkuar llogari nje me nje Qeverise se cfare masash ka marre per Internet te Sigurte, por sic kuptohet Qeveria u pergjigj me pyetje standarte si Ka nje zyre per kete, ka nje etik per kete, ka nje gjykate per ate… Akademia fliste percart per zgjidhje e teori qe i kishte pare kur po bente Doktoraturen ne Amerike, e TeDrejtatEAutorit me kembet ne toke kerkonte pak me shume vemendje ndaj vetes.

Ne fund te emisionit si shpeshhere, as u fitua gje, e as u be gje per Internetin e Sigurte.

Cfare duhet bere!?

Qeveria fillimisht duhet te vendose njerez te afte ta perfaqesojne. Me palluqe e qofte zyrash nuk behet shtet i se drejtes! ShoqeriaCivile kuptohet duhet te perpiqet te beje ate qe nuk po ben Qeveria se per te bindur Qeverine e kalbur eshte e pamundur. Akademia duhet te ndihmoje teorikisht e te bashkepunoje si me Qeverine per ta ngucur, e ashtu dhe me ShoqerineCivile. TeDrejtatEAutorit duhet te jene sponsori i te gjithe kesaj levizje.
Praktikisht … pas nje viti do bejme nje tjeter dite Interneti te Sigurte e une do bej copy paste te njejtin blog-post.

3 Replies to “Interneti i Sigurte”

  1. Mandi, faleminderit per artikullin!
    Ditta dites “Interneti i Sigurte” do jete nje problematike akoma me shume aktuale ne Shqiperi duke pare qe ne menyre te paevitueshme perdorimi i Internetit do rritet dhe do futet ne te gjitha strukturat, bizneset, jeten e perditshme.

    Sdq, une jam i mendimit qe ne mund te perfitojme nga rasti (i te qenit, ndoshta, nje nga vendet e fundit te “perendimit” qe digjitalizohemi) per te bere dicka ndryshe. Jo medoemos sic eshte formula baze, pra, ajo qe propozon ti.

    Me ke dakort per personelin e kualifikuar, behet fjale per nje teme shume delikate e cila sic kemi pare eshte shume aktuale dhe kerkon eksperte te fushes dhe dedikim.

    Ajo qe une kundershtoj eshte “Sponsorizimi”, nuk shikoj se si privati mund te shikoje interesin me te mire te pubilkut, (te kuptohemi, nuk kundershtoj faktin e te pasurit te nje legjislacioni qe rregullon te drejten e Autorit, ate e kemi dhe ndoshta duhet reformuar http://www.aqshf.gov.al/pdf/drejta_autorit.pdf ). Thjesht mendoj se nje rregullim i tille nuk duhet te behet me “leket e kesaj industrie” nuk do ishte etike.

  2. Ekipsi te flm per komentin.
    Besoj se ke me shume eksperience se une ne kete teme per hir te profesionit tend, por me behet qejfi qe jemi dakort parimisht.

    Ndersa termi “sponsorizim” nuk duhet pare vetem financiarisht, por dhe si mbeshtetje. Te mos harrojme qe Shoqeria Civile eshte jo fitimprurese, Akademia e varur nga Qeveria dhe ne nje situate te nje rrethi te tille, duhet qe dhe vete “industria” te kontribuoje per nje internet me te sigurte.

    Ne aspektin me siper TeDrejtatEAutorit jane pare si Industri, por realisht nje pune me te madhe duhet te bejne ISPte, Faqet e medha etj qe te rrisin besimin dhe kulturen e perdorimit te nje interneti te sigurte.

Leave a Reply