New (kids) blogs on the block!

Blogosfera Shqiptare
Blogosfera Shqiptare

Kur nisa te shkruaja ne kete blog (armandbrahaj.blog.al) disa bloge shqiptare kishin kohe qe ishin krijuar si Eklipsi, Romeo, MbretiTregut e ndonje tjeter. Per t’u njohur dhe per te grumbulluar ne nje vend te gjithe shkrimet e blogjeve shqiptare, mendova se do ishte me interes aktivizimi i rpc.blog.al. Me ndihmen e blogjeve ekzistuese, rpc.blog.al (shih Të pingosh ne grup – ambient i ngrohtë mes webmasterave shqiptarë) u njoftua mire dhe ne ditet e para po prisja te shtoheshin dhe shume bloge te tjere nga ata te panjohurit. Megjithate keto blogje po vononin te shfaqeshin. Pas nje fare kohe kuptova qe Blogosfera Shqiptare ishte me e vogel sec e mendoja dhe gjate asaj kohe qe isha shkeputur nga komunitetet nuk eshte se kishte ndryshuar shume.

Pak dite me pare mora 2 kerkesa per te hapur nja dy blogje nen blog.al (subdomainin bashke me hapesire hostimi). Nisen keshtu disa bloge si albeagle.blog.al, granit.blog.al dhe keto dite jane aktivizuar dhe te tjere. Gjerat ndryshuan menjehere dhe papritur blog.al nepermjet rpc.blog.al po shton disa artikuj te rinj dhe me vlere ne dite.

Papritur duket sikur Blogosfera Shqiptare nuk do jete aq e varfer sa dukej, duhet thjesht te ngacmohej pak per te pare nje rritje te shpejte. Aktualisht jane rreth 10 blogje te rinj te shtuar keto kohe nen blog.al dhe kerkesat duket sikur po shtohen. Deshira eshte qe keto bloge te mos ngelin vetem ne karakterin Informatikes por te shtohen dhe blogje teresisht letrare (si zenit.blog.al) apo nga fusha te tjera.

Aktualisht per te pasur nje blog.al duhet qe aktivizimi te behet manualisht (Shikoni Si te hap nje blog nen blog.al nese doni te keni nje blog te tille), por ne te ardhmen do punojme qe keto bloge te hapen automatikisht nepermjet nje rregjistrimi bashke me nje llogari emaili nen @shqiperia.com.

Ka disa shkrime per te keshilluar ne hapat e pare te hapjes se nje blogu.

Keto tema jemi perpjekur ti mbledhim tek Albforumi (Keshilla per nje blog) por diskutime per to mund te gjeni dhe tek 2 forume webmasterash si Zeriyt.com dhe webmaster.al.

9 Replies to “New (kids) blogs on the block!”

  1. Më vjen mirë dita e dites blogosfera shqiptare po rritet, kurse emri.blog.al eshte nje mundesi e mire per ata qe deshirojn te kene nje hapesire personale ne internet.

    Suksese

  2. Blog.al eshte nje platforme mjaft e mire dhe jam i kenaqur me kete gje…
    Me ndihmen tende Mandi une erdha deri ketu dhe te falenderohem shume, shpresoj qe Blogjet.al te shtohen ne te ardhmen e afert.

    Gjitha te Mirat ALBeagle

  3. Mandi,
    mendoj se duhet ti besh pak me shume reklame kesaj ofertes tende, tash po shoh qe dita dites po shtohen shume kerkesat “si mund ta bej edhe une nje blog me emri.blog.al”.

  4. Art Ramadani :
    Mandi,
    mendoj se duhet ti besh pak me shume reklame kesaj ofertes tende, tash po shoh qe dita dites po shtohen shume kerkesat “si mund ta bej edhe une nje blog me emri.blog.al”.

    Nqs Mandit nuk i ka penguar une sapo shkrova ne blogun tim, nje artikull se si hapet nje blog.blog.al dhe e publikova dhe shpresoj se sado pak te ju hyje ne pune atyre qe po kerkojn se si te krijojn nje blog.al

    http://granit.blog.al/?p=151

  5. Ne fakt blogosfera s’eshte aq e vogel, por ata qe blogojne nuk jane webmastera. Thene me thjeshte, ata vetem duan te shkruajne mendimet e tyre, pra e perdorin blogun e tyre per qellime te vogla vetjake dhe nuk u interesojne te tjerat. Jane disa qindra blogje shqiptare ne Blogspot. Para disa muajsh vizitova numrin me te madh prej tyre per t’u bere thirrje qe te perdornin laj.me per te perhapur artikujt e tyre dhe interesi qe gati i barabarte me zero. Madje dikush erdhi dhe la koment qe t’i kisha kerkuar leje perpara se te kisha postuar nje nje link te tijin tek laj.me 🙂

  6. Olti ka plotesisht te drejte, numri i blogjeve shqip ne blogspot eshte goxha i madh.

    Duhet theksuar gjithashtu fakti qe shumica e tyre jane shume interesante ne artikujt qe postojne dhe personalisht e shikoj si nje forme egoizmi edhe mosshperndarjen per lexim te ketyre artikujve… eshte krijuar nje lloj tribuje ndermjet tyre dhe mbrojne me fanatizem nje gje te tille… mendoj qe duhet te hapin dyert edhe per te tjeret, pra te fillojne te mendojne te hapen ndaj te gjithe vizitoreve shqipetare te internetit… pse jo mud te sherbejne edhe per edukimin e atyre qe futen fillimisht ne boten e blogjeve

    kjo sidoqofte eshte ideja qe me eshte krijuar mua…

  7. Te direktoria.net eshte nje kategori me disa dhjetra blogje personale shqiptare http://www.direktoria.net/dir/personale/blog/

    Une nuk kam ndonje shprese se kjo kategori bloguesish do te ndergjegjsohet ndonjhere per ate cfare jane. Por kjo s’ka rendesi sepse vete koha do te beje te mundur qe te dalin disa qindra, ne mos mijera te tjere qe do te jene me te ndergjegjshem si “bloggers”.

Leave a Reply