Presionet per censure ne Shqiperi

po ju coj nje mesazh paralajmerus miqesor ne lidhje me lajmin e dt…

Keshtu fillonte nje nga emailet e atyre qe kerkojne te heqin nje emer te cituar ne mediat lokale dhe te arkivuara ne seksionin e infoarkives. Sigurisht lajmet nuk jane nje gabim i stafit tone, ne nuk i prodhojme ato, por i publikojme duke shenuar gjithmone burimin dhe kur ekziston ende, dhe linkun origjinal.  E kuptoj qe cdokush do donte te hiqte emrin nga lista e zeze qe ngelet perjete, por sic pershkruan Indrit Maraku mbi kete teme, rruga e sakte eshte nje pergenjeshtrim mediatik! Teknikisht ne mund te lidhim artikujt me pergenjeshtrimin dhe me nje njoftim.

Nje shkrim me te rafinuar mbi kete teme mund te lexoni tek ky artikull: “Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com”

15 Replies to “Presionet per censure ne Shqiperi”

  1. Armand, eshte nje beteje qe ne fund do ta humbish. Ne radhe te pare ne Gjermani p.sh pas disa kohesh media nuk mund ta publikoje emrin e kriminelit http://www.guardian.co.uk/technology/2009/nov/13/wikipedia-sued-privacy-claim keshtu qe Evropa ndryshon shume me Ameriken dhe si dihet se si Shqiperia ece ne kete rruge.

    E dyta, do te marrish aq shume ‘kerkesa’ sa s’ke rruge po te dorezohesh. Ligji nuk ka rendesi sic e din se po ju mbush mendja dikuj, e njeh mentalitetin e Shqiptarit.

    E treta, sic e din standartet e mediave ne Shqiperi jane shume te ulta, dhe emra te pafajshem permenden ne gazeta per arsye politike, gje qe u cenon karakterin per jete. Perseritja e nje genjeshtre te ben te fajtor edhe ne ligj, vecanerisht kur ai tjetri te njofton. Po qe genjeshter, c’te beje personi kur gazeta originale se ka te botuar me?

  2. @Landi, si gjithmone i vleresoj komentet e tua! Kisha degjuar per nje rast kur dikush kerkonte te fshihej emri nga Wikipedia, por nuk i kisha kushtuar vemendje.

    Te flm per linkun.

Leave a Reply