Shqiperia.com në Twitter

Duke qenë se Twitter po rritet çdo ditë dhe interesi i shqiptarëve herët a vonë do të drejtohet dhe drejt kësaj platforme “marketuese”, vendosëm që të aktivizojmë dhe një llogari zyrtare të portalit www.shqiperia.com. Nën këtë llogari po publikojmë dhe artikuj nga faqet e tjera tona si: www.gossip.al, www.fushata2009.com, vip.shqiperia.com dhe ne te ardhmen dhe projekte te tjera.

Sistemi përdor një publikim në çast të shkrimeve dhe mbështetet mbi http://port.al për shkurtimin e URLve

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin Shqiperia.com në Twitter, adresa është www.twitter.com/ShqiperiaCom.

Një tjetër adresë interesante për të ndjekur është dhe www.twitter.com/blogshqip ku mund të njoftoheni me shumë artikuj interesantë nga Blogosfera Shqiptare.

7 Replies to “Shqiperia.com në Twitter”

  1. Nje hap qe duhej bere… ndoshta edhe me pare, twitter kete avantazh ka per mendimin tim, shkurton distancat… pra tani do sjelle me afer personat ndaj faqes shqiperia.com.

    Nuk me pelqen ideja e postimeve te artikujve te faqeve te tjera (ndonje lajm ekskluziv po,ja vlen), personalisht do e perdorja te forcoja raportin me perdoruesit e faqes shqiperia ate llogari te twitterit, jo per te “flooduar” statusin me artikuj qe ndoshta nuk ju interesojne… kjo e imja dua te konsiderohet si kritike konstruktive 🙂 jo si ankese

    gjithe te mirat
    Deni

  2. Deni pershendetje,
    Te flm per postimin dhe per keshillen.
    Aktualisht numri i artikujve te publikuar ne keto media (faqet me siper) shkon tek 20 ne dite. Ato faqe jane prap pjese e jona dhe do donim ti reklamonim.

    E kuptoj problemin qe ngre, por do shohim me ecurine e kohes se si do reagojne “ndjekesit” dhe do veprojme. Per mendimin tim, Twitter funksionin e pare e ka si ambient marketimi i lajmeve, njoftimeve dhe duhet shfrytezuar per kete gje.

  3. Pershendetje Mandi,

    Dhe une mendoj se tek llogaria shqiperiacom ne twitter do te duhet te shkruani lajmet, risite, ofertat apo cdo gje tjeter qe nderlidhet me kompanine tuaj, por ne asnje menyre ta mbushni me lajme nga faqe te tjera (ne kete menyre me humbet mua si ndjekes, ndoshta edhe shume tjere).

    Per lajme mund te besh nje llogari tjeter, por ne asnje menyre te ShqiperiaCom.

    Pastaj per te mos humbur kohe per publikim lajmesh ne Twitter perdor http://twitterfeed.com

  4. Personalisht Twitter-in e konsideroj si nje mundesi tjeter apo platforme tjeter komunikimi. Ndersa me pare kishim njoftimet me email (newsletters) me pas u pa qe jo gjithmone lexoje emailet dhe keto njoftime mbushin pafund kutine postare saqe me ngulm kerkoje emailin e pare te kesaj serie njoftimesh per tu crregjistruar apo per te mos marre me emaile.. kur ja nje zgjidhje!!! burimi RSS – mjafton te abonoheshe dhe ti lexoje ato qe doje pa qene nevoja te te vinin njoftimet me email. Tani edhe me shume po behemi te varur nga bota virtuale e internetit ku faqet me mundesi nderveprimi u bene shume terheqese dhe nje tendence e re. Twitter me formatin e nje micro-blogu me 140 karaktere solli mundesi te reja, ne me pak se 1 minute dhe jo me shume se 140 karakte tregoji te gjitheve se cfare je duke bere. Mendimi im per Twitter eshte – Twitter nuk eshte per te gjithe.. cfare dua te them.. Twitter u sherben me shume atyre njerez qe punojne mbi dicka dhe qe here pas here njoftojne mbi zhvillimet me te fundit apo grupe njerezish qe ndajne te njejtin pasion apo kane gjera te perbashketa dhe jane pikerisht ndjekesit qe ne nje fare menyre tregojne rendesine e zerit tone ne Twitter. Nuk besoj se njerezve u interesojne te dine qe dikush po ha nje akullore apo sot mora si dhurate per ditelindje nje Ferrari..
    Perfundimi: si cdo menyre komunikimi edhe Twitter ka fuqine e vet qe duhet kuptuar dhe vleresuar, por vdes nese (apo nuk perdoret) nese ti nuk cfare te ofrosh.

  5. @Mandi
    Mandi, nese ato 20 artikuj pak a shume qe do postohen nga te gjitha faqet sebashku do kene nje distance kohore nga njeri tjetri pra nga artikulli ne artikull mendoj se jane te pranushme, por nese do postohen 20 njeheresh ti besoj e kupton vete qe faqja e main do zihej nga ato… dhe thjesht mendoj qe nuk eshte e kendshme…

  6. @Deni – Ke te drejte. Vendosja e lajmeve ne grup eshte e bezdisshme. Do diskutoj me moderatoret e informacionit qe koha e updatimit te jete pak me periodike dhe me vone te kete dhe nje perzgjedhje te artikujve qe do publikohen.
    @kokushta – Gjergji, tek shkrimi: Kujt i hyn në punë Twitter! Entuziasti, i sëmuri dhe shitësi (e gjen me siper), kam pershkruar qe Twitter nuk duhet pare si nje sistem thjesht shkembimi mesazhesh, por dhe si sistem auto-promovimi.
    Aktualisht une e perdor Twitter per t’u njoftuar mbi artikujt e rinj te disa nga mediave qe me interesojne. Ne te njejten menyre do doja te shtonim dhe lajmet e disa faqeve te Shqiperia.com. Llogaria eshte me shume nje llogari e Shqiperia.com si portal se e kompanise sone ShqiperiaCom.

Leave a Reply