Google Chrome OS, çfarë është në të vërtetë

95_os-icons
Disa Sisteme Operative dhe Linux Distros

Google para pak ditësh nxorri një njoftim për Google Chrome OS (Shih po këtu, Google Chrome OS – Nje tjeter sistem operativ?). Lajmi përmbante interes duke konsideruar që Google me një hap të tillë lëshonte një sfidë të drejtëpërdrejtë me gjigandin e sistemeve operative Windows. Në të njëjtën kohë inisiativa e Google për një Operating System të ri, është solli një pakënaqësi dhe në komunitetin e adhuruesve të Linux dhe si shembull për këtë mjafton të shihet reagimi i Alkos në komentin e një shkrimi paraardhës.

Megjithatë në lajmin prezantues të Google Chrome OS nga Google, ka një informacion të paplotë, ose më saktë informacioni prezantues i Google Chrome OS nuk jep asnjë informacion për këtë “Operating System”.

E vërteta është që Google Chrome OS nuk është një operating system i mirëfilltë. Një sistem operativ është shtresë aplikimesh të nivelit të ulët që komunikojnë me komponentët hardware të kompjuterit. Në një farë mënyre është ajo pjesë që

  • lidh çdo program, çdo vizualizim, çdo komunikim me harddiskun, me monitorin, me procesorin e me rradhë (Bërthama).

dhe

  • ofron dhe një sërë metodash, thirrjesh dhe kontrollerash që aplikime të tjera software shfrytëzojnë për të funksionuar mbi harddrive.

Po Chrome OS?

Ajo që shumëkujt i shpëtoi si detaj (përfshi dhe mua) ishte se në shkrimin e prezantimit te Chrome OS përmendet fakti që “sistemi do jetë një browser”. Sic citohet ne prezantimin e Chrome OS

People want to get to their email instantly, without wasting time waiting for their computers to boot and browsers to start up. They want their computers to always run as fast as when they first bought them. They want their data to be accessible to them wherever they are and not have to worry about losing their computer or forgetting to back up files.

Pra ne informacionin e tyre thuhet qe sistemi do jetë një set driverash që ngrihen mbi bërthamën e kompjuterit (kernel) dhe që hapin një faqe browseri,  CHROME! Gjithashtu duhet qe Chrome OS do të funksionojë mbi Linux.

Megjithatë po ta thjeshtojmë pak proçesin, Chrome OS është thjesht një bërthamë linuxi (kernel) ku ngarkohen driverat e sistemit (që me shumë mundësi janë gati nga distrot e mëparshme) dhe që hap një browser. Më tej Google dëshiron të nxisë përdoruesit të përdorin vetëm aplikime Web, kuptohet ato të Google dhe ndonje tjetër.  Futuristike!

Shumë interesante për sa kohë ne përdorim vetëm shfletuesin (browser) për punët tona. Lajmi i keq!? Me Chrome OS nuk mund të përdorësh asnjë aplikim tjetër. Nuk mund të hapësh një Eclipse, messenger, Football Manager, Dreamweaver, Gimp apo qindra aplikime të tilla që mbushin kompjuterat tanë. Këto aplikime kanë nevojë për një Operating System dhe Chrome OS nuk është i tillë.

Përfundime

Ted Dziuba në shkrimin e tij If you add an OS to Chrome, it’s an OS përmend termin: Googasm! Më pëlqen ky term. Mediat e sotme kalojnë nga një Googasm sa herë që Google bën një njoftim të ri. Nga ana tjetër, Micheal Arringon përmend një ripërcaktim të një sistemi operativ në shkrimin e tij: Google Chrome: Redefining The Operating System. Në shkrimin e tij ai arsyeton që Operating System do marrë tjetër formë me zhvillimin e aplikimeve Web, por deri atëherë është shumë herët për të ngopur proçesin e punës me një kompjuter vetëm me një shfletues.

5 Replies to “Google Chrome OS, çfarë është në të vërtetë”

  1. Në shumë shkrime që kam lexuar kohëve të fundit në internet, gabimisht thuhet se Google Chrome OS do të bazohet në sistemin operativ Linux. Do të duhej të thuhej në sistemin operativ GNU / Linux, pasi që vetëm kështu është sistemi i plotë.
    Këtu më poshtë është ajo çka me të vërtetë google dëshiron:

    ChromeOS will be an operating system that will use the Linux kernel, but not be based on any existing Linux distribution. This will be a new Linux distribution, a new operating system.

    Një shpërndarje të Linux-it, si shumë tjera (mbi 100). Se a do të jetë e sukseshme… tek përdoruesit e vjetër të GNU / Linux-it, nuk besoj!

  2. nuk besoj se google beson qe njerzit perderisa e kan tkufizume perdorimin e pc’s kan me perdor ket sis. op. Po hajt se google osht e menqme e vetmja firm qe kur spo deshton neper projektet e deritashme se krejt pi bon step by step vjen dita kur termi kompjuter edhe internet ndrohet me google. LOOL 😛 btw. postim i bukur edhe pom vjen mir qe po ka njerz ton qe po miren me weblog.

Leave a Reply