Markat dhe domainet .al në Shqipëri

Shembull: marka e rregjistruar Konjak Skenderbeu
Shembull: marka e rregjistruar Konjak Skenderbeu

Para ca ditësh më shkruan një mik i imi i Shkollës së Lartë. I punësuar pranë një nga kompanitë e mëdha shqiptare donte të më kontaktonte urgjentisht për një domain .al.

Domaini, i cili ishte emri i kompanisë ku punonte, ishte rregjistruar nga një kompani tjetër e cila aktivitetin e saj e shtrinte pikërisht në të njëjtën fushë.

Domaini ishte rregjistruar me ndihmën e Host.al dhe për të marrë informacionin e saktë si mund të proçedohet në këto raste ai po më pyeste se çfarë mund të bënte.

Duke qenë se këto do jenë ndër rastet e para të këtyre probleme dhe jam i sigurt se dhe Zyra Juridike e AKEP do e ketë të vështirë të zgjidhë çështjen e parë, e cila do jetë dhe përcaktuese në një farë mënyre në zgjidhjen e çështjeve të tjera, po shkruaj sugjerimet që i bëra mikut tim.

  1. Kontakto personin i cili ka rregjistruar domainin për të cilin ke interes dhe parashtro argumentat ligjore, morale e financiare që do e bindte atë të të tranferonte domainin me marrëveshje.
  2. Nëse nuk bihet dakort në një marrëveshje, atëherë duhet bërë fillimisht një kërkesë bllokimi e aktivitetit nën këtë domain pranë AKEP. Kërkesa duhet të përmbajë argumentimin ligjor dhe masën (bllokim domaini) që sugjeron kompania ankuese.
  3. Paralelisht me kërkesën për bllokim të domainit, duhet të bëhet dhe një kërkesë për rregjistrim të këtij domaini. Kërkesa me shumë mundësi do refuzohet me arsyetimin “domaini është i rregjistruar”, por hap rrugë për një tjetër kërkesë ku paraqiten bazat ligjore që ju japin ju të drejtën mbi këtë domain.
  4. Nëse AKEP nuk vendos për të drejtën tuaj të përdorimit të këtij domaini, atëherë mund t’i drejtoheni një Gjykate duke u ankuar drejt AKEP.

Nga ato që kam vërejtur në raste të ngjashme nëpër botë, të gjitha këto raste merren parasysh vetëm në praninë e një Marke të rregjistruar e cila ngjason me domainin. Nëse një markë ekziston, rregjistrari (AKEP) mund të vendosë në kalimin e plotë të pronësisë së domainit tek ankuesi, por shpeshherë ndodh që i lejohet mbajtja e pronësisë rregjistruesit aktual! I vetmi kusht është që rregjistruesi aktual nuk mund ta përdorë në një fushë të ngjashme me biznesin e ankuesit.

Si shembull: Nëse dikush rregjistron markaX.al dhe MarkaX është një markë mirënjohur për Mediat e shkruara, atij mund t’i lejohet mbajtja e domainit me kusht që të mos reklamojë një shërbim që ka të bëjë me Media, (por që mund të ketë të bëjë me Blegtorinë përshembull). Këto janë gjykime ndryshojnë shumë nga Amerika në Europë dhe nuk dihet akoma si do reagojë AKEP në rastet e para të tilla.
Ndoshta në të ardhmen AKEP mund të krijojë një forum ekspertësh që do sugjeronin në të tilla raste.

P.S Foto e markës së Konjak Skënderbeut është një shembull dhe ky shkrim nuk lidhet fare me këtë markë. E zgjodha si shembull pasi ka qenë një ndër konfliktet e mëdha të markave Shqiptare dhe sot pak kush e di që në Shqipëri prodhohet një Brandy Skënderbeu (produkt i ri dhe që nuk ka lidhje fare me kantinën me traditë) dhe ai i vjetri, që ruan të gjitha markat, praktikat e prodhimit dhe të drejtat e emrit (!)

5 Replies to “Markat dhe domainet .al në Shqipëri”

  1. >>”Nga ato që kam vërejtur në raste të ngjashme nëpër botë, të gjitha këto raste merren parasysh vetëm në praninë e një Marke të rregjistruar e cila ngjason me domainin.”

