Blog.al me strukture te re shfaqjeje informacioni

Paraqitja e re e Blog.al
Paraqitja e re e Blog.al

Sic eshte njoftuar me pare, numri i shqiptareve qe po perdorin platforma per Blog eshte ne nje fare rritje. Ne kushte optimale, shumica e ketyre blogjeve sjellin vlera dhe interes per tu lexuar por duke qene se jane te shperndara eshte e veshtire te kete nje sistem qe ti ndjekesh te gjithe blogjet. Per kete qellim kemi krijuar Blog.al i cili eshte nje sistem grumbullimi i adresave te blogjeve dhe shkrimeve te ketyre blogjeve. Me ane te nje njoftimi nen RPC, eshte e mundur qe cdo blog te njoftoje ne cast per perditesimin e tij. Pikerisht duke perdorur kete metode shume bloge shqiptare jane listuar tashme ne Blog.al (Per me shume shih: Me shume trafik ne blogun tuaj me RPC | Nje liste me faqet e listuara mund ta shikoni tek kjo faqe).

Duke qene se numri dhe natyra e ketyre blogjeve po rritej, lindi nevoja te ndertonim nje strukture te re te faqes. Tashme Bloget ndahen ne disa kategori. Tani shkrimet bloget (nenkuptojme nje faqe-blog) jane te ndara ne keto kategori:

  • Blog
    Faqe me karakter personal individual
  • Lajme
    Faqe mediatike te karakterizuara nen seksione blogu
  • Sporti
    Faqe Sportive te karakterizuara nen seksione blogu
  • Humori
    Faqe Humoristike
  • Thashetheme
    Faqe me lajme thashetheme (gossip), vip e te ngjashme
  • Teknologji
    Faqe me karakter teknologjik
  • Kulture
    Faqe me karakter letersi, art, gjuhesi e te ngjashme

Shpeshhere nje blog mund ti perkase me shume se nje Teme, psh Nje blog mund te jete personal,  por dhe me informacione teknologjike dhe per kete qellim kemi bere te mundur qe blogjet te indeksohen me kategori paresore dhe dytesore. Per te pare se cfare kategorie i perket nje Blog-faqe, struktura lejon dhe nje pershkrim te pergjithshem te Blog-Faqes.

Per te prezantuar sa me mire shkrimet e reja ne faqe, nje prezantim grafik ne formen e nje Gazete eshte perdorur. Per me shume vizitoni blog.al

Te mirat e ketij sistemi

Databaza e informacionit te Blog.al po rritet cdo dite. Aktualisht kjo databaze mundeson lundrimin ne faqet e reja dhe faqet e nje shkruesi, por ne te ardhmen po punojme per implementimin e nje motorri kerkimi (qe do jete nen search.al) i cili do mundesoje kerkimin ne faqet Blog Shqiptare.
Gjithashtu Blog.al njofton per disa nga shkrimet e tij nen Twitter.com/blogshqip , por kjo eshte nje strukture qe duhet ripare per shkak te volumit me informacion qe publikohet  (duke krijuar nje bezdisje te lehte tek ndjekesit ne Twitter).

Teknologjia e Perdorur

Programimi i faqes se re eshte bere mbi Zend Framework qe lehteson procesin e punes. Template i perdorur eshte i huazuar nga C.Bavota – Magazine Basic, nje template per WP.

10 Replies to “Blog.al me strukture te re shfaqjeje informacioni”

  1. Urime Mandi, per kete ndryshim te portalit Blog.al eshte nje portali i vizitueshem dhe ndryshimet jane te medha dhe shume te mira..
    Suksese te pershendes ALBeagle

  2. Pershendetje, vertet shume projekt i mire. Me pelqen shume kategorizimi qe i keni bere lajmeve dhe blogeve vetem se ke nje mbivendosje te menuse se kategorive me IE6.

  3. Banago,
    Te kam kthyer pergjigje, po ta forwardoj dhe njehere dhe te lutem shih mos te filtrohet ne Junk Folder.

    Fluten, do shohim si mund ta permiresojme ne te ardhmen Designin duke bashkepunuar me designer.

  4. Urime Mandi, dicka nice.. 2 sugjerime kisha une 🙂
    Ose me mire 1 Bug te vogel e 1 sugjerim..

    Persa i perket bugut eshte fakti qe kur klikon tek “logoja” e blog.al ose me mire te ai shkrim, nuk drejtohesh tek faqja kryesore por drejtohesh tek blogu jot…

    Persa i perket sugjerimit eshte fakti qe te beje e nje kategori “Anglisht” sepse ka ca blogje ne gjuhen angleze qe me then te drejten mua sme pelqejne shume (duke qen se blog.al eshte per shqipen) por mund ti ndash me 1 kategori me vete qe mos te behesh mish mash aty ca shqip e ca anglisht..
    Nejse thjeshte sugjerimi im ky 😀

  5. @Romeo, Rregullova ate problemin e Anglishtes.
    Me kishe derguar nje email per te bashkepunuar dicka per Blog.al por kur te ktheja pergjigje emaili im nuk arrinte. Duhet te kesh ndonje keqkonfigurim te emailit akoma.
    Parimisht jam shume partizan per cdo bashkepunim dhe sugjerim
    @banago Te kam derguar dy emaile por dyshoj se i merr, po te shkruaj tek faqja po munda

  6. @Mandi

    Me then te drejten as un se mbaj mend tamam fare ca kisha shkrujt se jam shume i ngarkuar keto dite me gjera.
    Sapo kontrollova emailin edhe me punon gjithcka mire.. si nga formulari i kontaktit ne faqen time si nga adres hotmaili me vinte emaili. Ndoshta mos ka fut gmail ndonje domain apo ku di un ne spam list…
    Provo me me cuar njiher email tek romeo.dr@ gmail . com
    Nese sben as nga ketu ateher perdor formularin tek faqja ime.. e me be edhe icik forward ate qe te kisha shkrujt 🙂
    Bere mire qe e rregullove sidomos qe hoqe edhe ate faqen qe postonte tekste kengesh sepse vallahi e mbushi mainin e blog.al me kenge… 🙂

Leave a Reply to Mandi Cancel reply