Perfitimet e nje blogu politiko-institucional

Praktika e Bloggut ka marre nje forme tjeter ne keto vitet e fundit. Bloget nuk mund te konsiderohen me si nje gazetari amatoreske, por si nje komunikim i shpejte i masave. Se bashku me Social Networking, blogu eshte kthyer ne nje mjet teper efektiv marketimi dhe perhapje informacioni ne koorporatat e medha, institucionet e ndryshme apo dhe ne fushen politike. Si shembull per kete mund te merren te gjitha korporatat e medha te cilat ofrojne nje komunikim nepermjet blogut me klientet e tyre, por gjithashtu dhe perdorimi mjaft i suksesshem i blogut nga politikanet amerikane gjate zgjedhjeve presidenciale 2008.

Nje blog ka 3 perfitime kryesore per cdo individ politik apo institucion qe deshiron te filloje te perdore nje blog ne internet.

Nje blog politik promovon transparence

“Nese nje institucion do te paralelizohej me nje ndertese, bloget jane si dritaret qe hedhin drite mbi aktivitetin qe kryhet ne kete ndertese”*.

Askush nuk pelqen njerez qe mbajne sekrete dhe refuzojn te shprehin apo tregojne cfare planifikojne. Nje blog u tregon njerezve se zoteruesi i blogut nuk ka asgje per te fshehur apo prapaskena qe nuk mund te diskutohen. Ne nje fare menyre nje blog krijon besim.

Nje blog eshte nje faqe interaktive ku jo vetem shkruesi hedh informacion, por dhe masat mund te diskutojne e komentojne mbi idete e zoteruesit te blogut.  Ky interaktivitet nxit ne kujdes nga ana e zoteruesve te Blogut qe cdo qe gje publikojne te jete e sakte dhe transparente. Ne te kundert do ishte teper e veshtire ti perballesh opinionit te njerezve.

Nje blog politik gjalleron komunikimin me masat

Nje blog politik do te sjelle interes dhe trafik mbi personin/institucioni. Politika kerkon vazhdimisht qe te jete prane popullit (gju-më-gju me popullin). Nje blog eshte mjeti me i mire populistik per cdo politikan.

Nje blog per te tejkaluar censuren

Ne ditet e sotme, mediat jane ndikuese te rendesisshme te opinionit te njerezve. Ne nje vend te vogel si Shqiperia ku cdo tregetar ka nga nje Gazete e kur keto gazeta renditen ditet para zgjedhjeve ne kampe te caktuara, vala e “ngulitjes” se mendimit eshte teper e forte per t’u perballuar. Nje blog i mireafirmuar dhe i njoftuar ne mase mund te beje perhapjen e mendimit te cdo politikani ne cdo situate, edhe atehere kur mediat bejne sikur nuk degjojne zerin apo shkruajne pjesen e tyre te se vertetes.

Si te hap nje Blog?

Kompania ShqiperiaCom shume shpejt do te leshoje mundesine e hapjes se blogeve falas per cdo kend nen domainin blog.al. Blogu juaj mund te jete emer.blog.al. Cdokush mund te kete nje blog (individ, artist, politikan etj). Per cdo pyetje mund te kontaktoni ne cdo kohe.

Leave a Reply