WordPress 2.9 probleme me RPC Ping, blog.shqiperia.com

Word Press

Ashtu si ne fillimet e WordPress 2.8 (versioni i pare), edhe WordPress 2.9 paska disa probleme me mekanizmin e PING pas shkrimit te nje artikulli. Keshtu shkrimet e djeshme te Eklipsi.com nuk po arrinin te njoftoheshin ne sistem me ane te blog.shqiperia.com.

Problemi qendron tek skedari  “wp-includes/cron.php”. Me nje modifikim te vogel ne kete skedar mund te rregullohet ky problem!

Hapni kete skedar ne editorin e preferuar dhe kerkoni per kodin:

$cron_url = get_option( ’siteurl’ ) . ‘/wp-cron.php?doing_wp_cron’;
wp_remote_post( $cron_url, array(‘timeout’ => 0.01, ‘blocking’ => false, ’sslverify’ => apply_filters(‘https_local_ssl_verify’, true)) );

Vereni vleren timeout qe eshte 0.01 qe eshte koha ne te cilen duhet te dergohet Ping. Ndryshojeni kete vlere ne 1 dhe tani kodi do jete:

$cron_url = get_option( ’siteurl’ ) . ‘/wp-cron.php?doing_wp_cron’;
wp_remote_post( $cron_url, array(‘timeout’ => 1, ‘blocking’ => false, ’sslverify’ => apply_filters(‘https_local_ssl_verify’, true)) );

Pas ketij ndryshimi PING do te funksionoje pa probleme. Vini re qe ky modifikim nuk ka te beje vetem me RPC.SHQIPERIA.COM dhe artikujt qe mblidhen nen http://blog.shqiperia.com, por dhe me njoftimin e makinave te kerkimit (nepermjet pingomatic) nga ana e faqes suaj. Mos e neglizhoni!

Per arsye sigurie, mos harroni t’i beni nje backup skedarit origjinal “wp-includes/cron.php” per cdo rast.

(Meritat per zbulimin e problemit: http://blazingminds.co.uk/wordpress-stops-pinging-fix/)

8 Replies to “WordPress 2.9 probleme me RPC Ping, blog.shqiperia.com”

  1. Mandi keto me sa duket jane gjera normale ne momentin qe instalojme versione te reja (bugs, gabime te vogla), keshilloj qe gjithmone te pyetet Google :P, te pakten para se te vendosim dore ne settings te tjera qe mund te hapin probleme te cilat nuk mund ti rregullojme :)…

  2. @Einar, Une pres pak gjithmone per versionet e reja, ndoshta prandaj nuk e kisha vene re problemin! Sidoqofte te faleminderit dhe njehere per ndihmen 🙂

Leave a Reply