Nje faqe per Puken :)

Mos u cudisni fare, edhe Puka ka nje faqe te veten ne internet. Per te gjithe te interesuarit, duke klikuar ne http://puka.shqiperia.com do te keni mundesine te futeni ne faqen e zones se Pukes.

Faqja aktualisht eshte me shume nje vend nostalgjik per Pukjanet qe e njohin me mire se nje site prezantues per nje qe kerkon informacion mbi kete qytet. Personalisht do kisha menduar qe struktura e faqes do duhej te ishte e organizuar pak me ndryshe, ndoshta sepse jemi mesuar qe faqet e qyteteve kane nje tjeter strukture. Kesaj rradhe gjithcka ishte ne doren e inisiatorit (qe rastesisht ndodh te jete im at’) dhe kur vinte puna tek permbajtja e faqes nuk mund te diskutohej me te.

Faqja permban shume artikuj mbi dhe për personalitete te ketij qyteti, duke nisur nga me te njohurit si Migjeni e tek pak te njohurit. Me shume nuk mund te them, por di vetem te shpreh entuziazmin tim per kete inisiative.

Leave a Reply