Manifesti i Internetit – Internet Manifesto

manifesto
Qellimi i Internetit

Para disa kohësh rastisa në një faqe interesante te titulluar Manifesti (Qellimi) i Internetit. Faqja ishte e krijuar nga nje grup gazetaresh dhe figurash te njohura ne mediat gjermane te cilat percaktojne disa rregulla te gazetarise se re nen ndikimin e internetit.

Manifesti eshte nje pershkrim shume idealisht dhe i bukur i etikes se gazetarise por dhe vlerave qe po sjell interneti sot. Versionin origjinal mund ta gjeni ne faqen: http://www.internet-manifest.de/ , ndersa nje perkthim ne shqip e keni me poshte (kerkoj ndjese nese perkthimi nuk eshte perfekt).

1. Interneti është ndryshe.

Ai prodhon sfera të ndryshme publike, terma të ndryshëm tregëtie dhe aftësi të ndryshme kulturore.  Massmediat duhet të përshtasin punën e tyre dhe metodat e punës me realitetin e sotëm teknologjik dhe jo ta injorojnë apo ta kundërshtojnë atë. Është detyra e tyre që të zhvillojnë formën më të mirë të gazetarisë bazuar në teknologjinë e mundshme. Kjo përfshin produktet dhe metodat e reja të gazetarisë.

2. Interneti është një perandori që mund të futet ne xhep.

Webi ri-organizon strukturat ekzistuese duke tejkaluar kufinjtë e mëparshëm dhe oligopolet. Publikimi dhe shpërndarja e përmbajtjes mediatike nuk janë më të lidhura me investime të mëdha. Vetë-perceptimi i gazetarisë (fatmirësisht) po shërohet nga funksioni i tij si roje. Gjithcka që ngelet është cilësia e gazetarisë nëpërmjet të cilës gazetaria dallon vetveten nga publikimet e thjeshta.

3. Interneti është shoqëria jonë.

Platforma rrjetesh sociale të bazuara në web si Wikipedia ose YouTube janë bërë pjesë e jetës së përditshme për shumicën e njerëzve në botën perëndimore. Ato janë të aksesueshme si telefoni apo televizioni. Nëse kompanitë mediatike duan të vazhdojnë të jetojnë ato duhet të kuptojnë jetën e përdoruesve të sotëm dhe të përqafojnë mënyrat e tyre të kominukimit. Kjo përfshin mënyrat e komunikimit social, dëgjimit dhe përgjigjes e njohur ndryshe si dialog.

4. Liria e Internetit është e pathyeshme.

Arkitektura e hapur e Internetit përcakton bazat e ligjeve të IT (Teknologji Informacioni) për shoqërinë që komunikon në mënyrë shifrore (digjitale) dhe rrjedhimisht dhe gazetarinë. Ajo nuk mund të modifikohet për qëllimin e interesave të veçanta tregëtare apo politike, shpeshherë të fshehura pas pretendimeve të interesit publik. Pavarësisht si është ndërtuar, bllokimi i aksesit të internetit rrezikon kalimin e lirë të informacionit dhe korrupton të drejtën tonë bazë për një vetë-përcaktim të nivelit të informacionit.

5. Interneti është fitore e informacionit.

Për mungesë të teknologjisë, kompanitë mediatike, qendrat kërkimore, institucionet publike dhe të tjera organizata kanë kompiluar dhe klasifikuar informacionin e botës deri më sot. Sot çdo qytetar mund të caktojë filtrat e vet mediatik ndërkohë që makinat e kërkimit ofrojnë thesare informacioni me një madhësi të panjohur më parë. Çdo individ mund të informohet sot më mire se kurrë më parë.

6. Interneti ndryshon përmirëson gazetarinë.

Nëpërmjet internetit, gazetaria mund të plotësojë detyrën e saj shoqëroro-arsimuese nëpërmjet një mënyre të re. Kjo përfshin ruajtin e informacionit si gjithmonë në ndryshim, në proves vazhdimësie; dorëzimi i medias së shtypit për pamundësi ndryshimi është një avantazh. Ata të cilët duan të mbijetojnë në këtë boto të re informacioni kanë nevojë për idealizëm të ri, ide të reja gazetarie dhe ndjesinë e kënaqësisë në zbulimin e këtij potenciali.

7. Rrjeti kerkon bashkepunim.

Adresat (Links) jane lidhje. Ne e njohim njeri tjetrin nepermjet ketyre adresave. Ata qe nuk i perdorin veteperjashtohen nga diskutimet sociale. Kjo eshte e vlefshme dhe per faqet e Mediave tradicionale.

8. Adresat te vleresojne, citimet te zbukurojne.

Makinat e kerkimit dhe faqet qe grumbullojne tituj lajmesh lehtesojne cilesine ne gazetari: ato rrisin mundesine e gjetjes se permbajtjes cilesore ne nje kohe te pacaktuar dhe jane pjese perberese e sferes publike te rrjetit te ri. Referencat nepermjet citimeve dhe adresave – sidomos ato te bera pa kerkesen apo deshiren per shperblim nga autoret – mundesojne tamam kulturen komunikimit social.  Sigurisht kjo eshte dicka qe duhet mbrojtur.

