Trendi i ri i rrjeteve shoqerore (soci.al) ne domainet .al

Logo LivingSociAl
Logo LivingSociAl

Megjithese duket gjithcka e qete, ka disa lajme qe nuk duhet te kalohen pa u vene re ne domainet .al. Mesa duket domain-hacket po zbarkojne shpejt e pa bere ze ne zonen .al. Ndryshimet e fundit kane te bejne me disa lajme te pakonfirmuara mbi shitjen e disa domaineve sociale per shifra me te vertete te respektueshme.

Keshtu, para ca kohesh sherbimi livingsocial.com mori ne pronesi dhe domainin livingsoci.al per nje shume prej 8000€ (lajmi eshte teresisht i pakonfirmuar, por i njoftuar verbalisht). Pas shitjes se social.com, nje tjeter domain shqiptar; soci.al nderron pronesi drejt nje bleresi qe perdor sherbimin e MarkMonitor dhe qe dihet qe eshte nje sherbim i perdorur nga gjigandet e internetit.

Se fundmi, Sim City vendos te krijoje nje loje ne rrjete shoqerore dhe domaini simcitysoci.al bllokohet nga nje bleres i panjohur.

Zona .al eshte zona e dyte ne bote me e pasur per domaine hack (pas Nigerise) dhe Xona.com liston rreth 14000 domaine hack nen .al. Megjithate duket sikur domainet me te suksesshme hack jane ato te rrjeteve shoqerore duke respektuar moden e castit. Domainet e tjere potencial si payp.al, herb.al, medic.al e te ngjashem duhet te presin castin e duhur per te pasur vlere te respektueshme.

8 Replies to “Trendi i ri i rrjeteve shoqerore (soci.al) ne domainet .al”

  1. Hacks perdoren tani nga keta companite e reja (shiko yCombinator p.sh) sepse nuk duan ose nuk kane para per nje emer te mire.

    Shikoj shume me .io nga te tjerat sepse ose shiten shpejt si kompani ose falimentojne. Shumica shiten si “talent acquisition,” kur blehet kompanine sepse ka programerise te mire, asgje tjeter.

    Po eshte bast, rregjistro 100 dhe me nje fiton sa per 1000, ndoshta. Duhet patur parasysh qe $50K ose $100k jane si nje kafe e jona per shume kompani. E blejne the hack-un, just in case, sa per te mos ja lene dikuj tjeter qe mund tu prishe pune.

    Sa per trademarka per mendimin tim eshte hile e vjeter, mund te fitosh po edhe te del nje qe te nxin jeten, pendohesh qe i ke hyre asaj pune.

    Armand, postoje kesi mesazesh ne “Domaining” forums, jepu ide 🙂

Leave a Reply