Perdorues Interneti ne Shqiperi

Shpeshhere ka pyetje dhe interes mbi numrin e Shqiptareve qe kane qasje ne Internet. Numri i shqiptareve ne internet dhe zonat nga keta perdorues vijne percaktonte direkt dhe faqen me me shume trafik ne Shqiperi (shih nje nga artikujt e meparshem). Nga statistikat e gjithaandeshje duket sikur shqiptaret ne zonen e Dardanise (Kosoves) kane me shume qasje ne internet se perdoruesit brenda republikes se Shqiperis.

Per te mbeshtetur nje hamendje duhen te dhena dhe arrita te mbledh disa artikuj qe japin nje pamje te pergjithshme te numrit te perdoruesve te internetit ne republiken e Shqiperise. Fatkeqesisht shifrat nuk jane akoma te sakta, por AKEP perllogarit nje numer tek 80000-90 000 perdorues ne lidhje internet fiks (ADSL, leased e te ngjashme). Me shume informacion te detajuar gjendet tek ky artikull: “Numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare.” Ne kete cast po perpiqemi te gjejme informacion mbi numrin e real apo te perafruar te perdoruesve te Internetit ne Kosove, dhe nese dikush ka informacione qe mund t’i ndante dhe t’i botonim per te gjithe, eshte i lutur te kontaktoje.

Gjate kerkimit mbi numrin e perdoruesve te internetit, hasa ne disa informacione mbi perdoruesit e telefonise fikse dhe asaj celulare ne Shqiperi.

Nese dikush eshte i interesuar, mund te lexoje me gjeresisht:

Te dy artikujt permbajne disa statistika interesante, pershembull numri i pajtimtareve dhe norma e fitimit per AMC dhe Vodafone ka qene gjate gjithe ketyre viteve e perafert 🙂 Ne nuk kemi komentuar mbi kete gje, por grafiket e tregojne qarte!

Nese jeni te interesuar per artikuj te tjere mbi Teknologjite e Informacionit ne Shqiperi, vizitoni seksionin tone me informacione te tilla tek Shqiperia.com

Numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare.