SPAM-i Politik fillon nga … Bashkia

bilan.ch__spam19 Qershor, serish Spam ne email. Disa dite me pare kisha lexuar per nje Ofrues Hosti te madh ne Amerike qe ishte mbyllur pasi gjeneronte rreth 70% te spameve ne internet. Kjo do te thoshte me pak spam per faqe pornografike, viagra, ilace kunder depresionit apo produkte te ngjashme. Mirepo Spam kesaj rradhe ne Inbox nuk vinte nga nje Kompani ne Amerike qe merrte leke per kete pune, por vinte nga Shqiperia. Derguesi ishte nje fare PS-DJ me subjektin: S’ka pushtet që e prek votën në 28 qershor! Dreqi e mori, sapo mbaroi spami pornografik, filloi ky politik?

Analiza e nje Spami

Hapa koken e emailit (quhet Headers ne anglisht dhe eshte dicka teknike qe tregon nga vjen emaili), dhe pashe me indiference burimin … Bashkia e Tiranes.

Bashkia e Tiranes? U sigurova qe IPja ishte e Tiranes dhe e Abissnet (sigurisht, kryetari i Bashkise nuk deshiron internet nga askush tjeter pervec Abissnet, kompania e KK qe ka nje sukses te papare ne tenderat e Bashkise se qytetit tim) dhe bera nje analize “prej amerikani”: Keshtu i harxhoni taksat e mia more bashkiake !? Pervec atij kompjuterit ne dispozicion te Partise Socialiste brenda Bashkise, imagjinova dhe nje punonjes qe bente kete pune (nuk denjon bashkiaku te merret me gjera te vogla, atij i mjafton te komandoje) qe merrte nje rroge te mire per te qene skllavi i bindur i kerkesave te “kryetarit”. Ah mer servila pa moral…

Me mendje e vazhdova me tej skenarin sikur isha ne Amerike dhe me nje email te tille mund ta hidhja ne gjyq Bashkine dhe Kryetarin e saj te pacipe qe si cdo politikan tjeter pretendon te jete i virgjer moralisht dhe ketej perdor nje zyre publike per fushate te Partise se tij personale … 1 tjeter pike per politikanet. Bravo ju qofte.

Delivered-To: *************@gmail.com
Received: by 10.103.213.16 with SMTP id p16cs105695muq;
        Fri, 19 Jun 2009 16:44:22 -0700 (PDT)
Received: by 10.204.60.148 with SMTP id p20mr3069948bkh.160.1245455062176;
        Fri, 19 Jun 2009 16:44:22 -0700 (PDT)
Return-Path: <ditari@ps.al>
Received: from tirana.gov.al ([77.242.19.165])
        by mx.google.com with ESMTP id 12si4699731bwz.26.2009.06.19.16.44.21;
        Fri, 19 Jun 2009 16:44:22 -0700 (PDT)
Received-SPF: neutral (google.com: 77.242.19.165 is neither permitted nor denied by domain of ditari@ps.al) client-ip=77.242.19.165;
Authentication-Results: mx.google.com; spf=neutral (google.com: 77.242.19.165 is neither permitted nor denied by domain of ditari@ps.al) smtp.mail=ditari@ps.al
Received: from IDEMA by tirana.gov.al
	(MDaemon PRO v9.5.2)
	with ESMTP id md50000051016.msg
	for <************@gmail.com>; Fri, 19 Jun 2009 23:05:07 +0200
Message-ID: <20090619.ZHJVQDHJXYXCTXOV@ps.al>
From: "PS - Dj" <ditari@ps.al>
To: <***************@gmail.com>
Reply-To: "PS - Dj" <ditari@ps.al>
Subject: =?iso-8859-1?B?U5JrYSBwdXNodGV0IHHrIGUgcHJlayB2b3TrbiBu6yAyOCBxZXJzaG9yIQ==?=
Date: Fri, 19 Jun 2009 22:46:59 +0200
Importance: Normal
X-Mailer: Email Marketer Business Edition 1.80
MIME-Version: 1.0
Content-Type: multipart/alternative; boundary="----=_NextPart_708_9508_23875409.14864843"
X-Authenticated-Sender: ditari@tirana.gov.al
X-Spam-Processed: tirana.gov.al, Fri, 19 Jun 2009 23:05:07 +0200
	(not processed: message from valid local sender)
X-Return-Path: ditari@ps.al
X-Envelope-From: ditari@ps.al
X-MDaemon-Deliver-To: ************@gmail.com

Dola pak nga mentaliteti amerikan i te kerkuarit llogari per taksat e mia(nuk me lidh asgje me ameriken, as jetoj dhe as dua te jetoj atje) dhe u kujtova qe Shteti Shqiptar ka aprovuar nje ligj per Tregetine Elektronike.

Ligji thote ne menyre specifike (Ligjin e gjeni te publikuar ketu tek Lajme.Shqiperia.com, tek faqja e Keshillit te Ministrave dhe disa diskutime mbi tek tek ZeriYt.com:

Neni 9
Komunikimet tregtare të pakërkuara
1. Komunikimet tregtare nëpërmjet postës elektronike janë të ndaluara, përveç rasteve kur marrësi i tyre ka dhënë miratim paraprak.

Megjithate eshte fakt qe Shqiperia ka ligje, por nuk ka ekzekutim te ketyre ligjeve. Kthehem tek mentaliteti im natyral prej Shqiptari dhe e injoroj nje tjeter padrejtesi te vogel… Ne fund te fundit eshte e veshtire te diskutosh moralin e politikaneve.

Pastaj, se mos vetem Edi ben keto gjera, diku hasa nje shkrim per nje tjeter parti qe po dergonte spam, nje parti legaliteti apo dicka e tille, nga ato te voglat qe do kene paguar nje 100 mije lekesh per te njoftuar njerezit qe dhe ata ekzistojne.

PostBlog

Dikush mund te me gjykoje si postim i orientuar politikisht, por ata qe me njohin e dine qe mbeshtetja ime politike nuk eshte e verber por vleresuese sipas castit dhe vlerave te momentit qe sjell politika.

Nga ana tjeter, nuk jam nga ata qe ankohen per cdo gje, nuk jam as nga ata qe jane te ndjeshem ndaj cdo padrejtesie ne bote, nuk e kam arritur ate shkalle perfeksionizmi. Diku kam lexuar nje thenie te shenjte qe thonte: Nese sheh nje padrejtesi, rregulloje duke vepruar, nese nuk mundesh te veprosh atehere beje me fjale, dhe nese nuk mundesh me fjale beje me zemer, por ky eshte besimi me i vogel. Mendoj qe ne shqiptaret jemi duke kaluar nga faza e fundit e perceptimit te nje padrejtesie drejt reagimit me fjale dhe me vone ndoshta dhe me vepra…

Email Spam nga PS
Email Spam nga PS

8 Replies to “SPAM-i Politik fillon nga … Bashkia”

  1. Keta nuk jane te vetmit qe abuzojne. Ai ditari i PS eshte nje nga spamet qe behen pa kriter dhe qe u dergohet shume adresave emaili te cilat nuk e kane kerkuar te jene marres te atyre njoftimeve. Por jo vetem ajo. Spame te tjera vijne dhe nga ministrite.
    Po, po. Njerez qe shfrytezojne ministrite ku ndoshta punojne (referuar gjithmone nga adresa IP dhe e emailit te perdorur per te nisur spam, fshehur prapa Postajuaj.com) bejne reklama per produkte e sherbime te ndryshme qe s’kane lidhje fare me qeverine apo institucionet shteterore. I kam fshire emailet e tilla sepse jane bere bajate, por ne fillim i shihja headers dhe me vinte plasja. I pata cuar nje email ankese dikujt ne Albtelekom sepse nje adrese e tyrja bente spam te fuqishem per produkte kozmetike, s’mora pergjigje dhe s’di nese kane bere ndonje gje ne ate drejtim. Di vetem qe emaile te tille qe me vijne shkojne ne quarantine te sistemit dhe jam rehat.

    P.S. Me erdhi sms i dyte nga zoti Sali Berisha ne celularin tim. Me thote: Zonje/Zoteri, Ju pershendes dhe ju ftoj, me 28 Qershor, te na besoni voten tuaj. Ju siguroj se, se bashku, do krijojme 160.000 vende pune (ku do i fusi kaq njerez ne pune, qe te ndertojne hidrocentrale dhe tec-e apo qe te shtrojne rruget? uroj te kemi 160.000 vete qe dine te punojne ne ndertim). Brenda 1 viti do te levizim pa viza ne BE (me pelqen optimizmi qe ka, e ben te duket sikur e ka vete ne dore heqjen e vizave, pa dashje e kish harruar fare keto kater vjet qe ti hiqte), do te ndertojme boshtet e shkurtera rrugore dhe do te asfaltojme te gjitha rruget e vendit (shpresoj se keto minimumi te behen me tender dhe jo si rruga Durres-Kukes qe s’i dihet sa para do u shuaje shqiptareve). Do te sigurojme 24 ore uje, per cdo familje (me duket nje pune shume e thjeshte, sidomos ne Tirane ku sistemi i ujesjellesit ka ngelur po ai qe ka qene), do te rrisim rrogat dhe pensionet (duke e cuar inflacionin pak me siper se mali i Dajtit), me shume se ne 6 vende te BE (cilat prej tyre qe ta dime kur te bejme krahasim?) dhe do te barazojme pensionet e fshatit me ato te qytetit (aty m’rri). Do te garantojme, me cdo cmim, sherbim shendetesor (normal, duke paguar nga roja, pastruesja deri te kirurgu, infermieri e te kamarieri qe ben kafen) dhe arsim te nivelit europian (pse ketu me vijne ndermend universitetet private qe e kane dhjere cilesine?). Do te financojme cdo projekt per rritjen e prodhimit bujqesor (dhe do heqim taksat e importit per produktet e huaja bujqesore, se fundja kete sjell futja ne BE, kshuqe vaj e medet bujqesine). Do te dyfishojme ndihmen ekonomike per familjet ne nevoje (ngri nje sistem per monitorimin e familjeve qe marrin asistence se ka plot qe vetem vjedhin). Le te vazhdojme se bashku ndertimin e Shqiperise Europiane.
    Votoni nr 10.
    Me respekt, Sali Berisha.

    Sic e sheh dhe vete, s’ka nevoje ti hedhesh syte gjekund, perpara te del cdo lloj figure politike ne menyra nga me te ndryshmet sepse ketyre njerezve u duhen votat dhe keto vota i kerkojne duke shpenzuar parate qe mbledhin nga taksat tona. Ndoshta eshte pesimizem por cilado parti te marre shumicen, s’besoj te sjelli ndryshimin per te cilen reklamon ne cdo meter katror te Shqiperise dhe as te ushtroje zbatimin e ligjit qe ka vite qe rri vetem i shtypur ne letra e ze pluhur.

  2. Faktikisht e drejte Andi,
    Ketu ka nje shkrim per Spam nga Posta Juaj nga zyrat e Prokurorise Se pergjithshme (Duhet ripare siguria e ketij institucioni qe perdoret per reklama te lira komerciale): http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php?ubb=showflat&Number=1001888#Post1001888

    Edhe dergesat ne SMS jane po ashtu SPAM, por duhet ripare kontrata me EagleMobile nese ata e permendim qe kane te drejte te te dergojne mesazhe promocionale here pas here.

    Temen e hapa nga shqetesimi se si abuzohet me institucione shteterore per te bere nje pune militante politike, dhe se si morali politik eshte i degraduar ne Shqiperi.

  3. Mandi, nuk jane vetem spamet elektronike ato qe po bejne bujen, pavaresisht se keto ndodhin ne cdo kohe. Tani gjate fushates elektorale posterat ngjiten ne cdo mur pa kriter dhe pa respekt ndaj shtepive apo ndertesave qe i kane ata mure. Sipas ligjit, posterat kane vendin e tyre te posacem dhe ngjitja e posterave ne vende te tjera perben nje shkelje ligji. Kur vete partite kryesore i shkelin me te dyja kembet ligjet qe ekzistojne ne fuqi, c’mund te pritet ne te ardhmen kur ndonjera prej tyre te vije ne pushtet?

    Persa i perket CyberPolicy, qeveria ose parlamenti (varet kujt i perket pergjegjesia ne kete ceshtje) duhet te marrin vendime per krijimin e nje sektori IT ne AKEP qe te merret me ndjekjen e abuzimeve nga klientet e ISPve shqiptare. postajuaj.com eshte nje shembull i hapur abuzimi me listen e emaileve pasi nuk e ka krijuar listen ne baze te anetaresimit apo abonimit per tu njoftuar me reklamat me te reja.

  4. nuk mendoj qe personalisht ata te jene ne dijeni te menyres se si zhvillohet kjo “fushate publiciteti” pasi kshu mendoj qe ata qe merren me kete gje e paraqesin apo justifikojne tek personat e interesuar (partite)(opsioni i dyte eshte jo-profesionalizmi i tyre, apo injoranca dhe shkelja e ligjit)

    Ajo qe ne duhet te tentojme te bejme te ditur (si konsumatore te ketij SPAMI) eshte qe personat te cilet japin “leket” te kuptojne qe puna qe po bejne ata qe marrin “leket” po zhvillohet ne menyre te gabuar. ((une personalisht nuk kam kerkuar emaile nga PS, PD, apo PLL, vazhdimisht nga keto parti politike me vijne emaile)

    Lexoj shpesh neper forume tema te tipit, X apo Y ben SPAM. kjo eshte nje gjeneralizim i problemit, pra nese shkaktari i SPAMIT merr leket, “punen” thote e kam bere dhe me efikasitet, pasi kam nisur 150.000 mos me shume emaile, atehere ai do vazhdoje ta beje kete gje…

    Pra sygjerim i imi do ishte qe te gjithe ne qe jemi konsumatoret me mundesine tone te ngreme problemin dhe jo ti drejtohemi “Partive ne pergjithesi” duke ju bere te ditur qe po gabojne se po dergojne emaile spam pa i patur kerkuar ne, por duke e shtruar problemin nen nje pikepamje tjeter ku atyre qe paguajne leket tu behet e ditur qe po shperdorohen leket dhe shkelin ligjin…

    Nje teme e tipit “Shperdorime ne buxhet, Partite politike aderojne” dhe te vendoset nga te gjithe webmasteret atehere ndoshta edhe mund te kete ndonje impakt…

  5. X-SID-PRA: Banka e Ideve

    X-SID-Result: Fail

    X-Message-Info: JGTYoYF78jGj5sTU7trgacx2OETG7XGnyc8SOHbtMW1D4Rfbvh6TdpgaeO6icX51Z6lUwZuGm6oZzghejwXWvCVUNBnD3WFA

    Received: from hans.shqiphost.com ([87.106.184.30]) by snt0-mc2-f6.Snt0.hotmail.com with Microsoft SMTPSVC(6.0.3790.3959);

    Fri, 18 Sep 2009 03:17:41 -0700

    Received: (qmail 14847 invoked from network); 15 Sep 2009 09:07:24 -0400

    Received: from localhost (127.0.0.1)

    by localhost with SMTP; 15 Sep 2009 09:07:24 -0400

    Reply-To: no-reply@fullideasbank.al

    From: Banka e Ideve

    Kompania Juaj: ShqiperiaCom

    Ju jeni rregjistruesi i domainit shqiphost.com,
    Ju keni si klient “Universitetin Vitrina”, sic quhet ndryshe Vitria e Mashtrusave…
    Ata perdorin aplikimi tuaj CMS si faqe interneti
    Ata perdorin serverin tuaj per SPAM

    Kaq do te ishin te mjaftueshme per te mos patur te drejten morale
    nga ana juaj qe te flisni per SPAM..

Leave a Reply