Nese Murdoch braktis Google, perdoruesi nuk humbet asgje (2)

(Artikulli eshte nje vijim mendimi nga artikulli po me kete titull nga I. Maraku)

Murdoch vs. Google
Murdoch vs. Google

R. Murdoch eshte nje nder lojtaret me te medhenj ne fushen e mediave tradicionale dhe atyre ne web(The Sun, The NY Post, The Wall Street Journal etj). Tashme dihet mire qe lojtaret e vjeter ne fushen e mediave kane humbur shume ne internetin e rregullave te reja (Shih Manifesti i Internetit – Internet Manifesto). Lojtare te rinj ne fushen e mediave-web kane arritur te pershtaten me mire ne nje ambient teper dinamik ku duhet zhdervjelltesi, adaptim me publikun dhe largim nga rregullat e vjetra te lojes.

Prej kohesh mediat e qe publikojne ne internet po humbasin shume ne planin ekonomik ne dy plane. 1) Artikujt falas ne internet ul ftimin qe duhet te bente produkti fizik, 2) Produkti falas ne internet nuk nxjerr fitimet e duhura per stafin dhe per pergatitjet e nje media serioze (!? per t’u diskutuar).

Kuptohet qe nje zgjidhje ideale do ishte bllokimi i produktit falas ne internet dhe shitja e ketij produkti me nje cmim me te ulet se cmimi i gazetes fizike. Kjo do te funksiononte nese nuk do te ekzistonte rreziku i humbjes se trafikut (!?) ndaj konkurrenteve te rinj qe do e shfrytezonin informacionin falas per te krijuar assetin e emrit te mire.

Ne nje situate te tille, duhet bere dicka nga Mediat e medha dhe kete hap e mori persiper Murdoch. Ai deklaroi se do te heqe artikujt nga Indeksimi i Google per te kushtezuar lexuesit qe te paguajne per lajmet qe duan te lexojne. Pak kohe pas kesaj deklarate ai u shpreh se do te krijoje nje marreveshje te re me Bing, i cili po ben cmos qe te fitoje sa me shume vizitore te kenaqur nga sherbimet e tij.

Kush humbet dhe kush fiton nga levizja e Murdoch?

Cfaredo qe te thone zerat e Google, nese Murdoch largohet nga ky motorr kerkimi Google humbet!

Google nuk do te humbase disa qindra mijera artikuj, por do humbase autoritetin e motorrit te kerkimit! Duke marre parasysh largimin e mediave te tjera qe do ndjekin shembullin e Mediave nen Murdoch, Google do penalizohej shume!

Skenari i pare.

Ne nje situate te tille, per te mos humbur gjithcka Google ashtu si dhe Bing do te luftonin per te nenshkruar kontrata me kompanite mediatike qe te ruanin autoritetin e nje motorri kerkimi qe ka “me shume” informacion te indeksuar.
Mediat do fitojne!
Makinat e kerkimit do humbisnin!

Skenari i dyte

Google do te nxiste mediat e vogla te rrisnin veprimtarine dhe do luftonte perkrah tyre. Mediat Mediat e vogla do te nisin te publikojne dhe pozicionohen mire ne Google atehere:
Mediat do fitojne (Media si koncept dhe jo si biznes)!
Makinat e kerkimit nuk do humbisnin! (si Google dhe Bing do humbisnin dicka, por do ruanin autoritetin e tyre si motorre kerkimi).

Skenari i trete

Murdoch dhe mediat e tjera krijojne nje Arkive mediatike pa ndihmen e Google apo Bing! Investojne ne nje makine kerkimi cilesore dhe “informacioni te sakte”. Nuk kam asnje informacion per te mbeshtetur kete argument, por jam i sigurt se nje si Murdoch e ka menduar disa here.

Mediat fitojne!
Makinat e kerkimit humbasin!

Megjithate ne analizen time me siper mungon fjala kyce e artikullit qe eshte “Perdoruesi”. Perdoruesit apo vizitoret e faqeve mediatike ndahen ne dy kategori kryesore. Ne perdorues qualitative dhe perdorues quantitative.

  • Vizitoret qualitativ jane ata qe kerkojne informacionin e vlefshem, qe kerkojne analizen dhe zgjerimin e njohurive intelektuale nepermjet leximit dhe reflektimit mbi informacionet e publikuara ne media.
  • Vizitoret quantitativ jane kategoria tjeter. Te thuash Quantitativ ne kuptimin qe kerkojne shume informacion  eshte gabim, por duke qene se keta vizitore jane me te shumte se vizitoret qualitativ, po i quaj Quantitativ.
    Keta vizitore kerkojne lajmin “e lire ne kosto”, lajmin e argetueshem, thashethemin, Hollywoodin dhe humbjen e kohes se tyre!

