Dita Boterore kunder SIDA-s

TIRANE-1 Dhjetor është Dita Botërore e AIDS-it. Ne kete dite ne te gjithe boten krijohen aktivitete per sensibilizimin e shoqerise per pasojat e kesaj semundje jo vetem ne vendet e largeta si Afrika, por dhe ne ambientin tone perreth.

Kete vit dhe ne tek Shqiperia.com kemi mbledhur disa artikuj per te dhene disa informacione baze mbi kete semundje. Kete nuk e bejme pasi informacioni nuk mund te gjendet ne gjuhe te tjera nga rinia shqiptare, por sepse HIV eshte tashme nje faktor ne shoqerine shqiptare.

Dikur ne vitet 90, rastet e para te HIV ne Shqiperi ishin nje importim i kesaj semundje nga jashte. Shume pak raste nga pak emigrante qe ktheheshin nga emigrimi dhe perhapja kufizohej ne nje ambient te ngushte.

Ndersa sot gjithcka ka ndryshuar! HIV po perhapet ne Shqiperi dhe kjo nuk po ndodh nga studentet apo emigrantet qe vijne nga jashte. Semundja vdekjeprurese po qarkullon tani brenda per brenda Shqiperise dhe po mbartet nga rinia dhe mos-perdorimi i metodave mbrojtese.

Statistikat e vitit 2008:

  • 35 raste të reja
  • 12 fëmijë të infektuar nga nënat
  • Gjithsej që pas vitit 1993
  • 291 të infektuar
  • 202 meshkuj, 89 femra
  • 99 persona në stad të rëndë
  • 56 kanë vdekur

(Sipas artikullit te nje viti me pare: “ISHP: Epidemia e Sida-s po kthehet në fenomen shqiptar – Gazeta Panorama” )

Statistikat per vitin 2009

  • 55 raste te reja
  • 450 te infektuar

(Sipas artikullit te sotem tek “Dita Botërore e AIDS-it. Në Shqipëri 450 të infektuar BalkanWeb”)

Per me shume informacione per kete semundje lexoni artikujt:

Ju lutem shperndajini keto artikuj tek miqte tuaj dhe diskutoni mbi perhapjen e kesaj semundje brenda per brenda ambientit shqiptar. E vetmja menyre e shmangies se saj eshte te kuptohet rreziku qe mbart dhe te behemi te gjithe te ndergjegjshem qe eshte nje rrezik qe kercenon secilin prej nesh!
Vendos ne Facebook

4 Replies to “Dita Boterore kunder SIDA-s”

Leave a Reply