    Cdo shtet e ka pak ndrysh, po per .com eshte e qarte (shpresoj se AKEP-i e mban kete model):
    1. A e ke rregjistruar me /je duke e perdorur per qellime te ndershme? (per t’ja shitur te zotit te markes apo per pune p.sh.; njerezit nuk kujtojne se faqja ime eshte e njejta me ata te markes /no confusion)

    2. A ke “legitimate interest” (p.sh. Laps eshte emri im ne pashaporte jo Los Angeles Patrol Security dhe une shkruaj vetem per familjen time; e kam rregjistruar para se ti ke nisur pune /ke marre marken etj; LAPS eshte emri i nje organizate futbolli p.sh. jo sigurimi)

    3. Drita Internet vs. Drita Uje Natyral: kujt i takon emri? Me te parit sepse nuk jane ne te njejtin bizness.

    Duhet te provosh te trija para se ti marrish emrin .com dikuj.

    Nqs kompania juaj eshte Armand Beton edhe une regjistroj beton.al edhe shkruaj per betonin (ndertim) atehere ti ske pune.
    ArmandBeton.al eshte 100% ndrysh, ose Betonx.al nqs emri juaj eshte BetonX Sh.p.k. Por po ti pate Armand Beton, une mund te rregjistroj TiranaBeton.al pa probleme.
    E njejta gje per fjale te tjera generike si kemisha, fustane, lulishte etj. etj. etj. Me pak fjale, fjalet e perditshme s’kane mbrojtje.

    ne USA ka edhe common law trademark, e pa rregjistruar por e perdorur. Po ata budallat qe kane rregjistruar google.al e amazon.al do ti humbin mbrenda 2 minutave.

  2. Pershendetje Mandi,

    Ne rradhe te pare te uroj per blogun qe ke hapur, eshte nje nisme mjaft e mire.

    Persa i perket artikullit, ti i njef me mire se une ata tek AKEP dhe edhe ti vet e di perfundimin.

    Jam dakort me Landin por jo totalisht, meqe jeton ne USA duhet ta dije rastin e Classmates, e cila eshte fjale generic por eshte registered trademark

    KLM

    Olgi

  3. “Jam dakort me Landin por jo totalisht, meqe jeton ne USA duhet ta dije rastin e Classmates, e cila eshte fjale generic por eshte registered trademark”

    Hi Olgi,
    1. Shume gjera mund te registrohen, vetem gjykata vendos ne fund. Kompanite e medha te mbysin me avokate dhe shume dorezohen.

    2. Classmates ka me shume protection tani sepse kane shpenzuar dhjetra milliona dollaresh ne reklama dhe eshte ne linje me shume se 10 vjet pa e.

    3. Classmates eshte prape ndryshe nga beton, lule, kepuce etj.

    4. Ky budalli qe e regjistroje emrin ka kopjuar edhe stilin e tyre, eshte registruar ne classmates.com per te pare etj (lexo vendimin e WIPO-s) keshtu qe nuk eshte aq e thjeshte.

    gjithe te mirat,

  4. Shume me vonese ne kete teme por nuk rri dot nga kurioziteti.lol.

    @Mandi: ore ti… loool, nga e dije ate punen e markes se konjakut skenderbeu ti? 😛

    @Olgi: “classmates” nuk mund te quhet “rast unik” ose ndonjegje tjeter sepse rasti i saj eshte pak me shume i komplikuar se sa duket,ose sa eshte folur neper media, dhe nuk dua te bej hartime ketu duke hyre ne detaje legale-teknike.

    @Landi: Landi pershendetje. Shpjegimet e tua jane me te vertete te sakta dhe te thena ashtu sic duhet. Po filloj te mendoj qe profesioni yt ka te beje me kete fushe.

    Si perfundim, domainet jane gje tjeter dhe markat jane gje tjeter. ka nje nderthurje midis te dyjave per sa kohe behet fjale per rregjistrimin e tyre ose se kujt i takojne, dhe, ne raste problemesh vlejne totalisht shpjegimet qe dha Landi, por Landi harroi te thote qe ne rregjistrimin e markave ka dhe klasa te ndryshme sherbimesh (qe ne teori nuk kane te bejne me aktivitetin e firmes), dhe ne kete kontekst mund edhe te “luhet” sipas deshires me emrat generic. 🙂

Leave a Reply