Bie Partizani nga kategoria

Partizani pas 10 vjetesh perserit serish renien nga Kategoria Superiore! Per cdo tifoz, renia e skuadres nga kategoria perjetohet me nje ndienje merzie por kesaj rradhe kemi me cfare te kapemi.

Sporti eshte nga ato fusha ku te apasionuarit jane akoma idealiste, qe deshirojne te shohin nje ndeshje te bukur, qe duan te gezojne nga dicka qe nuk varet drejtperdrejt nga ata. Si i tille ai bashkon njerez te shtresave te ndryshme e identiteteve te ndryshem. Megjithate sporti shfrytezohet fuqishem nga ata pak njerez qe e shohin si loje per te fituar para e ne Shqiperi shihet me nje meter teper te shkurter, ku duhet sa me pak, e fituar sa me shume.

Inatin e pare e kam me Xhanin, qe ishte nder biznesmenet me te suksesshem por nuk pati vizionin e duhur qe ta kthente ne nje biznes fitimprures. Mjafton te investosh si duhet ne nje skuader si Partizani. Nese shpenzimet e nje skuadre te Kategorise se pare (Superiore i thone ata te FSHF), arrijne ne 500 – 600 mije Euro ne vit, Partizani i nxirrte patjeter.
1. Duhej vetem nje spektakel ne fushe per te garantuar 200 mije Euro nga tifozeria
2. Duhej investim afatgjate ne trajnere e lojtare per te garantuar kalimin deri ne fazat e dyta te ndeshjeve nderkombetare per te futur dhe 200 mije euro te tjera ne arke
3. Duhej investim afatgjate ne lojtare cilesore per te fituar nje 100 mije Euro ne vit
4. Reklama dhe sponsorizime te tjera, shitje bluzash, shitje shallesh …
5. Akademia ku qindra te rinj paguajne cdo jave per stervitje … e te tjera

Inatin e dyte e kam me biznesmenet shqiptare. Me sakte me ate biznesmen “pusht” qe po ben cmos qe Partizani te bjere nga Kategoria qe ta marre me gjysem cmimi, nen inatin e tifozeve. Nuk do doje shume qe Partizani te kaloje nen kontrollin e nje biznesmeni tjeter. Ne Shqiperi jane bere shume nga keta tregetare kioskash, spitalesh e karburantesh qe mezi po prisnin ta conin ne fund kete skuader per ta blere per nje kacidhe.
Shume anti-sportive, shume e ulet.

Lajmin per renien nga kategoria mund ta lexoni tek:Albania Sport

One Reply to “Bie Partizani nga kategoria”

  1. Me duket se je bere ekspert ne menaxhim skuadrash tani qe u bene vite qe luan Hattrick 🙂
    Ec xhaxh mos e vrit trunin se s’eshte vetem faji i Xhanit po dhe futbollistat kane pjese ne gjithe kete situate. Them se cdo person qe eshte pjese e futbollit shqiptar, ka hisen e vet te fajit.

Leave a Reply