Të gjithë me nga një blog

Të gjithë me nga një blog
Të gjithë me nga një blog

Nëse dëshironi të keni një faqe personale, dijeni se ajo sot quhet Blog 🙂

Për ata që nuk e kanë të qartë se çfarë është një blog (Një temë që shpjegon dhe çfarë është një blog ndodhet në këtë lidhje)

  • Një Blog është një faqe interneti (ang: website) që ofron përshkrime ose lajme mbi një subjekt të veçantë si politika, ekonomia etj.
  • Blogu funksionon si një ditar personal (ang: a journal) ku përshkruhen eksperiencat personale në lidhje me temën
  • Një blog lejon autorin që të publikojë në çast nga çdo vend ku ka lidhje interneti

Nëse jeni një person jo teknik dhe nuk e kuptoni se çfarë është një faqe 404, apo Creative Commons, mos u mërzisni; këto terma nuk do ju pengojnë të keni një blog.

Ajo që ju duhet për të nisur një blog është një

  1. nje hostim per blogun tuaj (shih me poshte, “ku te hap nje blog”)
  2. paraqitje grafike (design) që ju shkon për shtat (Shih 2 më poshtë),
  3. një ide për të shkruar
  4. (dhe) kohë.

Ajo që duhet për të bërë një blog interesant

  1. mendime të tuat personale
    Ne të gjithë jemi unikë dhe kënaqësia është kur lexon një mendim apo një pikëpamje të re dhe jo një ide konformiste që e gjen kudo në media, apo në kafene. Shkruaj diçka që mendon se të përket dhe mund tua tregosh të tjerëve
  2. shpreh një pasion
    Njerëzit vijnë në një blog sepse duan të lexojnë rreth teje, ose sepse kanë interes (të njëjtin pasion ndoshta) me temën që ti po shkruan
  3. mos shkruaj sepse duhet të shkruash, shkruaj sepse e ndien të shkruash
    Vërdallë në internet kam parë shkrime si Një blog i mirë ka të paktën 5 tema në ditë e të ngjashme. Gabim!!! Një blog i mirë është një blog me vlerë. Vizitorët nuk duan të humbasin kohën kot, por duan të lexojnë një shkrim që u jep diçka me vete për ditën
  4. Përdorni të paktën një imazh në çdo postim tuajin
    Të lexosh një tekst të gjatë është interesante por ilustrimi me një imazh jep një ngrohtësi dhe tërheqje ndaj shkrimit.

Ajo që nuk duhet bërë në një blog

  1. Mos shkruaj për gjëra tepër intime
  2. Mos shkruaj për kompaninë ku punon, apo për subjekte të ngjashme
  3. Mos i kushto Blogut më shumë rëndësi seç duhet

Ku të hap një blog

Ka disa vende në internet ku mund të hapen bloge. Disa janë falas e disa me pagesë. Nëse dëshironi një blog te tipit emer.blog.al, atëherë më dergoni nje email dhe do ju ndihmoj per ta aktivizuar teresisht falas. Pas ca kohesh, kete sherbim do e ofrojme per te gjithe shqiptaret.

Reklamimi i blogut

Ashtu si cdo faqe tjetër, edhe një blog ka nevojë për reklamim që njerëzit ta vizitojnë. (A bie me të vërtetë ajo pema që bie në mes të pyllit por askush nuk e dëgjon?)

Blog about it
Blog per gjerat e bukura

Programet e gatshme për instalimin e Blogeve si WordPress (hm, kjo nuk është organizatë gazetarësh por një tjetër produkt për bloge), do ju ndihmojnë që blogu juaj të reklamohet në disa faqe bazë, përfshi këtu Google, prandaj mos e vrisni shumë mendjen për reklamimin e tij.  Pasi të keni shkruar 2-3 shkrimet e para, filloni dhe pyesni miqtë tuaj mbi faqen tuaj. Dëgjoni këshillat dhe vërini më shumë veshin përmbajtjes sesa anës teknike. Nëse dikush ju thotë që faqja juaj nuk duket gjë, ose që nuk i pëlqejnë ngjyrat… Injorojeni! Qëllimi parësor i një blogu është përmbajtja, dhe jo lajlat.

Romeo ka hapur serine e disa shkrimeve interesante për hapat e para pas instalimit të një blogu. Nga këshillat e mëposhtme është e qartë që Romeo i drejtohet një audience teknike dhe me njohuri të mira nga fusha e internetit, por jam i sigurt që çdokush mund të përfitojë prej tyre. Seria e shkrimeve të tij ka aktualisht 2 tituj:

10 keshilla pas hapjes se nje blogu
Keshillas pas hapjes se nje blogu – Pj.2

Te renditura si më poshtë, çështjet ku ndalet Romeo janë:

  1. Shtoni një “ About me” apo rreth meje
  2. Përdorni një template që ti përshtatet tematikës tuaj
  3. Krijoni një faqe  404 -error personale
  4. Sigurohuni që blogu juaj të ketë një buton Kërkimi e të jetë i optimizuar për motorrët e kërkimit
  5. Lejoni komentet në Blogun tuaj
  6. Përdorni një Plugin “Related Content” – Lajme të ngjashme
  7. Zgjidhni tipin e Blogut –  Copyright apo  Creative Commons
  8. Rregjistrohu edhe instalo Google Analytics
  9. Krijo një  RSS Feed nga Feedburner
  10. Shtoni Blogun në makinat e ndryshme të kërkimit
  11. Shtoni nje (XML) Sitemap në Blogun tuaj
  12. Krijoni një llogari tek Google Webmaster Tools
  13. Shtoni RSS Feed tuaj në direktori RSS
  14. Përhapni fjalën në Social Networkin Websites
  15. Shtoni faqen në News Network
  16. Firma juaj nëpër Forume
  17. Vizitoni Forume Webmasterash
  18. Përdorni  LinkBack ose DoFollow

Do thoja që nëse jeni në muajt e parë të blogut, mos të merreni shumë me statistikat (Shih 8). Ato janë depresuese kur sheh që faqja juaj vizitohet vetëm nga 7-8 veta në ditë. Ajo që është e rëndësishme është të shihni nëse Google po indekson në rregull shkrimet tuaja. Pasi të shkruani një temë, prisni disa orë e pastaj kërkoni në Google me titullin e temës. Nëse tema është aty, atëherë gjithçka është mirë. Koha do tregojë vlerësimin për shkrimet tuaja, por dhe sikur, ato janë mendimet tuaja dhe i keni gjithmonë aty.

Në disa Social Network (Shih 14) si Facebook, nuk ka nevojë të përdorni një API (një tjetër gjë që përdorin UFO-t e kompjuterave). Tek Facebook keni nje Notes ku po të caktoni një herë RSS-në (Çfarë është RSS?) e faqes suaj, ajo do të publikojë vazhdimisht shkrimet tuaja.

(Shih 18) Lidhni Blogun tuaj me bloget e miqve tuaj, apo të panjohur që shkruajnë mbi të njëjtën temë. Këtë mund ta bëni duke cituar shkrimet e tyre në postimet tuaja. Një modul i instaluar në Blog (quhet Trackback)  do të njoftojë menjëherë dhe shkrimin tjetër dhe do të vendosë një link për tek blogu juaj.

3 Replies to “Të gjithë me nga një blog”

  1. 1. Mos shkruaj për gjëra tepër intime
    2. Mos shkruaj për kompaninë ku punon, apo për subjekte të ngjashme

    Keshillat me te mira per mendimin tim. Nje budallek qe shkruan kur je i dehur ose me nerva, rrin ne internet per jete.

Leave a Reply