Shqiperia.com

Shqiperia.com

Më kujtohet ditët e para që arrita të shtija në dorë domainin shqiperia.com pas një tregëtimi të gjatë me një amerikan që e zotëronte prej një fare kohe pa ia njohur vlerën e vërtetë sentimentale që ky domain mbante për mua si shqiptar.  Diku para 8 vjetësh e hapëm si faqe me ndihmën e disa miqve të mi. Faqja fillimisht kishte pak informacionpor slogani “Mirëmengjes Shqipëri” na bënte të ndjeheshim mirë për një ndër faqet e para që shkruhej shqip për shqiptarët. (Pas ca kohësh u detyrova ta braktis këtë slogan pasi vizitorët dëshironin që sipas orës së ditës slogani t’u ndryshonte duke u thënë disa herë Mirëmengjes, disa herë Mirëdita e disa herë Mirëmbrëma … ).

Qëllimi kryesore i këtij domaini ishte pasqyrimi i identitetit kulturor. Gjatë gjithë këtyre viteve, të punoje në disa ambiente dhe të gjeje kohe për të shkruar dhe shtuar artikuj në këtë faqe nuk ishte e lehtë. Sot modeli i punës ka ndryshuar disi. Në ekipin e Shqiperia.Com ka 2 moderatorë informacioni dhe ata po punojnë që të pasurohet çdo ditë e më shumë ky portal i kulturës shqiptare.

Disa nga artikujt e shtuar sot përshembull janë:

etj.

Po i citoj këto artikuj për të përmendur fillimin e një vale pune për të përcjellë artikuj me karakter kulturor shqiptar. Sot gjuha shqipe çdo ditë po humbet integritetin e saj duke u rënduar me barbarizma apo fjalë të huazuara nga mjetet e shtypit e të ngjashme. Në një situatë të tillë ngelet pjesë e punës së individëve (dhe jo e shtetit) që të përcjellë vlerat kulturore sa më shumë dhe tek shtresat e të rinjve.

Artikujt janë huazime nga mjetet e ndryshme të informimit, dhe mirëpresim kontributin e çdokujt për artikuj të ngjashëm.