Shikim vjedhurazi mbi faqen e re të Yahoo-s

Yahoo po punon për të nxjerrë një version të ri të faqes së parë. Duke njohur suksesin e faqes aktuale, ata kanë vendosur që të mos bëjnë shumë ndryshime rrënjësore në design.
Faqja e re do të ketë të njëjtën paraqitje grafike, por menutë dhe interaktiviteti me elementët e faqes do të jetë akoma më dinamik.
Ndryshimet kryesore do të jenë në qelizën e menusë aktuale.
Në këtë menu do të shtohen një sërë applikimesh që do mundësojnë të veprohet me faqen pa u detyruar të ikësh nga ajo. Këto aplikime do jenë kryesisht integrime të faqeve më të mëdha në internet si eBay, MySpace, USA Today, por do ketë aty dhe aplikimet e famshme të Yahoo si Messenger, Flickr, Video e të ngjashme. Përveç aplikimeve, YAHOO do të përmbajë dhe një “Social Pulse”. Ky modul është një njoftues mbi aktivitetin e miqve online (Buzzed, YouTube etj).

Më poshtë mund të shikoni një paraqitje të designit të ri të Yahoo.

Faqja e re e Yahoo - Klikoni për ta parë të zmadhuar.
Faqja e re e Yahoo - Klikoni për ta parë të zmadhuar.

Leave a Reply