Krijo nje mini Whois per domainet .al

(Scripti me poshte jep informacion per cdo domain, jo vetem per ata ne zonen .al, por meqe audienca e ketij blogu jane shqiptare, atehere po i adresohemi domaineve .al)

Nje miku im me pyeti ne mund te kishte nje whois te thjeshte per nje faqe te tijen personale. Whoisin donte ta perdoret per domainet .al dhe ne mungese te nje whoisi zyrtar per .al, i nevojitej dicka e thjeshte qe te pyete ne ekzistojne nameserverat e nje domaini dhe nese nuk ekzistojne atehere te ktheje pergjigje qe domaini eshte i lire.

Sic kam permendur ne nje shkrim tjeter, ka nje whois per domainet .al qe eshte jo -zyrtar dhe mund te adresohet me ‘whois -h whois.host.al emerdomaini.al’ nga cdo sistemi linuxi. Whoisi me siper te kthen pergjigje per domainet e zene dhe disa domaine qe jane ne procesim.

Per cdo njeri qe do nje strukture te thjeshte per ta integruar ne faqe, kodi eshte si me poshte:

if (isset($_GET["domain"]))
	$domain = parse_url($_GET["domain"]);
else
	$domain = "host.al";

if(checkdnsrr($domain,"NS")){
    echo "Domaini $domain eshte i rregjistruar
";
    $result = dns_get_record($domain, NS, $authns, $addtl);
    foreach ($authns as $nsrec){
    	echo $nsrec["target"]."
";
    }
}else{
	echo "Domaini rezulton te jete i lire per regjistrim";
}

Kodi me siper do jape si rezultat nameserverat e domainit te kerkuar nese ai rezulton i regjistruar, ose nje informacion qe domaini eshte i lire nese nuk gjendet rekord per ate domain.

Scripti me siper funksionon mbi Linux dhe informacionin per domainet e merr duke pyetur nameserverat lokal.

4 Replies to “Krijo nje mini Whois per domainet .al”

Leave a Reply