Tregetim domainesh .al

Domain Trade @ Host.al

Me uljen drastike te domaineve .al ka goxha interes dhe rritje te perceptimit mbi tregetimin e ketij domaini. Vetem ne 10 ditet e fundit tek Host.al kemi procesuar rreth 500 porosi per support ne regjistrim te domaineve .al. Eshte e qarte qe shumica e ketyre domaineve nuk po regjistrohet me qellime perdorimi personal, por per t’i tregetuar dhe per te nxjerr nje fitim nga “Pronat e patundshme” virtuale.
Per te lehtesuar dhe per te orientuar mbi cmimet qe kerkohen per disa nga domainet .al, por dhe per te krijuar nje ide mbi domainet e ofruar, ne po mundesojme nje platforme Tregetimi Domainesh (Domain Trade) nen adresen http://www.host.al/domain-trade/.

Platforma eshte lene anglisht per te terhequr dhe interesin e personave qe nuk jane shqipfoles dhe duke pasur parasysh qe te gjithe webmasterat tane flasin shume mire anglisht.  Regjistrimi dhe vendosja per shitje e domaineve eshte teresisht falas.
Pervec shitje se domaineve eshte menduar dhe per te ofruar nje mundesi per shitje websitesh qe jane aktiv. Webmasterat qe kane punuar per nje faqe, mund ta ofrojne ate lehtesisht per shitje nepermjet te njejtes platforme.

Ju mirepresim te vendosni cdo domain qe keni per shitje (edhe .com e te ngjashem) dhe te njoftoni ne forume ku jeni anetare ne menyre qe domainet tuaja te kene me shume mundesi shitje.

6 Replies to “Tregetim domainesh .al”

Leave a Reply