9. Interneti eshte vendi i ri per diskutimet politike.

Demokracia mbeshtetet ne pjesemarrjen dhe lirine e informimit. Transferimi i diskutimeve politike nga mediat tradicionale ne Internet dhe zgjerimi i ketij diskutimi duke angazhuar pjesemarrjen aktive te publikut eshte qellimi i ri i gazetarise.

10. Sot liria e shtypit do te thote liri e mendimit.

Artikulli 5 i Kushtetutes Gjermane nuk permban te drejta mbrojtese per profesionistet apo modelet tradicionale te biznesit. Interneti The Internet tejkalon kufinjte teknologjike midis amatoreve dhe profesionisteve. Ja pse e drejta e lirise se shtypit duhet te qendroje per cdokend qe deshiron te kontribuoje ne detyrat gazetareske. Ne terma cilesie, asnje dallim nuk duhet bere ndermjet gazetarise se paguar dhe asaj te papaguar, por vetem ndermjet gazetarise se mire dhe asaj te varfer.

11. Me shume me mire – nuk ka asgje si informacion i tepruar.

Nje here e nje kohe, institucionet si kisha vendosen prioritete mbi reflektimet personale dhe paralajmeruan per lumin e informacionit te pakontrolluar qe krijoi shtypi ne leter. Nga ana tjeter pamfletet, enciklopedite dhe gazetaret kane provuar se me shume informacion lejon me shume liri, per individet dhe per shoqerine si e tere. Deri me sot asgje nuk ka ndryshuar persa i perket kesaj ceshtje.

12. Tradita nuk eshte nje model biznesi.

Ne internet mund te behen para me permbajtjen gazetareske. Per kete ka shume shembuj sot. Por duke qene se Interneti eshte nje fushe teper  Yet because the Internet is fiercely konkurrues, modelet e biznesit duhet te pershtaten tek struktura e rrjetit. Askush nuk duhet të përpiqet të shmanget nga kjo përshtatje thelbësore duke u munduar te ruaje status quo-n. Gazetari ka nevojë për konkurrencë të hapur për te zgjidhjur më problemet e financimit, së bashku me guximin për të investuar në zbatimin e shumë aspekte të këtyre zgjidhjeve.

13. E drejta e autorit eshte nje detyre qytetare ne Internet.

E drejta e autorit eshte nje gure-qosheje ne organizimin e informacionit ne Internet. Originators’ rights to decide on the type and scope of dissemination of their contents are also valid on the net. At the same time, copyright may not be abused as a lever to safeguard obsolete supply mechanisms and shut out new distribution models or license schemes. Ownership entails obligations.

14. Interneti ka shumë monedha.

Shërbimeve të Gazetarisë online financohen nëpërmjet reklamave që ofrojnë përmbajtje në këmbim për një efekt marketimi. Koha e një lexuesi, shikuesi apo dëgjuesi është e vlefshme. Në industrinë e gazetarisë, ky korrelacion ka qenë gjithmonë një nga parimet themelore të financimit. Forma të tjera të financimit të gazetarisë te cilat arsyetohen gazetarisht duhet të testohen.

15. Çfarë është në internet, qëndron në internet.

Interneti është duke udhëhequr gazetarinë në një nivel të ri cilësor. Tekstet, tinguj dhe imazhet në internet nuk janë më kalimtare. Ato mbeten të aktive, pra ndërtojnë një arkiv të historisë bashkëkohore. Gazetaria duhet të marrë parasysh zhvillimin e informacionit dhe interpretimin e tij, dmth, gazetaria duhet të pranoj gabimet e saj dhe të korrigjojë ato në një mënyrë transparente

16. Cilësia mbetet cilësia kryesore.

Internet ekspozon mall uniforme. Vetëm çfarë është shumë e arrirë, e besueshme dhe e veçantë arrin jetëgjatësi. Kërkesat e përdoruesve janë rritur. Gazetaria duhet të plotësojë këto kerkesa dhe t’u përmbahet parimeve të formuluara prej saj.

17. Të gjithë për të gjithë.

Webi përbën një infrastrukturë superiore të mediave masive të shekullit 20 përsa i përket shkëmbimeve shoqërore: “Kur në dyshim,” brezi i Wikipedia “është në gjendje të vlerësuar besueshmërinë e një burimi, të ndjekë informacionin deri tek burimi origjinal, ta studiojë atë, duke kontrolluar dhe vlerësuar atë pjesërisht ose në tërësi. Gazetarët që e nënvleftësojnë këtë gjë dhe që nuk duan të respektojnë këtë aftësi nuk merren seriozisht nga përdoruesit e Internetit (Tamam kështu). Interneti mundëson komunikimin e drejtpërdrejtë me ata të njohur dikur si marrës-lexuesit, dëgjuesit e shikuesit dhe po ashtu mundëson përfitimin nga njohuritë e tyre. Nuk kërkohen gazetarë që dinë gjithçka, por gazetarë që komunikojnë dhe investigojnë.

Internet, 07.09.2009

5 Replies to “Manifesti i Internetit – Internet Manifesto”

  1. Artikull shume edukues 🙂 mendoj qe te gjthe duhet te lexojme me shume artikuj te tille per te zgjeruar horizontin tone rreth internetit ne pergjithesi… ose me mire te them per tu pergatitur per te ardhmen e cila do jete totalish online…

Leave a Reply