Per te ndare pak lexuesit me siper duhet te marr nje shembull jashte Shqiperie. Lexuesi Qualitativ kerkon te lexoje Wall Street Journal, Revisten The Economist, Financial Times e te ngjashme. Lexuesi tjeter kerkon te lexoje TMZ.com, omg.yahoo.com e te ngjashme.
(Per cdo shtet mund te gjenden shembuj analog, pervec Shqiperise ku cdo gje eshte kthyer ne modelin e dyte aktualisht. Lajmi politik trajtohet si Gossip familjar, mungon teresisht analiza e argumentuar, mungon mendimi i eksperteve interdisiplinor ne Media etj).

Mass Media
Mass Media

Ne nje situate te tille Perdoruesi do te jete ne cdo rast i fituar! Kjo per vete faktin se Perdoruesi do ta gjeje gjithmone burimin e informacionit qe i nevojitet dhe sipas interesit, nese i duhet ta paguaje informacionin cilesor, atehere ai do ta paguaje (dhe ne fakt po e paguan dhe aktualisht). I vetmi ndryshim do te jete nje kategorizim me i mire i motorreve te kerkimit. Ne opinionin tim, mendoj se ky eshte casti i pare i zbehjes se Motorreve te Kerkimit.
Ne te ardhmen do shohim nje tjeter “gjueti” per lajmin qe do jete ne nje model te bazuar mbi Personal Behaviour te perdoruesve.

9 Replies to “Nese Murdoch braktis Google, perdoruesi nuk humbet asgje (2)”

  1. Une jam dhe mbetem i mendimit qe vetem perdoruesi ne kete mes nuk del i fituar…. Mandi, dhe me Indritin ky ishte perfundimi im :P.

    Ndoshta gabohem, por marrim shembullin qe une jam perdoruesi, une humbas pasi:

    Lajmet e News Corp, nuk i gjej me dot tek Google, dhe per te arritur tek ata do me duhet nje kohe me e gjate. Do “detyrohem” te nderroj motor kerkimi, une qe jam i informuar per kete gje do hap Bing, dikush qe nuk eshte, nuk do i gjeje dot dhe do mbetet i zhgenjyer nga Google…

    Problem tjeter eshte krijimi i nje preçedenti… nese murdoch e ben kete levizje.. neser mund te ndjekin te njejtin shembull shume te tjere.

    Nese motoret e kerkimit do bejne marreveshje me njeri tjetrin per te perjashtuar permbajtje nga indexi i tyre, atehere nuk do egzistoje me nje index i vetem per “world wide web”. Per nje gazete do kerkojme tek Bing per nje tjeter tek google… e me radhe…

    Ndaj perdoruesi eshte i vetmi qe ne kete mes do humbase…

    1) Pasi Google mund te humbase ate 2% qe do i marre Bing nga market share… dhe nuk do e ndjeje shume luhatjen.

    2) Do fitojne gazetat qe do levizin tek Bing pasi do paguhen per te shfaqur lajmet e tyre…pra do fitoje Murdoch…

    3) dhe gjithashtu do fitojne gazetat qe do mbeten, pasi te ike Murdoch do zene vendin e tij ne Google ;), dhe do jene ato qe mbeten ne vendet e para…

  2. @Einar do fitoje perdoruesi pasi do jete me “perzgjedhes” dhe selektiv ne informacionin qe kerkon, ne informacionin qe i nevojitet dhe informacionin qe gjen. Google, Bing dhe te ngjashme nuk jane e ardhmja e vjeljes se informacionit.

  3. Mandi po ne spo flasim per perdoruesin e informuar, i cili, qe tani e ben ate perzgjedhje dhe eshte me selektiv ne pikasjen e informacionit me te pershtatshem (sipas tij) per te.. ne po flasim per perdoruesin masiv..

    (ose ndoshta thene me mire, une po flas per perdoruesin masiv, masen e popullit te cilet dine çfare eshte Google dhe Bing maksimumi.. dhe dine te shtypin search, ata do i paguajne leket te jesh i sigurte.)

    Une jam i afte te arrij tek informacioni qe deshiroj edhe pa paguar, pasi jam i informuar dhe mendoj se kam aftesine e selektimit dhe te perzgjedhjes.

    Pastaj mund te jem dakort, qe ne nje te ardhme menyra e vjeljes se informacionit mund te kete ndonje ndryshim, por duhet pranuar fakti qe per momentin “perdoruesi masiv” perdor Google, Bing dhe Yahoo per te kerkuar lajmet qe deshiron te lexoje.

Leave a Reply