Cudira shqiptare ne IT – Mail Servera brenda firewallit

Te gjithe kemi mesuar avash avash, por ka gabime te medha nga IT ne pozita te vogla por ka dhe raste te tjera. Para se ta coj me tej shkrimin duhet te sqaroj qe me IT quaj nje person i cili merr persiper te garantoje strukturen teknologjike ne nje ambient. Nje IT eshte nje programues, nese i kerkohet te programoje dicka, nje system administrator, nese i kerkohet te konfiguroje nje rrjet, apo nje elektricist qe do shtroje disa kabllo per te lidhur nje rrjet. E rendesisshme eshte qe IT te kuptoje cfare po ben dhe se si sistemi qe ai po miremban integrohet me boten reale pertej dhomes se ngushte ku po punon  …

Ne IT ka shpeshhere gabime, ne fund te fundit te gjithe gabojme dhe me thene te drejten gjerat kryesore qe mesojme i mesojme duke gabuar. Megjithate ka vende ku gabimet tolerohen dhe vende te tjera ku nuk mund te tolerohen. Psh nese une ngre nje rrjet ne shtepi per te fikur dhe ndezur televizotin nga dhoma e gjumit, dhe rrjeti lejon dhe komshiun tim qe merr internet nga i njejti Wireless, atehere gabimi nuk eshte shume i madh. Nga ana tjeter ka vende ku gabimet nuk mund te tolerohen. Vende te tilla jane ambientet serioze, ambientet ku ka shume leke e me rradhe.

Para 2 javesh ndodh nje problem me nje klient te sherbimit te hostit (www.host.al) qe ankohet se dergon emaile tek nje adrese por emailet nuk arrijne! Nje nga koleget ma kalon si problem shume i shqetesuar bashke me informacionin me poshte:

Qe nga e premtja nuk mundemi te dergojme email tek *@XXXbank.com.al. Email-et nuk me kthehen mbrapsh dhe ne XXXbank nuk shkojne. Sapo fola edhe me IT e XXXbank dhe me thote qe tek log-s e domain te tyre nuk vjen asnje email nga kompania jone. Gjithashtu sot nje email eshte derguar nga XXXbank tek domainiim.al me sukses. A mund te verfikosh dot ne shell nese behet mos ka ndonje problem me dns lookup ose dicka e tille. IT i XXXbank me siguroi qe domainim.al nuk eshte ne blacklist ne domain e tyre. Te lutem me ndihmo sepse kemi korespondece te vazhdueshme me XXXbank.

Nje verifikim i shkurter dhe pashe qe IPte e Mailserverit te tyre nuk aksesoheshin nga serveri yne. Me shume mundesi nje problem routimi ne AlbTelekom ose nje bllok ne Firewall. Kontrolloj me tej dhe IPte e regjistruara nen AlbTelekom nuk marrin asnje trafik nga asnje vend ne Gjermani, as ne Amerike, e nga askund!

C:\Users\abrahaj>tracert 217.24.241.132

Routenverfolgung zu mail.unionbank.al [217.24.241.132] über maximal 30 Abschnit
e:

1     1 ms    <1 ms    <1 ms  rtog.rz.fh-offenburg.de [141.79.160.254]
2    <1 ms    <1 ms    <1 ms  193.197.62.129
3     1 ms     1 ms     1 ms  Karlsruhe1.belwue.de [129.143.1.189]
4     3 ms     2 ms     2 ms  Mannheim1.belwue.de [129.143.1.174]
5     3 ms     4 ms     3 ms  Frankfurt1.belwue.de [129.143.1.22]
6     5 ms     5 ms     5 ms  gig1-1-0-cr01.fra.oteglobe.net [80.81.192.207]
7    54 ms    53 ms    75 ms  62.75.4.137
8    45 ms    45 ms    46 ms  62.75.4.130
9     *       71 ms    70 ms  62.75.3.30
10     *       61 ms    63 ms  telecomalbania-customerside-tirana1.al [217.24.
40.2]
11     *        *        *     Zeitüberschreitung der Anforderung.
12     *        *        *     Zeitüberschreitung der Anforderung.
13     *        *        *     Zeitüberschreitung der Anforderung.

Marr ne telefon ne AlbTelekom dhe sqaroj problemin. Nga ana tjeter nje teknik qe e kam degjuar me emer qe eshte shume i afte, por i mbytur me 100 pune si te gjithe njerezit e afte ne Shqiperi. I shpjegoj problemin, i them se i kam nisur dhe nje email me logs dhe qe po pres te bejne dicka.

Pas ca ditesh marr serish ne telefon te njejtin teknik, i shpjegoj serish problemin dhe i them qe eshte ne dem te AlbTelekom nese ka probleme te tilla. Me kerkon t’i rinis emailin dhe premton se do merret!

Pas nje jave asnje ndryshim dhe filloj te kontrolloj me tej. IPja eshte me verte e regjistruar nen AlbTelekom, por mesa duket nje tjeter operator perdorka IPte e AlbTelekom (pa vendosur informacion publik mbi IPte). Operatori i ri eshte nje kompani e specializuar per te ofruar sherbim per Bastore, Banka e te tjera aktivitete. Per t’i rene shkurt, nje kompani teper serioze qe sigurine e ka ne plan te pare.

Mesa duket IT tek operatori ka bllokuar IPte e Bankes XXX dhe mailserveri i tyre nuk eshte i aksesueshem nga asnje vend. Nderkohe IT tek Banka thote qe nuk ka logs tek serveri per emaile te ardhura nga jashte, dhe pa dyshim nuk ka asnje email te ardhur fare nga jashte. Persa kohe emailet ju punojne brenda rrjetit tuaj jeni ne rregull, per te kontaktuar me boten, mund te perdorni yahoo, gmail ose dhe @facebook se shpejti.

4 Replies to “Cudira shqiptare ne IT – Mail Servera brenda firewallit”

  1. 1 ms <1 ms <1 ms ||| me falni , cfare eshte kjo njesia " ms " ,,, se e kam hasur shume shpesh . psh tek speedtest.net eshte pingu (qe prape nuk ia kam idene se cfare eshte) dhe pasi testohet pingu jep nje vlere , psh 45ms …. a mund te ma shpjegoje dikush se cfare eshte kjo ??? Flm

Leave a Reply