Gazeta Shqip- Faqe e re web, serish nje zhdukje arkive

Gazeta Shqip

Eshte interesante sa here mund ti kthehesh te njejtit “gabim” te “webmasterave” te rinj shqiptar ne internet. Para ca kohesh BalkanWeb ndryshoi faqen e saj web dhe me ndryshimin e bere, arkiva e vjeter u zhduk nga qarkullimi.

Tek shkrimin: Balkanweb.com ku e ke arkiven? u diskutua perdisa dite mbi kete problem dhe Ersi nga stafi i kesaj gazete u tregua pozitiv ndaj shqetesimit te injorimit te arkivave duke e riktheu arkiven online!

Gazeta Shqip, pjese e te njejtit grup si Top-Channel e Digitalb, pak me shume se 2 muaj nga kjo ngjarje,  ndryshon “pamjen” e saj ne internet, duke injoruar teresisht punen dhe informacionin e vjeter qe gjendej ne kete faqe. Aktualisht nese deshiron te gjesh nje lajm te vjeter te botuar ne kete gazete mund ta gjesh vetem ne kujtesen e perkohshme te Google (cache), apo tek Infoarkiva.

Nuk po shprehem i irrituar kesaj rradhe pasi tashme kjo qenka normale (Koha Jone, Korrieri, BalkanWeb e ndonje tjeter kane bere te njejtin gabim me pare). Kane ngelur pak gazeta qe ruajne informacionin e vjeter, por jam i sigurt se dhe ato do bien ne te njejten gracke si mediat e tjera (ose kane rene ne kete gracke dhe une e te tjere as e kemi vene re).

Nuk po ndalem serish ne rendesine e informacionit te vjeter dhe vleren e vertete te nje faqeje mediatike. Megjithate me vjen keq qe shoh media kaq serioze ne staf dhe informacion qe behen pre e gabimeve foshnjarake. Pershembull: Nje faqe eshte e rendesisshme te hostohet mbi nje Domain dhe jo mbi nje IP!

Aktualisht cdokush qe hap domainin www.gazeta-shqip.com sot per sot (duke filluar qe nga 28 Dhjetor 2009), do te forwardohet ne nje IP.

Eshte normale qe kalimi i nje faqeje te vjeter, ne nje faqe te re ka nje cast tranzicioni. Ky tranzicion fillon me ideimin, programimin, testimin, shikimin dhe verifikimin deri ne kenaqjen e personave qe autorizojne vendosjen ne pune te faqes se re! Per kete qellim shpeshhere perdoren subdomaine, subdirektori, hostim ne IP e hile te ngjashme qe te prezantohet puna, para kalimit perfundimtar online.

Megjithate nuk ka asnje gazete serioze, apo faqe serioze qe kalon hostimin nga nje domain – ne nje host me IP. Sigurisht per vizitorin pak ndryshim ka, ndoshta per shefat shqiptar nuk ka rendesi fare, por nga ana e vleresimit te nje faqeje profesionale ka shume rendesi.  Kalimi i nje faqeje te mbajtur mbi nje IP do te ule ndjeshem vleresimin qe ky domain ka fituar nder vite ne makinat e kerkimit. Faqja do kete me pak vizita nga makinat e kerkimit dhe duhet nje periudhe prej te pakten 3 muajsh qe te rifitoje nje Vleresim te mire duke filluar gjithcka nga zero.

Per te mos u larguar nga tema, do doja qe te kuptohej qe “lajle-lulet” e faqeve te internetit nuk jane gjeja me e rendesisshme ne to. Informacioni qe ruhet dhe menyra se si serviret ai e ben nje faqe profesionale.

8 Replies to “Gazeta Shqip- Faqe e re web, serish nje zhdukje arkive”

  1. Mandi, problemi eshte shume evident dhe aktual per te gjithe pronaret e faqeve informative.

    Dite me pare i beme oferte nje pronari te nje faqeje informative i cili deshironte te ndryshonte faqen dhe platformen pasi kishte arsye per nje gje te tille.

    Tek oferta jone ne i ofruam dhe nje sherbim ekstra qe ai nuk e kishte kerkuar; po flas per migrimin e databazes aktuale ne databazen e re pa humbur as me te voglin informacion kundrejt nje shume simbolike, por pergjigja e tij ishte se atij nuk i duhej nje gje e tille. Pra ai me vete deshire linte anash punen e tij dhe te stafit te tij te bere per me shume se 2 vite, dhe tani deshironte te fillonte nga e para.

    Disa faqe tjera informative siq eshte telegrafi.com pas nje kohe te caktuar fshijne artikujt nga databaza, dhe kjo mendoj se behet vetem per te liruar hapesiren e databazes pasi menagjimi i databazave te medha eshte pakez i veshtire dhe i komplikuar.

  2. Mandi, ti e shef nga nje kendveshtrim teper provesional dhe ne fakt ke shume te drejte. Por per mendimin tim, duhet te llogaritesh ne “ekuacion” edhe faktin se “pronaret” e faqeve te ndryshme shqiptare marrin me shume seriozisht “lajle-lulet” sesa profesionalizmin, navigimin si dhe esencen e faqeve te tyre. Te jap plotesisht te drejte ne mendimin tend sepse behet fjale pikerisht per faqe lajmesh e arkivash dhe duhet pak me shume seriozitet se sa mund te pranojme kur behet fjale per nje faqe personale.

    Nuk e kuptoj se si faqe profesionale gazetash nuk e marrin parasysh kete gje, kur kjo situate mund te zgjidhej ne nje menyre banale duke me nje .httaccess dhe nje 301 redirect. 🙁

  3. @Besart, ma gjej ate DBne e vjeter se do e ruaj une diku 🙂

    @Beni, shpresoj qe webmasteri i Gazeta-Shqip te mos jete ai shoku yne i perbashket.

  4. @Mandi, kam pershtypjen qe ai eshte dhe aty… ne mos qofte ai dora vete, patjeter dikush me “bekimin” e tij do jete…;)
    Per vete anoj me shume nga ajo qe eshte ai vete dhe aty, se si dora e tij me duket dhe Gazeta-Shqip 🙂

    PS. e pashe ne nje interviste qe i kishin marre per nje ceshte,ishte shendosh shume dreqi 🙂

  5. Peshendetje te gjitheve,
    i lexoj me deshire shkrimet e ketij blogu. Gjerat trajtohen ne nje fryme tjeter dhe mjaft konstruktivisht. Persa i perket nenvleresimit te arkivit, jam totalisht kunder nje verpimi te tille dhe mendoj se webmasterat e gazetes shqip nuk do ta lene menjane kete pasuri. Ndoshta ka qene nje problem tranzitimi ne organizim, pasi ndjehet nje fare gare ne toplistat e siteve shqiptar. Dua te jap nje shembull, duke qene vet pjese e ketij debati ne nje fare menyre. Aktualisht BalkanWeb sapo ka ber nje investim teknik ne serverat e tij dhe eshte duke pershtatur databasen e vjeter ne vite te “Gazetes Shqiptare”, per te mundesuar konsultimin online te saj. Pra, i bashkohem thirrjes qe te ruhen arkivat, pasi ne te gjitha kendveshtrimet qe mund ta shtrojme, jane nje pasuri e pazevendeueshme.

Leave a Reply