Zend Framework 1.8 – Përshtypjet e para

Zend Framework
Zend Framework

Para 2 ditësh, Zend – kompania që mbështet PHP nxorri versionin e ri të Zend Framework 1.8. Një “framework” është një grup klasash dhe librarish që ofrojnë një ambient programimi.

Tek ShqiperiaCom Shpk, disa nga projektet qe kemi programuar se fundmi jane punuar me Zend Framework (1.3-1.7). Host.al ka qene nder te paret qe kemi nisur me ZF. Pas saj kanë pasuar disa projekte për klientët tanë dhe për firëmn tonë (www.infoarkiv.com, www.gossip.al etj).

Gjithmonë përplasja me një framework të ri sjell disa paqartësi dhe konfuzion, por duket sikur kësaj rradhe Zend Framework ka sjellë me vete dhe një ndryshim rrënjësor në llogjikën e lëshimit të një aplikimi. Në versionet e mëparshme, variablat bazë të sistemit lëshoheshin nga një “bootstrap” i cili qendërzonte të gjithë sistemin. Në ZF 1.8, vend të veçantë luan Zend_Application. Megjithëse mund të përdoret metoda e mëparshme me bootstrap, shihet që ka një tendencë për zbehjen e moduleve që përdoreshin më parë në favor të Zend_Application.

Personalisht mendoj se problemi kryesor i ZF është mungesa e një Software System Engineer te mire. Si rrjedhim ne cdo version te ri qe nxjerrin, ka ndryshime rrenjesore nga nje version me i vjeter dhe ka gjithmone probleme sa te adaptohesh (praktikisht i futesh nga e para).

Ndryshimet qe kane bere me futjen e Zend_Application dhe modifikimet ne Zend_Autoloader i bejne te gjitha projektet e programuar ne ZF <1.8 krejt jo kompatibel.
Persa kohe ZF te mos kete gjendur stabilitet dhe konsistence, do kete veshtiresi ne perkrahje. Dokumentacioni eshte gjithashtu teper i perqendruar dhe ne ndryshim nga PHP nuk ka një support të mirë nga komuniteti.

4 Replies to “Zend Framework 1.8 – Përshtypjet e para”

  1. Pershendetje Armand,

    ky lajm eshte pak i vjeter, por thashe te le nje mendim lidhur me Zend Framework. Une kam provuar edhe versionin e meparshem edhe v.2 dhe kam arritur ne te njejtin perfundim tendin. Per me teper kam krijuar pershtypjen qe Zend nuk eshte e interesuar qe te krijoje nje Application Framework ne kuptimin e plote te fjales, sic jane Rails (per Ruby) apo Django (per Python), madje me sa kam lexuar me duket sikur Zend nuk ka ndermend qe te dale pertej skeletit baze e te zhvilloje nje framework te tille.

    Une kam perdorur Django per disa projekte dhe jam tej mase i kenaqur me te – kuptohet qe kerkon hostim pak te vecante (ose mjeshteri konfigurimi) dhe njohje te gjuhes Python. Per PHP jam shume i kenaqur me CakePHP, te jep mundesi qe te fokusohesh tek "business logic" e me pak tek detajet e implementimit.

    PS: Te falenderoj per komentin lidhur me faqen e gazetes 🙂 ishte bere nje lemsh i madh me WordPress 2.6.x dhe duhet ta kaloj tek 2.8 e tanishme. Per cfaredo qe te vije nder mend mund te komunikosh me mua me email.

  2. Ke harruar te vendosesh kontrollet e gabimeve ne infoarkiv,

    The following error occurred:
    exception ‘Zend_View_Exception’ with message ‘No paginator instance provided nor found’ in /home/lajme2/public_html/Zend/View/Helper/PaginationControl.php:98 Stack trace: #0 [internal function]: Zend_View_Helper_PaginationControl->paginationControl(NULL, ‘Sliding’, ‘pagination.phtm…’) #1 /home/lajme2/public_html/Zend/View/Abstract.php(318): call_user_func_array(Array, Array) #2 [internal function]: Zend_View_Abstract->__call(‘paginationContr…’, Array) #3 /home/lajme2/application/default/views/scripts/media/index.phtml(88): Zend_View->paginationControl(NULL, ‘Sliding’, ‘pagination.phtm…’) #4 /home/lajme2/public_html/Zend/View.php(107): include(‘/home/lajme2/ap…’) #5 /home/lajme2/public_html/Zend/View/Abstract.php(787): Zend_View->_run(‘../application/…’) #6 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Action/Helper/ViewRenderer.php(921): Zend_View_Abstract->render(‘media/index.pht…’) #7 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Action/Helper/ViewRenderer.php(942): Zend_Controller_Action_Helper_ViewRenderer->renderScript(‘media/index.pht…’, NULL) #8 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Action/Helper/ViewRenderer.php(981): Zend_Controller_Action_Helper_ViewRenderer->render() #9 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Action/HelperBroker.php(171): Zend_Controller_Action_Helper_ViewRenderer->postDispatch() #10 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Action.php(512): Zend_Controller_Action_HelperBroker->notifyPostDispatch() #11 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Dispatcher/Standard.php(293): Zend_Controller_Action->dispatch(‘indexAction’) #12 /home/lajme2/public_html/Zend/Controller/Front.php(946): Zend_Controller_Dispatcher_Standard->dispatch(Object(Zend_Controller_Request_Http), Object(Zend_Controller_Response_Http)) #13 /home/lajme2/public_html/index.php(53): Zend_Controller_Front->dispatch() #14 {main}

    Nga pervoja qe kam ky framework eshte pak i rende dhe jo fleksibel, dhe mund te jete shume i mire per aplikime intranet, per aplikime si infoarkiv… te them te drejten te isha ne vendin tend do e kisha bere vete nje framework pasi ky projekt eshte goxha i madh dhe duke perdorur nje framework si zend, je perball shume te panjohurave !!!

    Me Respekt.

  3. Ideja eshte qe Zend Framework eshte Officially Supported nga PHP dhe kur nisem te punonim me te, kishim idene qe duhet te kishte nje te ardhme te sigurte.
    Zend Framework ka shume probleme per castin dhe nje paqendrueshmeri te theksuar nga versioni ne version, por po shpresojme qe te permiresohet.
    Cdo Framework eshte i kushtueshem (ne ngarkim) dhe i ngadalte dhe nuk mund te thuhet se ZF eshte me i ngadalte se Simfoni apo te tjere. Mundesite qe Simfoni e te ngjashme te ofrojne per castin jane me te shumta.

Leave a Reply